top of page

“Jemi njohur që në gjimnaz”; Historia e dashurisë mes Gert Bogdanit dhe Edlirës!

  • Sep 20, 2024
  • 1 min read

Updated: Jan 7


ree

“Jemi njohur që në gjimnaz”; Historia e dashurisë mes Gert Bogdanit dhe Edlirës!



Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak. Një dhimbje e madhe kjo për familjen fëmijët dhe bashkëshorten me të cilën kishte një histori të gjatë e të bukur dashurie nisur në bankat e shkollës.

Gjatë një intervistë të dhënë disa muaj më parë ata kanë treguar se si janë njohur,  “Jemi njohur që në gjimnaz, ishim konkurrentë, në klasa paralele. Gerti ishte më i miri i shkollës, shiheshim nga larg. Ai doli i pari, pastaj unë e para.


Një moment të caktuar se ça na ndodhi, thamë pse mos të futemi njëherë në skuadër në debat. Ishin këto debatet që bënim me shkolla të tjera. Aty e kuptuam se po të ishim skuadër nuk na dilte njeri tjetër përpara. E krijuam dhe ja ku jemi sërish skuadër!”.

Bogdani ka lënë pas dy fëmijët, Ajrën e Reinartin si dhe bashkëshorten, aktivisten e njohur Edlira Çepani.



 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page