top of page

Jack London, shkrimtar i shquar amerikan

  • Jan 27
  • 7 min read




Më 12 janar 1876 lindi Jack London, shkrimtar i shquar amerikan


Jack London, (sq.: Xhek London), pseudonim i John Griffith Chaney London (1876-1916) ishte shkrimtar i shquar amerikan i fillimit të shek. XX. Lindi në San Francisco, Kaliforni, më 12 janar 1876,


ai, sipas disa biografëve ishte biri i paligjshëm i një astrologu ambulant irlandez i cili nuk e njohu asgjëherë. E ëma, Flora Wellman, e bija e një shpikësi nga Ohio, kur ai ishte akoma 8 muajsh u martua me një fshatar të ve. Jack (Xheku), u rrit prej nënës së tij dhe njerkut, John London (Xhon London


Lista e librave të autorit ose përkthyesit Jack London

Xhek London, (Jack London) pseudonim i John Griffith Chaney, (1876- 1916) është një nga romancierët dhe tregimtarët amerikanë më të përkthyer nëpër botë, aventurat personale dhe letrare të së cilit ndihmuan botën të zbulojë natyrën dhe natyrën njerëzore përmes romaneve të tilla si Thirrja e Natyrës (1903), përkthyer ë shqip edhe si Thirrja e të parëve, dhe Dhëmbi i Bardhë (1906) – ku përshkruhen përpjekje elementare për mbijetesë.


Braktisur nga i ati, një astrolog shëtitës, u rrit ne Oakland, Kaliforni, nga nëna e tij spiritualiste dhe njerku. Ai mori mbiemrin e njerkut, London. Në moshën 14 vjeçare, e ndërpreu shkollën për t’i shpëtuar varfërisë dhe për të fituar aventurë.


Ai eksploroi Gjirin e San Franciskos me një varkë me velë, me raste duke vjedhur guaska ose duke punuar për një patrullë peshkimi të qeverisë. Ai shkoi deri në Japoni si marinar dhe pa shumë nga Shtetet e Bashkuara si një endacak që kacavirrej nëpër trenë mallrash dhe si pjesë e ushtrisë industriale të Charles T. Kelly (një nga shumë ushtritë e protestave të të papunëve që u krijuan nga paniku financiar i vitit 1893). London pa kushtet e depresionit, u burgos si endacak dhe më 1894 u bë socialist militant.


London e arsimoi veten nëpër bibliotekat publike me shkrimet e Çarls Darvin, Karl Marks dhe Niçe (Nietzsche), zakonisht në formate për publik të gjerë.


Në moshën 19 vjeçare ai mori të gjithë shkollën e mesme në një vit dhe pas kësaj hyri në Universitetin e Kalofornisë në Berkli, por pas një viti iku nga shkolla për të kërkuar fatin në ethet e arit të Klondajkut. Kur u kthye një vit më pas, ende i varfër dhe në pamundësi për të gjetur punë, ai vendosi të nxjerrë jetesën si shkrimtar.


London studioi revista dhe pastaj i ngarkoi vetes një orar të përditshëm për shkrimin e sonatave, baladave, barsoletave, anektodave, rrëfenjave për aventura apo histori horror dhe e rriti në mënyrë konstante prodhimtarinë.


Optimizmi dhe energjia me të cilën ai sulmoi punën që i ngarkoi vetes pasqyrohet në romanin e tij autobiografik Martin Iden (1909). Brenda dy viteve, rrëfenjat e aventurave të tij në Alaskë filluan të lexohen gjerësisht për shkak se sillnin një temë shumë të re mbi ngjarje shumë të freskëta me një forcë të madhe.


Libri i tij i parë, Themu, i Biri i Ujkut: Rrëfenja nga Veriu i Largët (1900), është një përmbledhje me tregime të publikuara më parë në revista.


