top of page

Kështjella misterioze në Poloni që është ndërtuar në një ishull artificial.



ree



Kështjella misterioze e përrallave moderne në Poloni që është ndërtuar në një ishull artificial në një liqen


Mistere

Një kështjellë gjigante e përrallave të ditëve moderne është ndërtuar në Poloni – por e zuri kombin në befasi.


Ndërtimi i kështjellës misterioze të Stobnicës filloi në vitin 2015, por nuk kishte asnjë publicitet rreth objektit dhe opinioni i gjerë në Poloni nuk ishte i informuar për të derisa fotografitë e strukturës së madhe u bënë virale në vitin 2018.



Sot, kështjella është pothuajse e përfunduar, me fotot që tregojnë se është një pamje befasuese për t’u parë, transmeton Telegrafi.


ree

Stobnica përmban kulla mahnitëse dhe mure të mëdha guri. Aktualisht është mbi 70 metra e lartë dhe rreth 200 metra e gjatë, sipas faqes së saj të internetit.



Kalaja është e vendosur në një ishull artificial, të krijuar si pjesë e ndërtimit të saj, në periferi të pyllit Notecka në Poloninë Perëndimore, rreth një orë larg nga Poznan.


ree

Ndërsa vetë kështjella është ende një kantier ndërtimi, vizitorët mund të eksplorojnë zonën përreth. Biletat janë të disponueshme për t’u blerë për shtigjet aty pranë në faqen e internetit të kështjellës, duke filluar nga 6.5 euro.



Gjatë udhëtimit, vizitorët mund të ecin nëpër ‘Shtegun Edukativ Pyjor të Kështjellës së Stobinicës’ dhe të vlerësojnë nga afër arkitekturën e mrekullueshme të saj.




 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page