top of page

Opera “Goca e Kaçanikut” rikthehet pas 45 vjetësh në TKOB


ree


“Goca e Kaçanikut”, opera e kompozitorit Rauf Dhomi rikthehet në TKOB pas 45 vjetësh


Debutimin e pati në 1979, por opera e kompozitorit Rauf Dhomi “Goca e Kaçanikut” u rivu pas 45 vitesh në skenën e Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në Tiranë.


Regjisori Nikolin Gurakuqi e rimerr këtë opera pas katër dekadash për ta vënë në Shkurt të këtij viti premierë në Kosovë, me artistë lirikë të Kosovës.

“Goca e Kaçanikut”, erdhi si një prodhim i Operas së Kosovës, por me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë që jetojnë e punojnë edhe jashtë trojeve shqiptare.

Edhe për basin Hektor Leka, i cili interpretoi figurën emblematike të plakut, që përngjasonte me heroin legjendar Adem Jashari, gjithashtu ishte hera e parë që këndoi në TKOB, pas një karriere të gjatë në Trieste.

Shfaqja kori sukses të jashtëzakonshëm, njëjtë si në ’79 në Tiranë. Historia e veprës përshkruan një histori dashurie, trimërie dhe rezistence për liri, ndaj dy institucionet operistike Shqipëri– Kosovë, në javën e flamurit e sjellin për publikun kryeqytetas.



 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page