Poezia “Lamtumirë, vëndet e mija…” e Gjergj Fishtës është një këngë e thellë ndarjeje dhe malli.
- Apr 30
- 2 min read
Poezia “Lamtumirë, vëndet e mija…” e Gjergj Fishtës është një këngë e thellë ndarjeje dhe malli për atdheun.
Ajo tregon për një njeri që po largohet nga vendi i tij (me shumë gjasë emigrim ose mërgim i detyruar) dhe përjeton:
Dhimbjen e shkëputjes , largimi përshkruhet si diçka e rëndë, ku deti, valët dhe udhëtimi e bëjnë ndarjen edhe më dramatike.
Mallin për tokën amtare , ai e quan Shqipërinë “tokë arbnore” dhe “atdhe i bekuem”, duke treguar lidhjen e fortë emocionale.
Pasigurinë e fatit , nuk di nëse do ta shohë më vendin e tij (“Vëndin t’em ma s’kam me pa”).
E pershkruan aq bukur e me ndjenjë te forte Vetmine ne mergim dhe krenarine kombëtare.
Gjergj Fishta – “Lamtumirë, vëndet e mija…”
Lamtumirë, vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë,
Gjëmon deti, ushton duhija,
Lkundet varka valë mbi valë.
Kah njaj Diell që asht tuj flakrue,
Andej fill un tash do t’veta,
Lamtumirë, atdhe i bekuem,
Lamtumirë për sa të jetë jeta!
Nesër nadja, kur mbi ne.
Rrezja e Diellit ka me ra,
Kush e di sa ujë e dhe.
Mue prej teje ka me m’nda?
Po në i pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty, moj tokë arbnore,
S’ka me më fol kush ma mue t’shkeretit.
Kam me shkel në të tjera zalle,
Në të tjera brigje e të tjera dete,
Kam me ndije të tjera gjuhë,
Në të tjera vënde e të tjera qytete…
Vëndin t’em ma s’kam me pa…
Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës n’shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera
Ku asht kah kalbet për nanë dhe…
Para Hyut naltohet lutja:
O ju bjeshkët e Shqiptarisë,
Ku ndër ju s’dijmë çka asht tuta,
Veç në ju asht logu i burrënisë!
Lamtumirë ju mriza e stane!
Lamtumirë ju “shkurre e mreta”!
Lamtumirë ju armët e t’parve,
Lamtumirë për sa t’jetë jeta.


