top of page

Mbi 55 mijë turistë në Sazan-Karaburun nga maji në shtator, udhëtimet me anije vijojnë edhe në


ree


Mbi 55 mijë turistë në Sazan-Karaburun nga maji në shtator, udhëtimet me anije vijojnë edhe në tetor

Nga Klotilda Saracini -20/10/2024


TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Ujërat e kristalta, peizazhi natyror i gërshetuar me atë historik, bëjnë që drejt parkut të vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun edhe gjatë këtij viti të kishte një fluks turistësh.


Anijet turistike që kanë operuar në portin e Vlorës gjatë periudhës maj-shtator kanë organizuar udhëtime drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.


Kapiteneria e portit të Vlorës bëri të ditur për ATSH-në se “për periudhën maj-shtator të këtij viti anijet turistike me kapacitet mbi 12 pasagjerë kanë kryer në total 879 prekje me 54 660 turistë vendas dhe nga vende të ndryshme të botës, si Italia, Rusia, Ukraina, Egjipti, Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.”.


“Në gjirin e Vlorës kanë operuar gjithsej 15 anije turistike të licencuara, që u kanë krijuar mundësinë turistëve të vizitojnë Sazanin dhe Karaburunin”, tha Kapiteneria.


Interesi i turistëve vendas e të huaj për parkun më të madh detar në vend vijon të jetë i lartë edhe në muajin tetor.


“Aktualisht në port vijon transporti i udhëtarëve me mjetet e vogla lundruese si gomone, skafe, veliera etj., pasi falë motit të mirë ende ka interes për të vizituar Sazanin dhe Karaburunin”, theksoi Kapiteneria e portit të Vlorës.


Bregdeti tepër i thyer, lëndinat që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej atraksioneve që turistët shfaqin interes në parkun detar të Sazan-Karaburunit.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page