top of page

Nderim për Gerti Bogdanin.


Pergatiti:Liliana Pere.



 

Presidentja Vjosa Osmani nderon Gerti Bogdanin me dekoratën më të lartë të Kosovës

E nderuara Presidentja e Kosovës, shqiponja e Kosovës dhe e Shqipërisë, Vjosa Osmani, nderoi Gerti Bogdanin me "Urdhrin Dr. Ibrahim Rugova" për kontributet e spikatura në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si edhe avancimin e paqes dhe demokracisë në Kosovë dhe rajon.

 Kjo është dekorata më e lartë që akordon shteti i Kosovës, një vlerësim i merituar për një figurë që ka dhënë aq shumë për vendin dhe kombin.



Gerti Bogdani – Një yll në galaktikën e yjeve të lirisë, zhvillimit, politikës, familjes dhe shoqërisë shqiptare që iku shpejt, por shkëlqimi i tij do të vazhdojë gjithë jetën.

Gerti Bogdani ishte një nga figurat më të spikatura të politikës shqiptare dhe një intelektual i shkëlqyer që la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike dhe ndërkombëtare. 

Ai ishte një njeri me vizion, i diplomuar dhe edukuar në Universitetin Politeknik New York ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku spikati si student i shkëlqyer me medalje ari dhe fitoi njohuri të thella në fushat e diplomacisë, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. 


Që në hapat e tij të parë në politikë, Gerti tregoi përkushtim dhe pasion për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe forcimin e lidhjeve të saj me partnerët ndërkombëtarë. 

Ai u bë një nga zërat më të rëndësishëm në politikën shqiptare, duke mbrojtur vlerat e demokracisë, integrimit dhe zhvillimit ekonomik. 

Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe mbështetja për proceset euroatlantike ishin të jashtëzakonshme.

Si politikan, Gerti Bogdani shërbeu si deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë për dy mandate. Ai ishte kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe kontribuoi ndjeshëm në angazhimin e të rinjve në proceset demokratike. 

Gjithashtu, ai mbajti detyra të rëndësishme si anëtar i Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Komisionit të Integrimit Europian, duke luajtur një rol aktiv në përshpejtimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Përkushtimi i tij ndaj vendit dhe njerëzve që i shërbeu ishte i palëkundur. Një lider i ri, i mençur dhe me integritet të lartë, Gerti Bogdani e bëri politikën një mision për të mirën e përbashkët.

Ai ishte i njohur për stilin e tij të qetë, por të vendosur, për aftësinë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të frymëzuar të rinjtë që ta shohin politikën si një instrument të ndryshimit pozitiv.

Ai ishte një djalë flori, me një urtësi që rrallë e gjen dhe një mprehtësi që shkëlqente si teh shpate në dritën e diellit. 

Fjalët e tij ishin të peshuara si ari në kandar dhe vizioni i tij shndrit si një fener në mes të dallgëve të një bote të trazuar. 

Ai nuk ishte thjesht një politikan, por një mendimtar që e shihte politikën si artin e së mundshmes, duke e zbatuar atë me pasion dhe përkushtim.

Jeta e tij u ndërpre shumë shpejt, duke lënë pas një boshllëk të madh në skenën politike dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të.

 Ky vlerësim nga Presidentja Osmani tregon madhështinë e tij si njeri dhe si politikan, duke e përjetësuar kontributin e tij në historinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Gerti jetoi dhe punoi me shpirt për Shqipërinë dhe Kosovën dhe kujtimi i tij  jeton për Shqipërinë dhe Kosovën. 

Shkëlqimi i këtij ylli nuk do të venitet kurrë.

Familja e tij e vogël, Shqipëria dhe Kosova ishin të barasvlershme për të. Intensiteti i punës së tij ishte i madh si brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.

 Emri i tij është mjaft i njohur dhe i respektuar në qarqe diplomatike botërore.

Gerti la pas dy yje të vegjël dhe bashkëshorten e tij, Edliren, e cila vazhdon kauzat e tij me mirësi, vendosmëri dhe fisnikëri. 

Ai mbetet një frymëzim i pashuar për të gjithë ata që besojnë te liria, drejtësia dhe zhvillimi.

Është krenari, por edhe një dhimbje e madhe, të shohësh fëmijët që marrin dekoratën për babain e tyre. Ky moment prekës është një dëshmi e trashëgimisë së tij të pashlyeshme dhe e ndikimit të tij të madh në jetën e njerëzve.

Gerti, ti je në mesin tonë përgjithmonë.

Lavdi kujtimit të Gerti Bogdanit!


Pergatiti:Liliana Pere.

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page