top of page

Rama në OKB: Kosova nuk mund të mbahet peng, pesë shtete anëtare të BE nuk e njohinKryeministri i Shqipërisë,

  • Sep 29, 2024
  • 1 min read

Updated: Nov 5, 2024


Rama në OKB: Kosova nuk mund të mbahet peng, pesë shtete anëtare të BE nuk e njohin

28 Shtator, 2024 - 12:32 pm

27Shares

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe vend aspirant për anëtar të komunitetit euroatlantik.

Këto komente Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku tha se ata që përpiqen të heqin paralele mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës, gabohen.

Ai gjithashtu u shpreh se  Kosova nuk mund të mbahet peng nga askush dhe i bëri thirrje 5 shteteve të BE-së që ta njohin pavarësinë e saj.

“Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për qëllim të shpërqëndrojnë këdo që është e mundur dhe opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund të zbehin të vërtetën, Kosova është tashmë pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare e aspirantë e komunitetit euroatlantik, e nuk duhet të mbahet peng nga askush, me pretendime dhe justifikime të rreme, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën me të drejtë në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”, tha Rama./Euronews.al

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page