top of page

Pesë këshilla për një shëndet të mirë mendor gjatë festave të fundvitit

Updated: Jan 7

Pesë këshilla për një shëndet të mirë mendor gjatë festave të fundvitit



ree







TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Festat e fundvitit mund të jenë një kohë veçanërisht sfiduese për të ruajtur qëllimet tona, për të mos konsumuar alkool. Mund të shtohet stresi që përjetojmë për shkak të eventeve familjare dhe shoqërore ku konsumohet alkool dhe një pritshmëri (joreale) që gjithçka të shkojë sipas planit.


Ndonjëherë ka edhe një motiv për të mos qenë strikt: janë ditë pushimesh dhe duam të ndihemi mirë në shoqërinë e dikujt.


Pavarësisht faktorëve që e kanë krijuar, zakoni i të pirit gjatë festave mund të jetë i vështirë për ta ndryshuar. Por, me mbështetjen e duhur dhe praktikë, ne mund të mësojmë të përballemi me situata sfiduese pa qenë nevoja për të pirë alkool dhe të gjejmë mënyra të reja për të shijuar në mënyrë të qenësishme festat e fundvitit.


Të gjithë ndihemi të stresuar herë pas here gjatë sezonit të festave – ka presion për të marrë pjesë në evente sociale, për të dhënë dhurata, për të shpeshtuar udhëtimet, që mund të ndikojnë në shëndetin mendor të dikujt.


Më poshtë Instituti i Shëndetit Publik jep disa këshilla për një mbarëvajtje të shëndetit mendor në periudhën e festave të fundvitit:


Bëni gjumë të qetë;

Çlodhuni, shmangni stresin dhe zemërimin;

Bëni kujdes me sasinë e ushqimit dhe pijeve;

Qëndroni të lidhur me të dashurit tuaj;

Kryeni një akt mirësie.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page