top of page

Një unazë floriri 2300 -vjecare është gjetur në jeruzalem.

Updated: Jun 5, 2024


Një unazë floriri 2300-vjeçare është gjetur në Jerusalem

Published 28 Maj, 2024

Ajo shkëlqen pothuajse si e re, dhe është 2300-vjeçare, një unazë ari shumë e ruajtur u gjet gjatë gërmimeve në Jerusalem, e cila ndryshoi imazhin e përgjithshëm të qytetit në atë kohë. Atë e gjeti një grua shtatzënë.

Është e mundur që unaza të sjellë njohuri të reja për origjinën e Jeruzalemit. Ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe i përkiste ose një fëmije ose një vajze. E ka origjinën nga epoka helenistike, bëri të ditur shërbimi kompetent izraelit, shkruan DW.

Një punëtore e gjeti unazën duke shoshitur dheun. Ajo është pjesë e një ekipi që punon në gërmimet arkeologjike të nisura bashkërisht nga Instituti i Izraelit për Antikitetet dhe Universiteti i Tel Avivit. Në kantierin “Qyteti i Davidit” po kryhen gërmime.

- Publicitet -

“Papritmas pashë diçka që shkëlqente”, tha punëtorja. “Menjëherë bërtita se e kisha gjetur unazën”. Ajo shtoi se i gjithë ekipi ishte i emocionuar.

“Është një pjesë shumë emocionuese, nuk e gjen diçka të tillë çdo ditë”. Më pas ajo tha se në të vërtetë kishte dashur gjithmonë të gjente diçka prej ari. “Jam shumë e lumtur që ëndrra ime u realizua dhe që një javë para pushimit të lehonisë”.

Stili i unazës tregon epokën persiane dhe helenistike të hershme të fundit të shekullit të 4-të .





 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page