top of page

Media britanike 'Ladbible', shkruan se britanikët po nxitojnë të rezervojnë fluturime të lira pasi zbuluan vendin e afërt, krahasuar me 'Maldivet e Europës'.

Updated: Jul 5, 2024


ree

8 PRILL 2024

Media britanike 'Ladbible', shkruan se britanikët po nxitojnë të rezervojnë fluturime të lira pasi zbuluan vendin e afërt, krahasuar me 'Maldivet e Europës'.

Vendet luksoze mund të mos jenë për buxhetin e të gjithëve, por ‘Maldivet e Europës’ janë. Fill pasi e zbuluam këtë destinacion, britanikët po nxitojnë të rezervojnë bileta të lira për atje, - shkruan 'Ladbible'.

Një grua u habit nga ky krahasim klishe dhe shkroi në ‘X’: Në një telefonatë pune dje dikush tha se do të shkojë në Shqipëri, ndërsa dikush tjetër tha: me sa duket janë 'Maldivet e Europës'.

Gjithashtu, në artikull shkruhej se fshati i bukur i Ksamilit krenohet me plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristale dhe mot të mrekullueshëm dhe fluturimet drejt Shqipërisë nuk kushtojnë sa biletat për në Maldive.

Dikush tjetër theksoi në ‘X’: 663 dollarë për një javë, në një hotel me katër yje në Ksamil, Shqipëri, ndërsa fluturimet janë 190 dollarë për katër persona, në maj. Me sa duket kam gjetur destinacionin e ardhshëm të pushimeve. Duket joreale!

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page