top of page

Homazhi i Saimir Pirgut me albumin "Saimir": Jehonë në gjithë botën!

Updated: Nov 27, 2024


ree



Homazhi i Saimir Pirgut me albumin "Saimir": Jehonë në gjithë botën!




Homazhi i Saimir Pirgut me albumin "Saimir": Jehonë në

Saimir Pirgu rikthehet sërish në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë jo nga skenat më prestigjoze të Operas, por nga CD, e vogël në përmasa, por e çmuar në përmbajtje.


Artisti i njohur shqiptar ka publikuar albumin e tij të ri të titulluar “Saimir”, album ky që ka tërhequr vëmendjen e tabloidëve dhe mediave të njohura ndërkombëtare. Në 21 arie, tenori shqiptar shpalos të gjithë dashurinë dhe pasionin e tij për artin duke marrë frymëzim nga mentori i tij, Luçiano Pavarotti. Dhe madje, Pirgu e mbyll albumin e tij me një version të tijin të “Nesun Dorma”, kryevepra muzikore e krijuar nga Giacomo Puçini, e bërë e famshme pikërisht nga Pavarotti.


“Saimir’ është një homazh për Shqipërinë, për vendin tim të lindjes”, shprehet ndër të tjera tenori i cilësuar si “Tenori nga Ana e Errët e Hënës” nga prestigjozja New York Times. “Ky është album që të merr në një udhëtim përgjatë shekujve 19 dhe 20 në Evropë. Shijojeni!”



Këtë album lirik mund ta gjeni në të gjithë tregjet online si Apple Music, Spotify, Deezer, Pandora, Tidal, por mund ta gjeni edhe fizikisht në ambjentet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page