top of page

Ura e Kaçarellos, monumenti i kulturës për t’u vizituar në Dropull

Ura e Kaçarellos, monumenti i kulturës për t’u vizituar në Dropull




ree

Ura e Kaçarellos, monumenti i kulturës për t’u vizituar


Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ndau online një album fotografik të një prej monumenteve të kulturës që ndodhet në zonën e thellë të Pogonit, pranë fshatit Hllomo në Bashkinë Dropull.


Bëhet fjalë për Urën e Kaçarellos, Monument Kulture, Kategoria I, e cila tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj.


Në Pogon rruga nga Sopiku në Hllomo kalon mbi lumin e Kaçarellos mbi të cilin ngrihet ura e Kaçarellos.


Kjo urë është e ndërtuar me dy harqe me qemer rrethor. Harku kryesor i djathti, ka hapësirë drite 16 metra, mbi të cilin ura lartësohet.


Qemeri i harkut kryesor është i dyfishtë 1,05 m.



Parashikimi i motit për sot/ ''Ferri'' zbret në tokë, temperaturat priten të shkojnë deri në...

Nga të dy ballët ky qemer ka nga tetë ganxha që lidhin gurët fqinjë për të mos lejuar shkëputjen tërthore.


Harku i majtë është po rrethor me qemer të dyfishtë (0,90 m) dhe me hapësirë drite 8m.


Këmba ndërmjet dy harqeve në pjesën e poshtme nga të dy anët është trajtuar me majë, për çarjen e rrjedhës së ujit.


Në pjesën e sipërme të këmbës, nga të dy anët, janë hapur dy kamare për mbishkrime por në to nuk ruhet gjë.


Këmba është e punuar me pllaka shtufi me trashësi të vogël, me fuga thuajse të rregullta.


Gjatësia e urës gjatë kalldrëmit arrin 36 metra.


Kalldrëmi me gjerësi 2,9 m është punuar me pllaka shtufi të vendosura këlliç të ndërprera cdo 80 cm, me shkallëzime tërthore.


Kalldrëmi është i siguruar anash me parapet tipik të kohës së Ali Pashë Tepelenës, kollona guri 0,80 m të larta të ngulura cdo 0,50 m në murin e qemerit të urës e me hapësirën midis tyre të mbushur.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page