top of page

Naim Frashëri – Ikona e artit skenik shqiptar Naim Frashëri është një nga figurat më të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.



ree

Naim Frashëri – Ikona e artit skenik shqiptar

Naim Frashëri është një nga figurat më të shquara të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Me një talent të rrallë dhe një zë që mbeti i pashlyer në kujtesën e publikut, ai u bë simbol i aktrimit të madh, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike.

Naim Frashëri nuk ishte thjesht një aktor; ai ishte një shkollë aktrimi, një udhërrëfyes për brezat që erdhën pas tij. Me një prani skenike që mbërthente publikun dhe një talent që shndërrohej në magji, ai e bëri artin e aktrimit një pasuri të përbashkët të popullit shqiptar.


Profili.


Naim Frashëri lindur ne Leskovik, 15 gusht 1923 - Tiranë, 18 shkurt 1975.


Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942.

Naim Frashëri luajti me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Valeri në "Tartufi", Smithi në "Çështja ruse", Gjoni "Trimi i mirë me shokë shumë", Selimi "Familja e peshkatarit", gjenberali "Gjenerali i ushtrise së vdekur", Leka "Përkolgjinajt", Nikolla "Armiqtë", Sasha Ribakov "Orët e Kremlinit", Lubeni "Proçesi i Lajpcigut", Ferdinanti "Intrigë dhe dashuri", Hauardi "Rrënjët e thella”, Hamleti "Hamleti”, Jonuz Bruga "Familja e Peshkatarit". Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik.


Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Ështe dekoruar edhe me urdhërin e lartë "Hero i punës socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit".


Filmografia


Gjurma - (1970), doktor Artani

Plagë të vjetra - (1968), Dr.Pellumbi

Ngadhnjim mbi vdekjen (1967) .... Hans von Shtolc

Fortuna (1959), Qamili (dokumentar)

Tana - (1958) .... Stefani

Fëmijët e saj - (1957) .... Mësuesi

Skënderbeu - (1953)......Pali


Zëri i tij kumbon ende në kujtesën e artdashësve..


Pergatiti:

Revista Prestige.

Liliana Pere.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page