top of page

Pjesë e Korridorit 8, Rama ndan pamje nga rruga Elbasan-Qafë Thanë

  • Nov 3, 2024
  • 1 min read

ree



Pjesë e Korridorit 8, Rama ndan pamje nga rruga Elbasan-Qafë Thanë

Nga Maela Marini -03/11/2024




TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e Korridorit 8, duke plotësuar të gjitha standardet.


Aktualisht në kantierin për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë po punohet me ritme të mira, ndërsa pritet që në përfundim të punimeve të shkurtohen distancat dhe aksi të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.


Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e rrugës.


Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë aksin Durrës–Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.


Gjatësia totale e aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë është 50,12 km.


Investitorit i është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana menaxheriale, ashtu dhe nga ana ekonomike.


/m.m/


Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
REVISTA PRESTIGE është e njohur dhe e referuar në 303 dokumente nga profesore elitare e akademike te ndryshem nga Universitete te Botes dhe midis tyre dhe CEO I ACADEMIA  EDU  Ricard Price, duke cituar  revisten  prestige si  reference me nivel dhe e e qndrueshme  me materialet e saj si intervista, analiza editorial etj

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

© Revista Prestige 2023 - 2025

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page