top of page

Jolie: Gjatë xhirimeve të filmit “Maria” fëmijët e mi e panë dhimbjen brenda meje.

  • Dec 19, 2024
  • 2 min read

Jolie: Gjatë xhirimeve të filmit “Maria” fëmijët e mi e panë dhimbjen brenda meje

Angelina Jolie në rolin e Maria Callasit

  • Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi

  • 19 dhjetor 2024 09:30

  • Shpërndaje në:

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka folur hapur për eksperiencën e saj gjatë xhirimeve të filmit “Maria”, i cili është biografi për këngëtaren e njohur të operas, Maria Callas. 

You can skip this ad in 5

Advertisement

Në intervistë për BBC-në, ajo ka theksuar se dy nga djemtë e saj më të mëdhenj, Maddox dhe Pax, të cilët punuan si asistentë në prodhimin e filmit, panë “dhimbjen e saj”, një anë të cilën Jolie ka thënë se nuk e kanë parë më herët.

Ajo ka theksuar se përkundër që zakonisht është diskrete për ndjenjat e saj, ata e panë atë në momente të ndjeshme, pasi roli kërkonte që ajo të shprehte dhimbje të thella, që lidhen me jetën dhe vështirësitë e Callasit.

“Ata nuk e kishin përjetuar kurrë nga afër mënyrën se si unë i shpreh dhimbjet, gjë që zakonisht një prind e fsheh nga fëmijët”, ka thënë Jolie, duke shtuar se pas këtyre momenteve të vështira, ata shpesh e mbështesnin me përqafime ose i sillnin një filxhan çaj.

Jolie gjithashtu ka folur për kërkesat tjera të këtij roli, veçanërisht mësimin e operës. Ajo ka kaluar shtatë muaj trajnime, një periudhë shumë e vështirë që kërkonte kontroll të thellë të frymëmarrjes dhe trupit. Ajo ka shpjegoi se nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme në këndimin e operës, por pas këtyre trajnimeve ajo e vlerësoi këtë sfidë si një nga më të vështirat e karrierës së saj.

“Ishte ndoshta një nga fushat ku ndihesha më e pasigurte”, ka thënë ajo, duke shtuar se gjithashtu ishte privilegj që kishte mundësinë të provonte diçka të re, që nuk e kishte bërë më parë.

Djemtë e saj, Maddox dhe Pax, janë shprehur të mrekulluar për profesionalizmin që panë gjatë xhirimeve. Regjisori i filmit, Pablo Larraín, ka thënë se ata ishin “shumë të angazhuar dhe profesionistë” në punën e tyre. Në film, Pax, ka incizuar shumë nga praktikat e këndimit të Jolie-s, duke qenë pranë saj gjatë ditëve më të vështira të trajnimit.

“Është gjithmonë e mirë që fëmijët të shohin mamanë e tyre që nuk e ka të lehtë punën, por shpërthen, lufton, dështon dhe përpiqet përsëri”, ka thënë Jolie, duke shtuar se ky ishte moment shumë i rëndësishëm dhe i bukur për marrëdhënien me fëmijët e saj.

Filmi “Maria”, që tregon jetën e Maria Callas në vitet e fundit të saj, ka marrë kritika të ndryshme, por ka pasur vlerësime për performancën e Jolie-s. 


Disa kritikë kanë thënë se ajo është “fascinuese” dhe “i jep Callasit bukuri dhe forcë të brendshme”, ndërsa të tjerë kanë menduar se interpretimi i saj ka pasur ngjyrim të ftohtë dhe ka shfaqur pasiguri. Megjithatë, Jolie ka thënë se opera është art i fuqishëm që e ka mundësinë të lidhet thellë me shpirtin e njeriut dhe se kjo është një nga arsyet pse ky film është kaq i rëndësishëm për të gjithë.

Filmi do të shfaqet në kinematë britanike më 10 janar 2025.


 
 

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page