top of page

Piktori shqiptar mes 100 më të mirëve në ekspozitën e UEFA në Gjermani. Guri Madhi krahas Salvador Dalisë, Picassos, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexander Deyneka, Banksy

  • Jun 22, 2024
  • 2 min read

Piktori shqiptar mes 100 më të mirëve në ekspozitën e UEFA në Gjermani. Guri Madhi krahas Salvador Dalisë, Picassos, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexander Deyneka, Banksy



ree


Piktori shqiptar mes 100 më të mirëve në

Sot është ditlindja e një prej piktorëve më të shquar shqiptarë, Guri Madhi. Ai lindi si sot 103 vjet më parë dhe ndërroi jetë në vitin 1988, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyer me veprat e tij në pikturë.


Po sot, burime nga Dortmund, vendi ku do të hapet ekspozita, konfirmuan lajmin.


Lajmin e konfirmoi edhe i biri i piktorit Guri Madhi, Pandi Madhi: -Po, është e vërtetë, tha ai. Eshtë nder i madh jo vetëm për familjarët, por për Shqipërinë e kudo ku ka shqiptarë, tha Pandi Madhi.



Ja dhe njoftimi zyrtar që vjen nga Dormund:


Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund, në një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë do të ekspozohen 175 vepra arti me temë futbollin, të 100 autorëve, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra e vitit 1986 “Kur nuk shkojnë në stadium” (në anglisht “Ëatching football game”) e piktorit shqiptar Guri Madhi (1921-1988).


Ceremonia e hapjes së ekspozites “In motion – art & football” do të jetë në 27 Maj 2024 dhe do të jetë për publikun deri më 6 janar 2025.


Në këtë ekspozitë, do të njiheni me vepra të Salvador Dalisë, Picassos, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexander Deyneka, Banksy, e të tjere dhe mes tyre artisti shqiptar Guri Madhi.


Në faqet 224 dhe 225 të katalogut të kësaj ekspozite, me titullin “In motion” dhe autor Manuel Neukirchner (Drejtor i Muzeut) prezantohet vepra e Guri Madhit (që është pjesë e ekspozitës), e shoqëruar me analizën e saj dhe jetëshkrimin e artistit.


Më 15 qershor 2024, pikërisht në Dortmund, Kombëtarja jonë e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë. Tifozët tanë do të kenë rastin për të vizituar ekspozitën, si një pikë tjetër kontakti me vendin e tyre, këtë radhë me artin shqiptar, përmes Artistit të shquar Guri Madhi. A.K./TemA

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page