top of page

Shqipëria turistike në televizionin më të ndjekur francez: Është Eldorado e Europës, çmime të lira dhe…

  • Aug 21, 2024
  • 1 min read

Updated: Aug 23, 2024


ree


Shqipëria turistike në televizionin më të ndjekur francez: Është Eldorado e Europës, çmime të lira .


Madje, Shqipëria cilësohet si Eldorado e Europës, ku miliona turistë e kanë vizituar dhe janë mahnitur.


Kjo ëhstë Shqipëria turistike, pavarësisht se disa nga intervistuesit në reportazhin e TF1, shpreheshin se para se të udhëtonin në Shqipëri i kishin thënë që të mos shkonin pasi atje ka mafie. Por ajo çka turistët kanë gjetur është krejt tjetër nga ajo që i thuhej.


Të joshur nga çmimet e ulëta, tursitët nga e gjithë Bota, zbarkojnë në Shqipëri, vijon reportazhi, duke theksuar se janë 10 mln turistë, ose dy herë më shumë se dy vite më parë.


Reportazhi i televizionit francez përmbledh intervista me turistë që kanë vizituar Shqipërinë, bregdetin shqiptar, dhe shfaqen teksa argëtohen, pavarësisht moshës së tyre.


“Karkaleca të vegjël dhe oktapod në një rizoto… Dy pjata të para dhe një ëmbëlsirë”, thuhet në reportazh, referuar menusë së ushqimit të zgjedhur nga grupe turistësh.


Në postimin e Kryeministrit thuhet se në ekranet franceze, Shqipëria hynte vetëm për ndonjë lajm a fjalë të keqe, si një stereotip i negatives në median ndërkombëtare, për një vend të keqtrajtuar gjatë që sot po fiton përditë statusin e ri të një destinacioni turistik të shumëkërkuar, ku vazhdon një transformim i pandalshëm.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page