top of page

Me nderime dhe duartrokitje, Gjeniu Ismail Kadare është përcjellë për në banesën e fundit.

  • Jul 4, 2024
  • 2 min read


Përcillet për në banesën e fundit gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare

Me nderime dhe duartrokitje, Ismail Kadare është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës, në Tiranë, me ceremoni shtetërore. Gjeniu i letërsisë shqipe bëri bashkë të gjithë shqiptarët në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, ku u mbajtën homazhet në nder të tij, përcjell “RTSH”.


Mbi arkëmortin me trupin e pajetë të Kadaresë ishte vendosur një instalacion i madh i shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Në hyrje të Teatrit ishte vendosur edhe një stendë me veprat e të ndjerit, të përkthyer në 45 gjuhë të botës.


Pushimi në Tufinë do të jetë i përkohshëm për Kadarenë, derisa ai të ketë banesën që meriton, sipas kryeministrit Rama.


Të pranishëm në homazhe ishin drejtuesit më të lartë të shtetit, diplomatë të huaj, kolegë të tij shkrimtarë, artistë dhe qytetarë të thjeshtë, që përmes kurorave me lule dhe mesazheve të lëna në librin e kujtimeve kanë nderuar shkrimtarin Ismail Kadare që nuk i përkiste vetëm Shqipërisë, por të gjithë botës.Pas homazheve, me kërkesë të bashkëshortes, ceremonia e varrimit u bë vetëm në prani të familjarëve.

'Funerali tregonte përmasat gjigande që kishte









'Funerali tregonte përmasat gjigande që kishte vepra e Kadaresë, tregonte absolutisht ndjenjën e fortë kombëtare në çdo cep të Shqipërisë etnike, në çdo cep ku je






ton shqiptar. Edhe në ditën që ndërroi jetë arriti të bashkojë shqiptarët, figurat nga të gjitha trevat. Ajo që më ka bërë përshtypje. Nuk është funerali zyrtar por pjesëmarrja e qytetarëve të lirë. Në Tiranë janë parë në rrugë, qytetarë të ndryshëm të paorganizuar të cilët të pikëlluar donin të merrnin pjesë qoftë në afërsi qoftë në distancë në lamtumirën e fundit. Kjo është vlera e madhe, përtej kortezisë zyrtare, e cila është për tu vlerësuar. Ata që i bëjnë kritikë janë turpi antishqiptar edhe ditën e funeralit merren me detaje apo pjesëmarrësit.



 
 

 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page