top of page

Muzetë më të bukur në botë që jo vetëm mbajnë vepra me vlera të mëdha artistike dhe kulturore, por që në thelb janë thesare të vërteta.

  • Aug 28, 2024
  • 2 min read

Ka vende në botë që jo vetëm mbajnë vepra me vlera të mëdha artistike dhe kulturore, por që në thelb janë thesare të vërteta. Vendndodhje unike, godina të krijuara nga arkitektë dhe dizajnerë të famshëm, këto janë pjesë e listës së muzeve më spektakolarë në botë. Po ju tregojmë këto tempuj të kulturës dhe vepra arkitekturore me një bukuri të pashoqe.


Musée Atelier Audemars Piguet në Zvicër është një tjetër ndërtesë e vendosur në zemër të Valle de Joux. Me një formë spirale që simbolizon historinë e kompanisë dhe origjinën e kësaj zone, ky muze është goxha i veçantë.



ree




Muzeu Bauhaus Archive në Berlin është modifikuar nga projekti origjinal i Walter Gropius. Një ndër muzetë më spektakolarë në botë për t'u zbuluar në çdo detaj dhe aspekt.


ree

Ju prezantojmë me muzetë më të bukur në botë


Guggenheim Museum, Bilbao është një tjetër godinë që të jep idenë e një anije gjigante që reflekton dritën duke dhënë një efekt unik në pamjen e jashtme. Në ndërtesë janë përdorur panele titani të lëmuar që ngjajnë me luspat e peshkut.



Muzeu Kistefos në Oslo të Norvegjisë është një tjetër objekt që vjen si pjesë e listës së muzeve më të bukur në botë. Një ndërtesë me formë të lakuar e krijuar nga grupi danez i arkitektëve, Bjarke Ingels. Përveçse muze dhe galeri arti, kjo godinë ka edhe funksionin e urës. Lojërat argëtuese të dritës dhe reflektimit të saj e bëjnë edhe më unik dizajnin në tërësi.


ree


Nuk mund të harrohet Italia, për muzetë e bukur. Muzeu Messner Mountain Corones është një vepër arkitekturore që përzihet mjeshtërisht me mjedisin përreth. E ndërtuar brenda një mali shkëmbor që garanton një pamje fantastike të Dolomiteve nga çdo kënd i mundshëm, kjo kryevepër nga Zaha Hadid është një tjetër simbol i ekselencës italiane.


ree

Ju prezantojmë me muzetë më të bukur në botë

Getty Images

Këto janë vetëm disa nga muzetë me bukuri të rrallë, e nëse mendoni të bëni udhëtimin e radhës, vizita në një nga këto muze mund të jetë një eksperiencë e paharruar për ju.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page