top of page

“Vajza me vëth perle”, vepra me impaktin më të madh te truri i njeriut

  • Dec 6, 2024
  • 1 min read

ree



“Vajza me vëth perle”, vepra me impaktin më të madh te truri i njeriut


Arti arrin të tërheqë syrin e spektatorit, dhe në mënyrë të veçantë një pikturë. Bëhet fjalë për kryeveprën e autorit holandez Jan Veermer, “Vajza me vëth perle” e viteve 1600, e cila rezulton të jetë hipnotizuese për këdo që e vëzhgon. Sipas një studimi del në pah që kjo pikturë ka impaktin më të madh në krahasim me çdo vepër tjetër tek truri i njeriut.


Vermeer ka ditur të shfrytëzojë një fenomen shumë të njohur për psikologët, që është pikërisht fakti që truri human është i tërhequr në mënyrë natyrale nga fytyrat, nga ekspresioni i syve dhe gojës, duke aktivizuar tek vrojtuesi Ciklin e Vëmendjes së Theksuar, që është një rreth vicioz që tërheq syrin fillimisht tek vështrimi, më pas tek goja e tek drita e vëthit, gje që përsëritet në mënyrë ciklike.


Reagimin e vëmendjes e shkakton piktura veçanërisht në punimet origjinale të veprave të mëdha, dhe aty ku në qendër është fytyra njerëzore, përgjigjja emotive cerebrale është 10 herë më e lartë. Një grup kërkuesish të Universitetit të Amsterdam kanë vëzhguar aktivitetin e trurit të shumë vizitorëve në Muzeun e Hagës dhe reagimi cerebral është mjaft i lartë, dhe në rastin e “Vajzës me vëth perle”, është edhe më intensiv dhe ndalesa përballë veprës është shumë më e gjatë.


Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page