top of page

Marije Kraja kengetarja më e madhe e operes shqiptare me 21 Nentor 1999 ndroi jetë. Kujtohet sot me respekt

  • Nov 21, 2024
  • 2 min read

Updated: Dec 27, 2024

ree

Më 21 nëntor 1999, në Tiranë ndërroi jetë Marie Paluca Kraja, këngëtarja më e madhe e operës shqiptare, e cila ishte veçanërisht e njohur për interpretimin e saj të këngëve popullore shqiptare.

Marije Kraja, in memoriam...


Lindi në Zarë (Dalmaci), në vitin 1911. Ndoqi shkollën e mesme muzikore në Vjenë dhe kreu studimet e larta për kanto në Konservatorin e Gracit (1929–1934). Punoi si mësuese në gjimnazin “Donika Kastrioti” në Shkodër dhe në Institutin Femnor “Nana Mbretneshë”. Zhvilloi veprimtari koncertore në qytetet kryesore të vendit. Interpretoi pjesë të njohura të repertorit klasik dhe shumë këngë popullore. Pas çlirimit dha mësim në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe punoi në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku interpretoi një radhë rolesh operistike kryesore të repertorit tradicional të huaj dhe shqiptar. Interpretuese në dy operat e para shqiptare “Mrika” (Prenk Jakova) dhe “Lulja e kujtimit” (Kristo Kono). Prej vitit 1963 punoi si pedagoge dhe udhëheqëse e klasës së kantos në Konservatorin Shtetëror të Tiranës. Marie Kraja është një ndër themelueset e traditës së interpretimit vokal profesionist. Interpretoi një repertor shumë të pasur muzikor, ku përfshihen tërë gjinitë e muzikës vokale profesioniste, që nga muzika e dhomës e deri tek ajo oratoriale e skenike. U shqua për veti individuale interpretuese, sidomos për trajtimin e këngës popullore; u karakterizua nga një teknikë dhe nivel artistik i lartë, përmes të cilave krijoi variante të reja koncertore të këngëve dhe formoi traditën e një interpretimi shumë besnik të këngës popullore, veçanërisht të këngës shkodrane. Marie Kraja ka përfaqësuar denjësisht artin shqiptar në një varg skenash të rëndësishme në botën e jashtme. Është dekoruar me urdhrin “Mjeshtre e Madhe e Punës”; ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë. Duke filluar nga viti 1999, zhvillohet çdo vit në Tiranë Festivali ndërkombëtar i këngëtarëve operistikë “Marie Kraja”.


Your data will not be transferred to any 3rd party

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page