top of page

Saimir Pirgu mahnit mbi 50 mijë spektatorë, “Opera për të gjithë” në qiellin e hapur të Zyrihut, mahnit mbi 50 mijë spektatorë, “Opera për të gjithë”,

Ylli shqiptar, tenori Saimir Pirgu shkëlqen në “Opera për të gjithë”, në Cyrih


E HËNË 17 QERSHOR 2024, 17:05





ree

ree

Ylli shqiptar, tenori Saimir Pirgu shkëlqen në “Opera për


Ylli shqiptar, tenori Saimir Pirgu shkëlqeu këtë herë në “Opera për të gjithë”, një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në Cyrih. Më 15 qershor u vu në skenën e hapur në Sechseläutenplatz, opera e famshme, "Carmen" nga Georges Bizet, në të cilën rolin kryesor e ka ylli shqiptar, tenori Saimir Pirgu.


Ylli shqiptar, tenori Saimir Pirgu shkëlqen në “Opera për


Tenori Pirgu ishte në rolin Don José dhe padyshim që dhuroi një performancë që ka për të mbetur gjatë në kujtesën e gjithë të pranishmëve. Ndërkohë roli i Carmen u interpretua nga Marina Viotti, regjia e operës nga Andreas Homoki dhe drejtimi muzikor nga Gianandrea Noseda.


Ylli shqiptar, tenori Saimir Pirgu shkëlqen në “Opera për


Pjesëmarrja në këtë opera i kaloi çdo pritshmëri, pasi u mblodhën më shumë se 50 mijë veta në Sechseläutenplatz dhe 10 mijë e ndoqën online. Kjo falë magjisë që të dhuron interpretimi i mrekullueshëm i tenorit tonë që të gozhdon nga fillimi deri në fund.


ree


Pak javë më parë opera “Carmen” u vu në Operën e Zyrihut. Ishte një sukses i madh i tenorit tonë që na bëri krenarë. Ylli shqiptar ka korrur suksese të njëpasnjëshme me rolet e tij në operat më të famshme që luhen në skenat e operave më në zë të botës. Tenori Pirgu rrëmbeu duartrokitjet pafundme të publikut në Operën Mbretërore të Londrës, me operën “La Boheme”, shkëlqeu me operën “Ernani”, në Festivalin Bregenz dhe triumfoi me “Carmen” në Operën e Zyrihut dhe së fundmi në sheshin Sechseläutenplatz, me rolin e tij si Don José mahniti mijëra vizitorë që po e ndiqnin live ndërsa ai performonte. Shqipëria është krenare për ty Saimir Pirgu!/K.C/dritare.net

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page