top of page

Tradita e tavaneve dekorative në banesat karakteristike të Beratit

  • May 8, 2024
  • 1 min read

Tradita e tavaneve dekorative në banesat karakteristike të Beratit


ree

Tavanet dekorative janë tipike të shtëpive të moçme të Beratit. Mjeshtrat e dikurshëm të përpunimit të drurit e ngritën artin e gdhendjes në shkallë shumë të lartë dhe krijuan vepra të vërteta artistike. Një pjesë e madhe e tyre ka mundur t’i mbijetojë kohës. DRTK Berat sjell si shembull të këtyre perlave të mjeshtërve beratas, tavanin e banesës së Spiro Angjeliut, Monument Kulture, Kategoria I. Banesa gjendet në lagjen Goricë të Beratit.

Banesa e Spiro Angjeliut hyn në tipologjinë e banesës me çardak në qendër, shembull mjaft interesant i arkitekturës popullore në Berat. Ky tip banese e merr emërtimin nga njësia kryesore kompozicionale, çardaku, i cili me vendin dhe me funksionet e tij luan një rol të dorës së parë në karakterizimin e banesës.

Para disa vjetësh, banesa i është nënshtruar një restaurimi nga specialistët e DRTK Berat, të cilët riparuan çatinë me miratimin përkatës nga institucionet e specializuara: Këshilli Shkencor në IMK e Këshilli Kombëtar i Restaurimeve pranë Ministrisë së Kulturës.


po.al appstore

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page