top of page

“Folk on tour” për të sjellë një pjesë nga krijimtaria e folklorit tonë të pasur me këngë, valle e kostume popullore, duke promovuar trashëgiminë kulturore

  • Jun 18, 2024
  • 2 min read

Updated: Jul 3, 2024




“Folk on tour” për të sjellë një pjesë nga

Folklori ynë me këngët dhe vallet popullore do të vijë nga artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në vijim të aktivitetit artistik, Ansambli Popullor do të sjellë një tjetër koncert këtë sezon veror. Artistët janë sot në qytetin e Pogradecit, për të përcjellë një program të pasur artistik për të pranishmit. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se artistët do t’i japin gjallëri me koncertin e tyre qytetit të Pogradecit. Ky koncert vjen në vijim në aktivitetit të Ansamblit Popullor, ku TKOB shprehet se “Folk on tour” synon të përcjellë te publiku krijimtarinë tonë folklorike. “Artistët e Ansamblit Popullor të TKOB-së sjellin një buqetë me këngë e valle për të gjithë artdashësit e Pogradecit dhe jo vetëm. “Vallja e Fajës”, “Dueti Tiranës”, “Vallja e Shupalit”, “Dil të shoh me sy”, “Vitori t’u bëftë nëna”, “Në moshën e pjekurisë”, janë vetëm disa nga titujt e këngëve dhe valleve që përmban programi artistik që do t’u japë më shumë gjallëri netëve të bukura të qershorit. “Folk on tour” synon të sjellë pranë publikut një pjesë nga krijimtaria e folklorit tonë të pasur me këngë, valle e kostume popullore, duke promovuar trashëgiminë kulturore”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për koncertin. Koncerti zhvillohet sot te sheshi “Odeoni” në Pogradec, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për sezonin turistik verë 2024.



Ansambli dhe koncertet në aktivitetin artistik


Koncerti që zhvillohet në qytetin e Pogradecit me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore vjen pas atij që u zhvillua më parë në kalanë e Krujës. Ashtu si dhe për koncertin në qytetin e Pogradecit, edhe në Krujë programi artistik i Ansamblit Popullor përmbante pjesë të zgjedhura, si këngët “Fustanin që ta solla mbrëmë”, “Bash zaman, o bylbyl”, “Kur më zbret nga Voskopoja”, “Lule t’bukura ka Tirona”. Nuk munguan në Krujë as vallet, si “Dueti i Tiranës”, “Valle pogonishte” e plot të tjera. Më parë gjatë veprimtarisë së Ansamblit Popullor përmendim edhe koncertin “Mbretëresha e valles shqipe”, që erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në kujtim të valltares Lili Cingu “Mjeshtre e Madhe”. Në muajin prill në nder të mjeshtrit të madh të penës dhe polifonisë së jugut Lefter Çipa "Nderi i Kombit", Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore solli koncertin “Këngët e atdheut tim”. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet.SHKRUAR NGA JULIA VRAPI

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page