top of page

INSTAT: Në Qershor mbi 1.2 milionë persona vizituan Shqipërinë

  • Jul 26, 2024
  • 1 min read

INSTAT: Në Qershor mbi 1.2 milionë persona vizituan Shqipërinë

25 Korrik, 2024


ree

Plazhi I Pasqyrave Ne Sarande



Vetëm gjatë muajit Qershor të këtij viti, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar, mbi 1 milionë e 921 mijë shtetas shqiptar dhe të huaj, duke pësuar një rritje me 21,5%, krahasuar me të njëjtë periudhë të një viti më parë.



Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave që evidenton se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë ishte 1.244.967, me një rritje prej 23,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.



Sipas INSTAT në muajin që lamë pas Rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është ai i Evropës përkatësisht me 1.174.197 shtetas, pasuar nga Amerika me 41.921 dhe Azia Lindore e Paqësori, përkatësisht me 11.103 shtetas.


Të ndara sipas qëllimeve specifike, në Qershor të këtij viti krahasuar me Qershorin e 2023, hyrjet e të huajve për qëllime personale u rriten me 23,2% për qëllime pushime apo vizitë tek të afërm me 25,1%, ndërsa me 57.2% për biznes dhe qëllime profesionale.


Një e dhëne e rëndësishme nga INSTAT është edhe ajo për daljet nga Shqipëria gjatë Qershorit.


Me konkretisht kanë rezultuar mbi 1 milionë e 788 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj të kenë dalë nga territori i vendit duke shënuar një rritje me 20,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit 2023.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page