top of page

Restaurohet në 4K filmi “Kapedani”, Rama: Xhevahiri i artit shqiptar, i paprekshëm për të gjithë

Updated: Oct 9, 2024


ree


Restaurohet në 4K filmi “Kapedani”, Rama: Xhevahiri i artit shqiptar, i paprekshëm për të gjithë brezat (VIDEO)

Nga OraNews

Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 21:06

Restaurohet në 4K filmi “Kapedani”, Rama: Xhevahiri i artit


Filmi “Kapedani” i është nënshtruar restaurimit në 4K duke u futur në arkivën e dixhitalizuar. Restaurimi dixhital i filmit “Kapedani” u bë i mundur falë projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”.


Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar restaurimin e këtij filmi si një xhevahir të paprekshëm për mediat.


“Edhe filmi ikonë “KAPEDANI” iu nënshtrua restaurimit në 4K, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat. Pas premierës sot, në orën 19:00 në kinema Milenium ku biletat janë falas mund ta shihni edhe në www.aqshf.gov.al”, shkruan Rama.


I realizuar në 1972 me regji të Muharrem Fejzo dhe Feim Hoshafi, filmi do të jepet këtë të martë (24 shtator) në nder të 88-vjetorit të lindjes së aktorit Albert Vërria (1936-2015).


Premiera e variantit të restauruar të filmit “Kapedani”, do mbahet si pjesë e programit TIFF Classics të Tirana International Film Festival (TIFF). Filmi do të shfaqet më 24 shtator 2024, ne Kinema Millennium, me titra në anglisht.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page