top of page

Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç! Të dhënat: Jetëgjatësia u rrit me 6.3 vjet që pas 1990-s

  • Oct 3, 2024
  • 2 min read

ree


Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç! Të dhënat: Jetëgjatësia u rrit me 6.3 vjet që pas 1990-s




Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80-vjeç, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Femrat jetojnë pak më gjatë, në rreth 81 vjeç, sipas INSTAT, ndërsa meshkujt rreth 77.3 vjeç. Në 2023, shqiptarët kanë jetuar më gjatë se asnjëherë tjetër, në 79.6 vjeç, pas një ndikimi afatshkurtër që pati pandemia, kur pritjet për jetëgjatësinë u shkurtuan me rreth dy vite për shkak të efektit që dha Covid në shëndetin e popullatës.


Të dhënat historike të Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se gjatë viteve të tranzicionit, ndonëse jetëgjatësia është rritur gradualisht nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm. Që nga viti 1990, jetëgjatësia e pritshme në lindje është rritur me 6.3 vjet. Në fillim të tranzicionit, mesatarisht një banor në Shqipëri pritej që të jetonte 72.7 vjeç. Ndryshimi më i madh është bërë në dekadat 60-90. Në Shqipëri, sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 1950, kur raportohet e dhëna më e hershme, pritshmëria për të jetuar ishte vetëm 44.5 vjeç.


Në vitin 1970, jetëgjatësia ishte rritur ne 65.2 vjeç, në vitin 1980 në gati 70 vjeç dhe në 1990 arriti në 72.7 vjeç. Rritja e jetëgjatësisë pas viteve 1950 ka qenë një tendencë globale. Sipas Worldindata, ulja e madhe e vdekshmërisë së fëmijëve ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë. Por jetëgjatësia është rritur në të gjitha moshat. Foshnjat, fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit kanë më pak gjasa të vdesin se në të kaluarën dhe vdekja po vonohet.


Ky ndryshim i jashtëzakonshëm rezulton nga përparimet në mjekësi, shëndetin publik dhe standardet e jetesës. Bashkë me të janë thyer edhe shumë parashikime të ‘kufirit’ të jetëgjatësisë. Në Europë, sipas Eurostat, Shqipëria renditet në vend të 22 për nga jetëgjatësia. Vendet që e kanë këtë tregues më të larta janë Zvicra (83.7), Spanja (83.2), Suedia (83.1) dhe më të ulëtin Rumani dhe Bullgaria në pak më pak se 75 vjeç./ Monitor

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page