top of page

Voskopoja kryeqendra e juglindjes së vendit njihet si një nga fshatrat më të rëndësishëm turistikë jo vetëm në rajonin e juglindjes por në të gjithë Shqipërinë.


ree


Voskopoja kryeqendra e juglindjes së vendit njihet si një nga fshatrat më të rëndësishëm turistikë jo vetëm në rajonin e juglindjes por në të gjithë Shqipërinë.


Nga ana e bashkisë Korçë vlerësohet si fshati model i turizmit. Jo vetëm për trashëgiminë historike e kulturore, traditat e klimën e shëndetshme po edhe investimet në infrastrukturë. Rreth 3 milion dollarë investime janë kryer në Voskopojë këto vitet e fundit.



ree

Burime të bashkisë Korçë sqaruan se këto investime janë realizuar për afro 33 mijë metra katror rrugë, ndriçimin publik, qëndrën e re shëndetësore dhe restaurimin e të paktën 4 kishave.



Projekti i investimeve ka përfshirë edhe shkollën e Voskopojës. Banorët nga ana e tyre kanë financuar të ardhurat në bujtina apo shërbime që kanë në fokus turizmin. Falë këtyre investimeve, Voskopoja vlerësohet si fshati i shëndruar në modelin e turizmit.


Ndërkaq, Voskopoja është përfshirë në programin e 100 fshatrave turistikë krahas fshatrave të Dardhës, Drenovës e Boboshticës në zonën e Korçës. Pas investimeve mbi 3 milion dollarë që e kanë trasformuar në modelin e fshatit turistik, Voskopoja mirëpret zbatimin e projektit të 100 fshatrave që ka vendosur të zbatojë qeveria shqiptare.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page