top of page

“Sounds of Unity”, muzika bashkon artistët në Ditën e Kombeve të Bashkuara

  • Oct 26, 2024
  • 1 min read

ree


“Sounds of Unity”, muzika bashkon artistët në Ditën e Kombeve të Bashkuara

Nga Ermira Isufaj -25/10/2024


TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Një koncert i paharrueshëm ka “festuar” përmes fuqisë së muzikës bashkimin e njerëzve në Ditën e Kombeve të Bashkuara. Si pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare në Shqipëri, duke sjellë një përzierje unike talentesh dhe shpirt komunitar, ky koncert ka marrë vëmendjen e shumë artistëve dhe artdashësve shqiptarë dhe të huaj.


“Koncerti nisi me AJS Quartet, që solli një kombinim të jashtëzakonshëm të Jazz-it dhe Ethno Jazz-it. Më pas, Kori i Tiranës u bashkua me korin “Joy of Singing”, i përbërë nga individë me vështirësi në shikim, dhe Korin e Fëmijëve, duke e kthyer mbrëmjen në një festë magjike plot emocion. Publiku u përfshi në çdo notë muzikore, duke krijuar një atmosferë të veçantë. Muzika, emocionet dhe repertori me këngët më të bukura botërore e shqiptare na bashkuan të gjithëve në një natë që do të mbahet mend gjatë”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page