top of page

Opinga rrahu dheun, sikur kërkoi leje prej saj. Shamia palët ndeu në bukuri dhe qetësi.

  • May 22, 2024
  • 1 min read

“Opinga rrahu dheun, sikur kërkoi leje prej saj. Shamia palët ndeu në bukuri dhe qetësi.”

✨🦅Mbretëresha e valles shqiptare, Lili Cingu, “Nderi i Kombit”, sot zbriti nga qielli për t’u bashkuar në valle e këngë me Ansamblin Popullor, aty ku lindi dhe nuk do të shuhet kurrë.

Sot Lili Cingu ishte po ajo shtojzovalle e bukur që vuloste historinë e artit shqiptar me gjerdanin e artë në Dijon të Francës.

Sot Lili soditi në luginat e gjelbra me çobanin e saj dhe mbushi ujë në burimin çam, teksa hodhi valle me sorkadhet e saj.

Sepse artistët janë të bekuar, largohen fizikisht, por jetojnë në vepra përjetësisht. “Nderi i Kombit”, Lili Cingu, i ngriti zemrat peshë dhe sot në skenën e teatrit të saj.

Abigea Voshtina.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page