top of page

Historia e dashurisë së Skënder Bratajt me bashkëshorten!

  • Oct 24, 2024
  • 2 min read

ree


Historia e dashurisë së Skënder Bratajt me bashkëshorten!


Historia e dashurisë së Skënder Bratajt me bashkëshorten!


Mjekja psikiatre Arjana Rreli dhe shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, kanë qenë të ftuar te “Rudina” dhe kanë rrëfyer historinë e tyre të bukur të dashurisë.


Teksa u pyetën se kur ishte momenti që e kuptuan që kjo 'gjëja' e tyre ishte serioze, Skënder Brataj duke qeshur tha se ka qenë 1 prill, ndërkohë më tej mjekja tregoi se në këtë datë ka ditëlindjen vajza e dy miqve të tyre.



Jo vetëm e konfirmoi; por Sara Hoxha zbulon edhe arsyen e ndarjes nga Ledri!

“Ishim të dy të ftuar në Vlorë. Ata e bënë këtë festë për vajzën e tyre por pak edhe për ne të dy. Në fund unë do të ikja në shtëpi, por e kam më në periferi të Vlorës, dhe nuk kisha makinë, dhe xhentëlmeni, (pra Skender Brataj) u ofrua për të më shoqëruar”, tregoi ajo duke qeshur.


Historia e dashurisë së Skënder Bratajt me bashkëshorten!


Më tej e pyetur sa njeri i surprizave është zoti Brataj, ajo tha, “Për këtë nuk ka shok besoj. Nuk ka shok sepse është ai që të thotë “Arjana, jam në Vlorë” dhe për gjysmë ore shfaqet aty me një trëndafil në dorë, është ai që nuk harron çdo Shën Valentin të sjellë tufën me tulipanë si simbol i dashurisë, është ai që shumë shpesh thotë ‘do të ikim për darkë sonte’, po, dhe në tavolinë ti gjen miq që i ke bërë një javë përpara muhabet ‘sa na mori malli’ dhe ai ka thënë ‘Arjana ka mall’, kështu që është një gjë shumë e bukur.”, tregoi ajo.


ree

Mjeku Skënder Brataj e surprizoi Arjanën edhe publikisht duke hyrë në studio me një buqetë tulipanësh të bardhë




 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page