Gjatë pjesës tjetër të jetës, London shkroi dhe publikoi vazhdimisht, duke plotësuar 50 libra krijimtari letrare dhe joletrare në më pak se 17 vjet. Megjithëse ai u bë shkrimtari më i mirëpaguar në Shtetet e Bashkuara në atë kohë, fitimet e tij nuk mbuluan kurrë shpenzimet e tij dhe ai nuk ishte kurrë i lirë nga urgjenca për të shkruar për para. Ai lundroi për në Paqësorin e Jugut, duke rrëfyer aventurat e tij te The Cruise of the Snark (1911). Më 1910 ai bëri shtëpi në Glen Elen, Kaliforni, ku ndërtoi madhështoren Shtëpia e Ujkut. Ai i ruajti besimet e tij socialiste pothuajse deri në fund të jetës.


Romanet e tij më të njohura janë: Thirrja e Natyrës (The Call of the Wild), përkthyer në shqip edhe si Kushtrimi i të Parëve, botuar më 1903, ku historia e etheve të arit dhe aventurës njerëzore për pasurim të shpejtë tregohet përmes historisë së një qeni të rrëmbyer në Kaliforni për t’u përdorur si qen slite në Alaskë; Dhëmbi i Bardhë, (1906) Çizmja e Hekurt (1908) etj.


Reputacioni i London filloi të venitet në Shtetet e Bashkuara në vitet 1920 kur një gjeneratë e re shkrimtarësh i bëri paraardhësit e paraluftës të duken si jo të sofistikuar. Por popullariteti i tij vijoi të jetë i fortë nëpër të gjithë botën edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në një rekord të vendosur në Rusi, një edicion përkujtimor i veprës së tij publikuar më 1956 raportohet se u shit brenda pesë orësh nga dalja në botim.


Tregime amerikane, Drajzer, Tuen, London

Përmban tregimet: Njeriu që korruptoi Heldibergun, Mark Tuen, Kryetari i bashkisë dhe zgjedhësit e tij, Teodor Dreizer, Meksikani, Xhek London dhe Renegati, Xhek L


Kushtrimi i të parëve, Xhek London

Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit...


Dhëmbi i bardhë, Xhek London

Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut.


Aventurat e Bakut, Xhek London

Botuesi: Zambaku


Aventurat e Bakut, Xhek London

Në këtë roman, autori na përshkruan me tone realiste peripecitë e një qeni të përvuajtur e të etur për dashuri.



Mbaroi shkollën fillore më 1889 dhe në pak vite ndërroi dhe kreu shumë lloj punësh shpesh dhe jolegale në molet e Oaklandit dhe rrugët e San Franciskos. Shumë shpejt u gjend i përzier me shoqëri kondrabandistësh dhe hajdutësh. Punoi si llustraxhi, si gazetashitës trotuaresh, si gjuetar fokash dhe si marinar në anije balenash.


U kthye pastaj në Oakland për të vazhduar studimet në Oakland High School, ku dhe mori pjesë në redaksinë e gazetës shkollore “The Aegis”. arriti të hyjë në Universitetin e Kalifornisë të cilin e braktisi pastaj një vit më vonë për arësye financiare.


Në korrik të po atij viti u nis për Klondike, me ekspeditat legjendare të floririt.Në këtë rajon të Alaskës, Jack London shkruajti pastaj tregimet e tij të para të suksesshme.


London arriti të shkruajë, në një periudhë 15 vjeçare, 49 vëllime librash të çdo lloji, duke u bërë kështu shkrimtari më i famshëm dhe gjithashtu edhe më i paguari i atij pesëmbëdhjetëvjeçari (1904–1916). Por veprat që e bënë të pavdekshme famën dhe stilin e tij janë romanet me aventura: “Kushtrimi i të parëve”,(1903), “Ujku i Detit”, (1904), “Dhëmbi i Bardhë”, (1906); romani autobiografik: “Martin Eden” dhe ai fantastiko-politik: “Thundra e Hekurt”.


Vdiq, (mendohet të jetë vetëvrarë i shkatërruar nga alkooli), në moshën 40-vjeçare në Glen Ellen, Sonoma County, Kaliforni më 22 nëntor 1916.


