top of page

Ura e mesit në Shkodër një atraksion i vecantë i turistëve të huaj.

  • Feb 13, 2024
  • 2 min read

Updated: Jul 3, 2024


ree

Shqipëria ka shumë vende dhe atraksione, interesante për turistët. Një ndër to është edhe “ Ura e Mesit” në Shkodër.

Turistët e huaj që zgjedhin të vizitojnë Shkodrën, është e pamundur të mos kalojnë dhe të vizitojnë Urën e Mesit.

Një atraksion i veçantë është kthyer edhe për turistët vendas dhe sigurisht shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës.

Ura e Mesit është kthyer dhe në një pikë tërheqëse për turistët e huaj që përzgjedhin të vizitojnë qytetin e Shkodrës.

Për të huajt, artitektura e urës mbi lumin Kir është intriguese: e gjitha me gurë të latuar dhe pllaka guri.

Turistët janë kryesisht nga Rusia, Çekia, Polonia, Austria, Gjermania, Anglia, etj.

Gjatë një viti Urën e Mesit e vizitojnë më shumë se 3 mijë turistë të huaj, shifër kjo që pritet të rritet nga viti në vit.

Të dhëna mbi urën

Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera t�

Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë . Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

Ura e Mesit

Në bazë shikohet qartë se nuk është lineare. Por merr një anim prej 14° drejt anës së ulët rreth 5 m në të djathtë të harkut të madh. E detyruar nga shkëmbijt e shtratit të lumit. Mund të shohim prej teknikave të ndërtimit se Ura e Mesit ka dy faza ndërtimi. Faza e parë pau ndërtimin e harkut qëndror dhe 3 tjerëve pranë, dy në të majtë e një në të djathtë. Në fazën e dytë të ndërtimit, Kiri mbuloj urën dhe si pasojë u ndërtuan harqet e vogla si ndihmesë në secilin skaj. Sot ura ka 13 harqe. Më i madhi në qendër, ka një pasqyrë prej 21.5 m, i mbajtur nga brinjë dyfishe me gjërësi 1,08 m. Ura ka pësuar shumë dëme nga koha, moti dhe vërshimet e lumit[1], por në Maj 2010 u mundësua përfundimi i rinkonstriksionit të urës.


 PRESTIGE

Wellcome  at Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë dixhitale online dhe ne printuare njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të iprofesionisteve ne fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus The best , kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron promovimin e  alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin.

Revista ka 100 faqe te perditesuara.

ndihmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale, dhe ploteson pontecialin tuaj Revista shfaqet si një thesar njohurish  enciklopedike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page