top of page

Rita Ora i bën jehonë kinematografisë së Kosovës dhe Shqipërisë në “Go East Film Festival”

Updated: Jul 3, 2024



ree

LAST UPDATED: 29/04/2024 12:47 PM


Suksesi i kinematografisë nga Kosova dhe Shqipëria është vendosur në fokus të goEast Film Festival.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka dalë në mbështetje të krijimtarisë kinematografike të Kosovës dhe Shqipërisë e cila është vendosur në fokus të goEast Film Festival.


“Një mbështetje e veçantë për këtë fokus ka ardhur nga këngëtarja me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar kinemanë nga Shqipëria dhe Kosova, duke u bërë një ambasadore e fuqishme për filmin dhe kulturën e këtyre dy vendeve. Kjo mbështetje ka sjellë vëmendje të shtuar ndaj seksionit dhe ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për kinemanë nga Kosova dhe Shqipëria”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Në video-klipin përcjellës Rita Ora u shpreh se “ndjehem shumë e nderuar që jam mbesa e Besim Sahatçiut, që është njëri nga regjisorët krijimtarinë e të cilit ju do ta shihni, nese nuk i keni parë tashmë filmat e tij legjendarë, Blerta Zeqiri falemnderit që ke vendosur këtë themel kaq të bukur. Në këtë moment jam shumë krenare që jam një Sahatçiu dhe lutem shumë që ta vazhdojmë ta kemi lirinë tonë për t’u shprehur”.


“GoEast Film Festival këtë vit pati një seksion të veçantë të quajtur “Albanien und Kosovo: Fokus”, që është dedikuar për kinemanë nga Kosova dhe Shqipëria. Ky seksion është krijuar për të shfaqur një përzgjedhje të filmave të shkëlqyer nga këto dy vende, duke ofruar një platformë për të eksploruar kinemanë e tyre dhe për të prezantuar tregime dhe perspektiva unike”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

“Në këtë seksion, janë shfaqur një përzgjedhje e filmave nga Kosova dhe Shqipëria, duke përfshirë titujt si: “Era dhe lisi” nga Faruk Begolli, “I dashur armik”, “Daullet e Rezistencës”, “The Guardian”, “Another Day”, “Daybreak”, “117” nga Besim Sahatçiu, “Në kërkim të Veneres” nga Norika Sefa dhe “I Love You More” nga Erblin Nushi. Këta filma përfaqësojnë një gamë të gjerë zhanresh, përfshirë drama, komedi dhe dokumentarë”,

 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page