top of page

Gjendet rastësisht pas 200 vjetësh një vals i shkruar me dorë nga Chopin

  • Nov 21, 2024
  • 1 min read

Gjendet rastësisht pas 200 vjetësh një vals i shkruar me dorë nga Chopin




Zbulim sensacional në Bibliotekën dhe Muzeun Morgan në Nju Jork. Një dorëshkrim i panjohur nga Chopin u gjet rastësisht mes disa relikeve në një kasafortë. Zbulimin e bëri kuratori i muzikës Robinson McClellan. Teksa po kërkonte nëpër disa artikuj, McClellan vuri re një dorëshkrim të rrënuar me një emër të veçantë në krye, Chopin.

Ai menjëherë bëri një foto dhe ia dërgoi Jeffrey Kallberg, një studiues i kompozitorit polak në Universitetin e Pensilvanisë. “Isha i tronditur – tha Kallberg për mediat amerikane – e dija që nuk e kisha parë kurrë më parë”. Pas analizave të kujdesshme, Biblioteka Morgan arriti në përfundimin se ai ishte një vals i panjohur nga Chopin, një zbulim unik në më shumë se gjysmë shekulli. Dorëshkrimi daton midis viteve 1830 dhe 1835, në kohën kur kompozitori ishte 20 vjeç.

Studiuesit kanë nxjerrë në pah disa veçori. Megjithëse konsiderohet si një vepër e plotë, valsi është më i shkurtër se të tjerët të Chopin, vetëm 48 linja dhe një reprizë gjithsej 80 sekonda. Vepra është në një minor dhe përfshin gjithashtu një forte të trefishtë. I përcaktuar si “poeti i pianos”, Chopin vdiq në Paris në 1849 në moshën 39-vjeçare. ©ANSA, LAPSI.al


 
 

 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page