top of page

“Koka e Artemisës”, një nga ekzemplarët më të bukur të Muzeut Historik Kombëtar

  • Nov 1, 2024
  • 1 min read

ree


“Koka e Artemisës”, një nga ekzemplarët më të bukur të Muzeut Historik Kombëtar

Nga edlira.ruzi -01/11/2024


TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar publikoi në faqen e tij online, një nga objektet më interesante të fondit të tij, “Kokën e Artemisës”. Vepra është realizuar në mermer të bardhë, me lartësi 28,5 cm, gjerësi 18,5 cm dhe trashësi 24 cm. Ajo është gjetur në Apoloni dhe i përket shekullit IV para Krishtit.


Koka e mermertë, nga një statujë e Artemisës, është zbuluar gjatë punimeve restauruese në shkallaren e monumentit të Agonotetëve dhe me gjasë ka shërbyer, së bashku me skulptura të tjera, si pjesë e dekorimit të harkut të triumfit të këtij monumenti.


Shikimi ëndërrues, kthimi i qafës në të djathë, mënyra e trajtimit të flokëve dhe lidhja e tyre sipër kokës, sugjeron një Apollon mjaft të ngjashëm me atë të Belvedere-s. Në fakt, ngjashmëritë midis dy hyjnive janë vënë gjithmonë në pah nga skulptorët e periudhës antike, pikërisht për të nënvizuar dhe përjetësuar lidhjen gjenetike midis dy hyjnive.


Vepra përbën një nga ekzemplarët më të bukur të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar për nga mënyra e modelimit dhe teknika e punimit artistik.


/r.e/a.f/

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page