“Nëna” – Poezi nga Agim Doçi
Një jetë tek nëna, kokën e mbështeta
Nga gjoksi i saj, unë kurrë s’u ndava
Një jetë të tërë, më rriti malli..
Dhe kurrë me nënën, unë nuk e çmalla!
Kur isha i vogël, nëna më thoshte;
– do bëhesh gjysh, e s’do jetë vonë.!
Më mori malli, për të gjith’ nënat
sa shumë mallë kam, sa më mungojnë….
Kur isha i vogël, mes qiellit e tokës
Më dukej se nëna, më e mirë e botës..
Ish nëna ime …. askush tjetër…
Legjenda e nënës, e re dhe e vjetër…..
S’je mbretëreshë, as perëndi
Ndonëse e gjithë bota, të bie nën gjunjë
Fjala e nënës, si me magji
Dritë i jep jetës, të bën fatlum.!
Do ishte qielli dhe më i kaltër…!?
Do ishte hëna më pak e zbehtë?…
Do ishte toka, ndoshta më e pasur?!
Kur mungon Nëna…nuk është e lehtë.
Më merr shpesh malli, ta puth në duar.
Më merr shpesh malli, t’ia dëgjoj zërin
para pasqyrës… s’e kam harruar
Kur Nëna merrte në duar krehërin…
Dhe zbukurohej, siç di veç nëna…
Kur nga shërbimi kthehej babai.
Ia kish zili, madje dhe hëna…!
Nga malli i madh..më vjen te qaj.
Tani jam plakur, zbardhur nga thinjat
Madje dhe mbesat : – O GJYSH! – më thonë.
Seç NDJEVA MALL, PËR TË GJITHË Nënat.!!!
Sa shumë kam mall…sa më mungojnë.
Ju nuk e keni njohur nënën time
Ajo hijeshon e buzëqeshur në fotografi
Më vjen në ëndrra…më vjen në kujtime
Ajo ishte si të gjitha Nënat – det me dashuri
Nuk e mbaj mend, të zemëruar
Me mall kujtoj, fjalën e ngrohtë
Sa dashuri, më ka dhuruar.
Në sytë e saj, nuk pashë kurrë lotë.
Ndaj themi Nënë, kur na ther zemra!
Ndaj vjen çdo natë, nëna në ëndrra!
Dorën e saj, e ndjej në gjumë….
Ndonëse më fal, kurrë s’i thashë unë!…
Në ëndrra Nënë, po më vjen rrallë
Ndonëse tek varri, kam ardhur shpesh
Çdo lot i imi, pikon veç mallë
Ti nuk më flet, vetëm buzëqesh…..
PROMOTED CONTENT
Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948.vdiq 24 .06. 2024
Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.
Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të '80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit "Misto Mame" si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.
Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si "Marrshi i UCK-së", "A vritet pafajsia".
Ka botuar disa libra me poezi si 'Hajde dru me pre', 'Rrëzuar mbi vetminë', 'Rituali i kryqëzimit'.
Pergatiti. Liliana Pere