top of page

Teatri i Operës dhe Baletit mbyll vitin 2024 me veprën “Arrëthyesi” dhe muzikën e Çajkovskit

  • Dec 31, 2024
  • 2 min read

Teatri i Operës dhe Baletit mbyll vitin 2024 me veprën “Arrëthyesi” dhe muzikën e Çajkovskit




Nga Julia Vrapi

Baleti “Arrëthyesi” me muzikën e Çajkovskit është dhe shfaqja e fundit për vitin 2024 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një kryevepër e baletit klasik do të ngjitet dhe këtë mbrëmje në skenë, ku teatri mbyll dhe vitin me muzikën e Çajkovskit. Kjo kryevepër e baletit klasik vjen në skenë me koreografi të re nga Edi Blloshmi, njëkohësisht dhe drejtor artistik i baletit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku Orkestra Simfonike e TKOB-së është nën dirigjimin e maestro Sergio Alapont. Shkruar nga Pyotr Ilyich Tchaikovsky baleti me dy akte është bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush” nga E.T.A. Hoffmann, libreti sipas Marius Petipa.

Historia rrjedh nga tregimi “Arrëthyesi dhe Mbreti i minjve” i Ernst Theodor Amadeus Hoffmann. Baleti ishte në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në mbrëmjet e datave 23-24-26-27-29 dhe do të jetë dhe këtë të hënë mbrëmjen e 30 dhjetorit në orën 19:00. Në skenë solistët dhe trupa e baletit, baletmaestër Alisa Gjoni. Kostumet te “Arrëthyesi” janë dizenjuara nga kostumografia Edlira Qyshka. Çajkovski kompozoi muzikën e baletit mes viteve 1891 e 1892. Vënia e parë skenike që u realizua në të njëjtën kohë me operën “Iolanta”, po e kompozitorit Çajkovski, u realizua në 18 dhjetor 1892 pranë teatrit “Mariinskij” të Shën Pjetërburgut në Rusi.

Shikueshmëria në teatër

“Baleti “Arrëthyesi” është një nga krijimet më të bukura të repertorit klasik botëror. Por “Arrëthyesi” me muzikën e Çajkovskit është një nga shfaqjet, që ka shënuar sukses edhe në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Nga vetë institucioni dhe më parë është bërë me dije, që ka pasur një interesim të madh për të blerë biletat për veprën me muzikën e Çajkovskit. ““Arrëthyesi” ka thyer çdo rekord shikueshmërie në TKOBAP, duke shitur të gjitha biletat për të gjitha netët e shfaqjes më shumë se një javë përpara premierës”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.

Më parë këtë muaj trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ishte me baletin klasik “Arrëthyesi” edhe në skenat italiane. Me elegancën dhe mjeshtërinë e tyre, balerinët tanë ishin në disa nga teatrot më të njohura të Venecias, duke përcjellë historinë magjike të Klarës dhe Arrëthyesit. Vepra e baletit “Arrëthyesi” erdhi me një koreografi të re në skenën tonë nga Edi Blloshmi, koreograf që ka një aktivitet artistik ndërkombëtar. Lindur në Tiranë, Shqipëri, ai nisi formimin e tij artistik në Shkollën Kombëtare të Baletit dhe më pas vazhdoi studimet në National Ballet School of Canada.

Edi Blloshmi ka kontribuuar në shumë krijime koreografike dhe ka dhënë mësim në teatro prestigjioze si Opera de Lyon, Ballet de Geneve, Ballet Preljocaj, Les Grands Ballets Canadiens de Montreal, etj. Me muzikën e Çajkovskit dhe veprën “Arrëthyesi” TKOB mbyll këtë vit, ku përgjatë 12 muajve janë vënë në skenë shfaqje të ndryshme baleti dhe opera, ku nuk kanë munguar dhe koncerte apo dhe aktivitete të tjera.

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page