Pjesëmarrëse dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit”, që u mbajt në Luxor, Egjipt, në datat 25 Nëntor- 9 Dhjetor 2024. Në këtë simozium morën pjesë artistë profesionistë nga vende të ndryshme, dhe kishte për qëllim të promovojë dialogun ndërkulturor përmes artit dhe të inkurajojë bashkëpunimin midis kulturave të ndryshme.
2 krijime artistike të realizuara gjatë qëndrimit në Luxor, në të cilat pasqyroheshin vizione unike dhe të thella mbi lidhjet midis traditës dhe modernes, duke sjellë elemente të pasura nga historia, kultura, dhe trashëgimia, të asaj shqiptare dhe egjyptiane.
Ceremonia e hapjes, së ekspozitës u zhvillua në prani të Ministrit të Kulturës së Egjiptit, Dr. Ahmed Hanno, moment i cili shënoi dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e artit. Z.Hanno theksoi rëndësinë e artit për ndërtimin e urave midis vendeve, kultivimin e një dialogu të hapur dhe të pasur kulturor.
Pjesëmarrja në Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit në Luxor, Egjipt, solli mundësi të shkëlqyera për shkëmbim kulturor dhe artistik. Një moment i veçantë ishte takimi me studentët e Universitetit të Artit në Luxor, ku u zhvilluan biseda frymëzuese, duke ndarë eksperienca personale mbi proçesin krijues, duke nxitur diskutime të thella mbi rolin e artit në shoqëri dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të artit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Vizitat në disa nga tempujt e famshëm të Luxorit, një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës dhe historisë egjiptiane, ishte një tjeter moment fantastik i këtij simpoziumi. Këto vizita u shoqëruan me reflektime të thella mbi ndikimin e historisë dhe mitologjisë në krijimin artistik, si dhe mundësinë për të krijuar lidhje mes artit bashkëkohor dhe trashëgimisë kulturore.
Një tjetër moment i rëndësishëm ishte takimi dhe bisedat me Ministrin e Kulturës së Egjiptit, Dr.Ahmed Hanno, gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Luxor, duke ju bashkuar grupit të artistëve pjesëmarrës, jo vetëm si Ministër por gjithashtu si artist i Artit figurativ. Z. Hanno theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes artit. Bisedat e zhvilluara ishin një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe promovimit të artit shqiptar në Egjipt, si dhe mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si ekspozita, simpoziume,etj.
Simpoziumi në Luxor, si çdo simpozium arti ndërkombëtar krijoi një mundësi unike për artistët, dhe jo vetëm, duke reflektuar identitete të ndryshme kulturore, ndikimet të mesazheve ndërkombëtare, për të forcuar kështu lidhjet mes kulturave të ndryshme. Ky simpozium dhe aktivitetet e lidhura me të, ofruan mundësi të reja për të zhvilluar partneritete dhe për të thelluar marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë dhe Egjiptit, duke hapur rrugën për projekte të ardhshme që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe kulturës.
Ky aktivitet organizohej nga Ministria e Kulturës së Egjyptit, Drejtori Artistik Yasser Gaessa dhe Drejtori për zhvillim dhe Kulturë në Ministrinë e Kulturës Hamdy El Setouhy . Nga pala shqiptare merrte pjesë Drejtoresha. Jona Dividi.
Pergatiti Jona Dividi
Albumi fotografik.