Proza e tij mbetet një nga më të fuqishmet në antologjinë amerikane dhe jo vetëm. Ishte dhe mbetet shkrimtari anglo-sakson më i përkryer në gjithë botën, sidomos në Evropë. London ishte një shkrimtar me ide socialiste, por shumë romantik, naive, konfuze dhe kontradiktore. Megjithatë vepra e tij gjeti përhapje shumuë shpejt në Bashkimin Sovjetik, në vëndet e kampit socialist si dhe në Shqipëri. Nga ana tjetër, bindjet e tij për nevojshmërinë e egzistencës së “racës superiore”, u gjetën të vlefshme dhe patën sukses edhe në letërsinë për fëmijë dhe të rinj në Gjermaninë e Hitlerit apo edhe në Italinë fashiste në vitet ’20 dhe ’30. Në të gjitha këto vënde, regjimet në fuqi ditën t’a interpretonin “ngatërresën” e ideve londoniane dhe t’a shfrytëzonin në interes të politikës së tyre.


Veprat letrare

Novelat


A Daughter of the Snows (1902)

Children of the Frost (1902)

The Call of the Wild (1903)

The Kempton-Wace Letters (1903) botim anonim, bashkautorë Jack London dhe Anna Strunsky.

The Sea-Wolf (1904)

The Game (1905)

White Fang (1906)

Before Adam (1907)

The Iron Heel (1908)

Martin Eden (1909)

Burning Daylight (1910)

Adventure (1911)

The Scarlet Plague (1912)

A Son of the Sun (1912)

The Abysmal Brute (1913)

The Valley of the Moon (1913)

The Mutiny of the Elsinore (1914)

The Star Rover (1915, botuar në Angli me titullin The Jacket)

The Little Lady of the Big House (1916)

Jerry of the Islands (1917)

Michael, Brother of Jerry (1917)

Hearts of Three (1920, u novelua nga Jack London të skenarit të filmit nga Charles Goddard)

The Assassination Bureau, Ltd (1963, gjysmë mbaruar nga by Jack London; mbaruar nga Robert Fish)

Tregime të shkurta

A Curious Fragment (1908)

A Piece of Steak (1909)

A Relic of the Pliocene (1901)

A Thousand Deaths (1899)

An Odyssey of the North (1900)

All Gold Canyon

Diable — A Dog (1902), u riemërua Bâtard in 1904

By The Turtles of Tasman

Even unto Death (1900)

Goliah (1910)

Good-by, Jack (1909)

In a Far Country (1899)

In the Forests of the North (1902)

Keesh, the Son of Keesh (1902)

Love of Life (1905)

Moon-Face (1902)

Negore the Coward (1904)

Samuel

South of the Slot (1909)

The Apostate (1906)

The Chinago (1909)

The Death of Ligoun (1902)

The Dream of Debs (1909)

The Dominant Primordial Beast (1903)

The Enemy of All the World (1908)

The God of His Fathers (1901)

The King of Mazy May (1899)

The Law of Life (1901)

The Leopard Man’s Story (1903)

The Madness of John Harned

The Man With the Gash (1900)

The Mexican

The Minions of Midas (1901)

The One Thousand Dozen (1903)

The Red One (1918)

The Rejuvenation of major Rathbone (1899)

The Scarlet Plague (1912)

The Seed of McCoy (1909)

The Shadow and the Flash (1903)

The Strength of the Strong (1911)

The Sundog Trail

The Unparalleled Invasion (1910)

The White Silence (1899)

To Build a Fire (1902, revised 1908)

Told in the Drooling Ward

To the Man on Trail

War (1911)

When the World was Young (1910)

Who Believes in Ghosts! (1895)

Përkthimet në shqip

“Martin Iden” shtepia botiese Faim Frasheri

“Thundra e hekurt” shtepia botiese Faim Frasheri

Aventurat e Kapitenit Grif ” Xhek London (Jack London) Përktheu: Lavdimir Maarku.

 
 

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page