top of page

Prof. Servet Pellumbi nje figurë e rëndësishme akademike politike shqiptare.

  • May 7
  • 3 min read

Rrevista Prestige


Lamtumirë Profesor i politikes shqiptare.


Ikja e Prof Servet Pellumbit ndjehet si mungesa e një ekuilibri që rrallë ndërtohet,

Dhe vështirë të zëvendëzëvendësohet

Ka ikur një burrë i mëncur, zëri i qetë i matur i mendimit dhe një prezencë që nuk kërkonte kurrë të dominonte.


Servet Pëllumbi mbetet në historine e Shqiperisë si një figurë e madhe, Akademike, politike dhe thellësisht njerëzore, me një dashuri, perkushtim serioz per shqipërinë në një kohë të trazuar.


Ai u ngrit me peshën e dijes dhe dinjitetit.

Ai ishte i thellë , me shumë autoritet dhe aspak fjalë të kota.


Jetoi e punoi me seriozitet në thelb, me një peshë të rrallë morale dhe intelektuale duke sjelle frymezim respekt e besim.


Servet Pëllumbi (1937–2026) mbetet një nga ato figura që maten me integritetin e larte, urtësinë dhe dinjitetin e brendshëm që lanë gjurmë në historinë dhe politiken shqiptare.


I lindur në Korçë, ai u formua në Universitetin e Shën Petersburgut, ku u titullua Doktor i Shkencave në Letërsi.

Ky formim akademik me arritje , ne mënyrën e të menduarit te qetë, analitik te thellë e të matur.


Rrugën e dijes e nisi si pedagog në Institutin Pedagogjik të Korçës (1960–1963) dhe më pas në Universitetin e Tiranës, deri në vitin 1977, ku u shqua si një figurë e urtë, e qetë, e përmbajtur, thellësisht bashkëpunuese dhe e respektuar.

Në këtë periudhë u konsolidua edhe identiteti i tij publik si “Profesori”, një emër që u kthye në emblemë respekti dhe autoriteti moral akademik e shoqëror.


Në jetën politike, hyn pas vitit 1977. Me ndryshimet demokratike, u bë një nga themeluesit e Partisë Socialiste, duke mbajtur detyrën e nënkryetarit të saj (1990–1996), ku u dallua për qasje bashkëpunuese, maturi të lartë politike dhe aftësi për të ndërtuar dialog në një kohë përplasjesh të forta historike.


Kulmi institucional i karrierës së tij ishte detyra e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë (1997–2001), në një nga periudhat më të ndjeshme të shtetit shqiptar. Ai u shqua si një figurë e ekuilibruar, e matur, e urtë dhe me autoritet të natyrshëm moral, që i dha Kuvendit stabilitet dhe dinjitet.


Në jetën publike dhe intelektuale, Pëllumbi mbeti një zë i drejtë i besueshëm dhe thellësisht reflektues, një mendje e ndritur që nuk impononte.

Ai përfaqësonte një lloj politikani që sot rrallë gjendet: i thjeshtë në sjellje, i madh në mendim, i pastër në qëndrim, i drejtë ne vendim.


Ndër veprat e tij më të njohura janë:

“Pluralizmi politik”

“Për demokracinë”

“Sfidat e tranzicionit”

“Refleksione mbi shtetin dhe shoqërinë”

Në këto shkrime, ai artikulonte një filozofi politike ku shteti kuptohet si përgjegjësi, dialog dhe ekuilibër.


Gjatë jetës së tij u vlerësua gjerësisht si një nga figurat më me integritet të lartë, të urta, të përmbajtura, të ekuilibruara dhe thellësisht bashkëpunuese të tranzicionit shqiptar.

Ai la pas një imazh të rrallë: atë të një njeriu që nuk e ngriti veten mbi të tjerët, dhe mori me vehte respektin e të gjitheve përmes karakterit.


Në kujtesën publike, Servet Pëllumbi mbetet një emblemë e udherrëfimit, e urtësisë politike dhe e mendimit të matur, një figurë që solli kulturë, qetësi në debat dhe thellësi në reflektim, një prani që i dha politikës shqiptare një dimension më njerëzor dhe më të kultivuar.

Dhe në fund, mbetet madheshtia e tij e vertetë.


Pushofsh ne kopshtin e parajses Prof!

R.I.P Prof.Servet Pëllumbi.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2026

bottom of page