Frank Sinatra & Ava Gardner Një nga dashuritë më të fuqishme të Akinematografisë botërore.
- Nov 7, 2024
- 3 min read
Frank Sinatra & Ava Gardner |

Një nga dashuritë më të fuqishme të Akinematografisë botërore. Një dashuri e madhe që nuk u shua kurrë, mes dy legjendave të Hollivudit që u martuan në 7 Nëntor 1951. Frank Sinatra ishte Njëshi. Zëri. Ai që kishte miqësi me presidentët e SHBA, por edhe mafian dhe shoqërohej me disa nga gratë më të bukura të kohës së tij. Këngëtari më i rëndësishëm, mbase, amerikan i shekullit të 20-të. Ikonë simbolike e kulturës amerikane me një vepër masive muzikore, që përmban mbi 1400 regjistrime.U nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Ronald Reagan në vitin 1985 dhe Medaljen e Artë të Kongresit në 1997. Jeta e tij personale ishte veçanërisht e trazuar dhe aventureske, gjë që shpesh e vuri në qendër të vëmendjes. S'mund të ishte askush tjetër përveç legjendarit Frank Sinatra, i lindur më 12 Dhjetor 1915. Hitet e tij më të mëdha janë këngët: "Strangers in the night", "My Way", "Theme from New York, New York", That`s Life", "Fly Me to the Moon". Si aktor u shfaq në 58 filma, si në muzikal, ashtu edhe në role thjesht interpretuese. Gjatë viteve 50 dhe 60, ishte protagonist shumë i njohur dhe në përgjithësi një nga të paktët që arriti të bëhej po aq i suksesshëm në kinematografi dhe këngë. Muzikalet që bien në sy janë ato që bashkë-interpreton me Jeanne Kelly, në mënyrë të veçantë "Tre vajzat dhe tre marinarët", performanca e tij në filmin "Njeriu me dorën e artë", për të cilin ishte kandidat për Oscar, "Guys and Dolls" 1956, përkrah Marlon Brando dhe thrilleri politik "The Manchurian Candidate'' (1962). Pati tre fëmijë me gruan e tij të parë, Nancy Barbato. U martua edhe tre herë me Ava Gardner, Mia Faro dhe Barbara Marx. Lidhja e tij e dashurisë me Ava Gardner ishte një nga më të fuqishmet në botën e kinematografisë. Sipas njërit prej miteve më të përhapura të Hollivudit, vazhduan ta dashurojnë njëri-tjetrin pas divorcit të tyre në 1957. E veçanta e Ava ishte që u martua me tre burra të vështirë dhe mbeti miq me të tre pas divorceve përkatëse. Sidoqoftë, për Frankin ishte një shkëndijë që nuk u shua kurrë. Vetë aktorja e rrëfen në kujtimet e saj (Ava Gardner, "Me zërin e saj".): "Mund të ishim në qytete të ndryshme, në vende të ndryshme, por kurrë nuk ishim larg. Dhe herë pas here, Franku im telefononte nga Madridi, Londra, Roma, Nju Jorku, kudo që isha, dhe thoshte: "Ava, le ta provojmë përsëri". Dhe unë i thosha: "Në rregull! "Dhe hiqja dorë nga gjithçka, nganjëherë edhe një rol në ndonjë film. Dhe ishte shkëlqyeshëm, por nuk zgjaste më shumë se një ditë. Dhe largohesha përsëri duke vrapuar, duke vrapuar me të vërtetë. Kurrë nuk arritëm të kuptojmë plotësisht pse nuk funksiononte dhe se pse nuk mund të funksiononte kurrë". Franku, siç tregon J. Randy Taraborelli në biografinë e tij, "Sinatra. Në rrugën e tij" ishte magjepsur me të që në momentin e parë: "Frank Sinatra ishte magjepsur nga Ava Gardner, ndërsa ende këndonte me Tommy Dorsey, kur pa një foto të saj në Dhjetor 1944 në kopertinën e "Photoplay" (ku shfaqej me supet lakuriq dhe një gjerdan me smeraldë, shumë më i shtrenjtë nga sa dukej). Fotografia entuziasmoi Sinatrën (përshkrimi i fotos thoshte: "Eshtë sekso-bombë!"). "Po të rrjedhin jargët, Franki," i tha një mik. Të pëlqen ajo që sheh, ë?" - "Sigurisht që më pëlqen. Dhe do të mësosh diçka tjetër? Me këtë bebi do të martohem”. Si përfundim, nuk funksionoi pasi të dy ishin po aq pasionantë, xhelozë dhe alkoolikë. Dhe për një arsye tjetër të rëndësishme. Shtypi nuk i la kurrë të qetë … K.E