top of page

Tërësisht i transformuar, Gonxhja: Mozaiku i Tiranës, qendër edukimi e inovacioni

  • Dec 31, 2024
  • 1 min read




ree

Tërësisht i transformuar, Gonxhja: Mozaiku i Tiranës, qendër edukimi e inovacioni

Nga edlira.ruzi



TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Mozaiku i Tiranës tashmë është transformuar tërësisht.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale pamjet e këtij transformimi duke njoftuar edhe përfundimin e punimeve në qendrën e re të Mozaikut të Tiranës, i cili tashmë është gati të hapë dyert për publikun.


Ky projekt unik do të sjellë më pranë qytetarëve dhe turistëve mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe antikitetit të vonë, të ruajtur në sitet tona më të rëndësishme si Apollonia, Butrinti, Bylis, Durrësi, Elbasani, dhe shumë të tjera.


Duke pasur parasysh se mozaikët origjinalë janë të ekspozuar ndaj rreziqeve atmosferike, Mozaiku i Tiranës do të ofrojë një platformë që do të mundësojë ekspozimin e tyre në kushte optimale, me një grafik të mirëpërcaktuar vjetor.


Ky projekt është konceptuar si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët. Arkeologët thonë se këtu u ngrit një vilë romake që në shekullin III pas Krishtit. Gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi në bllokun “Partizani”, në vitin 1972, u hasën rrënojat e kësaj ndërtese antike.


Me të filluar gërmimet, arkeologët nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti i Historisë, zbuluan se ambientet ishin të shtruara me mozaik, ku u konstatua edhe prania e ambienteve të një kishe të kultit kristian.


/a.f/


Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.Nga edlira.ruzi

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page