top of page

Rita Ora në stilin e Hollywoodit të vjetë Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka sjellë një pamje të inspiruar nga shkëlqimi e glamuri i Hollywoodit të vjetër.DailyMail.

ree
ree





Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka sjellë një pamje të inspiruar nga shkëlqimi e glamuri i Hollywoodit të vjetër.DailyMail ka shkruar se ajo ka shpërndarë fotografi të veshjes së saj në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram përpara fillimit të sezonit të 13-të të spektkalit “The Masked Singer”, ku ajo është pjesëtare e jurisë.

“Dhe jemi rikthyer në Masked Singer në Fox @maskedsingerfox! Sezoni 13 do të jetë i pabesueshëm, kush po na bashkohet sonte në orën 20:00 ET në @foxtv?”, ka shkruar ajo.

Kjo është hera e parë që Ora është pjesë e versionit amerikan të shfaqjes, pasi në vitin 2023 ajo zëvendësoi këngëtaren Nicole Scherzinger, e cila la programin për t’u shfaqur në projektin filmik “West End” me shfaqjen e njohur “Sunset Boulevard”.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndërkohë, Ora ka qenë pjesë e jurisë së shfaqjes në versionin britanik që nga fillimi i saj në vitin 2020, para se të zëvendësohej nga Maya Jama këtë vit.

Në fotografi, ylli shihet me fustan të zi pa mëngë, të mbuluar krejtësisht me sedefe. 

Fustani kishte një dekolte të thellë dhe dy broshe të ndritshme, një në vijën e gjoksit dhe një tjetër në bel.Pjesa e sipërme ishte e mbuluar me një material të fortë, ndërsa fundi kishte një hapje të lartë në këmbë.

Për të shtuar më shumë shkëlqim, Ora ka zgjedhur aksesorë, përfshirë një qafore të trashë  të mbushur me gurë dhe një tjetër varëse po ashtu me gurë, së bashku me disa unaza. 

Ashtu si veshja, edhe stilimi i flokëve ishte inspirim nga glamuri .

 
 

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page