top of page

Orban: Shqipëria vend i rëndësishëm për ne, projekt i madh në telekomunikacion

  • Oct 11, 2024
  • 2 min read

ree

Nga Gjergji Mima -11/10/2024




TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán deklaroi sot se, Shqipëria është vërtet një vend, jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për Hungarinë.


Në një deklaratë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, në Budapest, Orban u shpreh se, në takimin mes tyre është diskutuar edhe për bashkëpunimin dypalësh.


“Shqipëria është vërtet një vend, jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për ne sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm”, u shpreh ai.


Orban u shpreh se, Hungaria dëshiron që firmat dhe kompanitë hungareze të kenë sukses dhe një reputacion të mirë në Shqipëri.


“Ne e shikojmë këtë jo vetëm sepse duam që firmat hungareze të jenë të suksesshme. Ne duam më shumë sesa kaq”, tha ai.


Ai u shpreh se, kompanitë hungareze po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit.


“Kemi gjithashtu edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti, pra Evropa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit”, tha Orban.


Gjithashtu, shtoi Orban, “ne kemi lidhur rreth 50 qytete me Wizz Air-in dhe OTP-ja ka fituar edhe çmimin si banka më e mirë digjitale në Shqipëri. Kemi gjithashtu edhe faktin që edhe ujësjellësi i Budapestit luan tashmë një rol shumë të mirë edhe me homologun e vet në Tiranë”.


“Ramë dakord me kryeministrin që do të vijojmë bashkëpunimin tonë dypalësh dhe natyrisht që jemi më se të hapur që biznesmenët shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë tonë. Dëshirojmë ta rrisim rolin tonë në modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë”, tha Orban.


Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page