Revista Prestige përshëndet miratimin me konsensus të Rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në . 🇦🇱🤝🇪🇺.
- 4 days ago
- 1 min read
Revista Prestige përshëndet miratimin me konsensus të Rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në . 🇦🇱🤝🇪🇺.
Konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për këtë rezolutë përbën një moment të rëndësishëm për politikën shqiptare dhe për të ardhmen evropiane të vendit.
Shqipëria ka privilegjin që të gjitha forcat politike, pa përjashtim, e konsiderojnë integrimin në Bashkimin Evropian si një prioritet kombëtar.
Ky unitet dëshmon se për çështjet madhore që lidhen me interesin kombëtar, politika shqiptare di të ngrihet mbi dallimet e saj.
Konsensusi nuk është shenjë dobësie, por tregues i pjekurisë demokratike dhe i përgjegjësisë shtetërore.
Ai forcon institucionet, rrit besueshmërinë e vendit dhe i jep Shqipërisë një zë më të fortë në marrëdhëniet me partnerët evropianë.
Në këto raste nuk ka fitues dhe humbës politikë; fiton Shqipëria.
Kur bashkohemi për objektiva strategjikë, i shërbejmë më mirë qytetarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.
Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet projekti më i rëndësishëm kombëtar.
Mbi këtë aspiratë, Shqipëria duhet të ecë përpara me vendosmëri, unitet dhe besim.


