top of page

Kisha e Shën Ndout, është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIII.

  • May 15, 2024
  • 1 min read

Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit,


ree


Kisha e Shën Ndout, është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIII.


Ajo është një ndër kishat më të dëgjuara në periudhën e Mesjetës, edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në zonën e Kepit në shekullin XV.


Për ndërtimin e kësaj kishe është përdorur teknika bizantine e klausonazhit, por dallohen edhe elementë të arkitekturës romanike dhe gotike, si harqet me majë.


Ndër fragmentet e ruajtura nga piktura murale, në pjesën e poshtme qendrore të absidës lindore paraqitet një shqiponjë dykrenore, ndërsa më djathtas, një kalorës i ri pa mjekër dhe dy shpendë.


Për shkak të vlerave të saj monumentale, të lidhjes së ekzistencës së saj me njërën nga periudhat më të shquara të historisë së Shqipërisë, si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peizazhit mahnitës, Kisha e Shën Ndout është njëra nga pikat më të vizitueshme nga turistët vendas e të huaj.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page