top of page

Ylli i popit Dua Lipa ambasadore e kulturës Shqiptare në botë

Updated: Jun 5, 2024


ree


ree




“Ylli i popit Dua Lipa ka marre nënshtetësinë shqiptare, ambasadore nderi e Kosoves tashmë, definivisht eshtë  Ambasadore e kultures shqiptare në mbarë botën si artiste shqiptare


Dua Lipa 


 Ajo është këngëtare shumë e njohur.

Kendon kryesisht pop. Dua Lipa është një këngëtare, kompozitore, modele me prejardhje shqiptare qe kendon ne gjuhen angleze. 

Albumi i saj debutues ka dalë në qërshor të vitit 2017. Prindërit e saj, të cilët janë shqiptarë nga Kosovës, kishin lënë Prishtinën në vitet e 90-te. Kur Dua ishte 13 vjecare ajo u zhvendos me familjen e saj në Kosovë gjate kohës kur shteti shpalli pavarësinë nga Serbia, mirëpo në moshën 15 vjeçare ajo u kthye sërish në Londër e vetme sepse deshironte ta realizojë deshiren e saj te flaktë mbi muzikën gjerësisht të ndërtojë një karrierë në muzikë.


Ajo ndoqi mësimet në drejtimin e arteve performuese pranë shkollës dhe teatrit "Sylvia Young".

Ajo gjithashtu modeloi qe nga mosha 16 vjeçare. Babai i saj, Dukagjin Lipa, ishte dikur një muzikant rok i cili bënte pjesë në rok-grupin shqiptar "ODA". Kështu Dua u rrit pranë muzikës.


Në moshën 14 vjecare ajo filloi të merret me kompozime.


Artistet si Nelly Furtado e Christina Aguilera ishin idolët e saj. Këngët e saja të preferuara filloi ti këndonte ne YouTube, gje e cila ishte shkak që të binte ne sy të disa producentëve anglez. Pas zbulimit të talentit të saj, ajo nënshkroi kontratë me një ndër kompanitë më të rëndësishme muzikore në botë, Warner Bros. Music. Që atëherë, e menaxhuar nga ekipi i njejtë qe menaxhon edhe Lana Del Rey, Dua filloi të punojë mbi albumin e saj.

Më datë 21 Gusht 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "New Love". Kënga arriti që Duës ti njihet zëri dhe të krijoheshin fansa nga gjithandej. "New Love" gjithashtu ra edhe ne sy te ekipit Maroon 5 të cilët e postuan në Twitter shoqeruar me një kompliment ndaj artistes.

Më datë 29 Tetor 2015, Dua Lipa publikon videoklipin "Be The One". Kjo është kënga e cila e bëri Dua Lipën me të vërtetë të njohur. Kjo këngë në arriti shumë tituj të rëndësishëm si "Sound of BBC", arritje e cila rrallë është arritur, edhe nga artistë të famshëm botërorë. Stili i saj muzikor, të cilin e përshkruan si "pop të errët", e bëri "Be The One" të dëgjohet mbi 100 milion herë vetëm në YouTube.

Më datë 18 Shkurt 2016, Dua Lipa publikon videoklipin "Last Dance".

Më datë 6 Maj 2016, Dua Lipa publikon videoklipin "Hotter Than Hell". Ajo vazhdon sukseshem me koncerte neper bote dhe aktivitetin si artiste yll.

 REVISTA  PRESTIGE

Revista Prestige është një platformë dixhitale kulturore dhe edukative që ofron info të thella dhe të larmishme nga te  gjitha fushat.
Ajo prezanton, nderon, kujton dhe promovon figura të shquara shqiptare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë, inteligjencës dhe kujtesës njerëzore.

REVISTA PRESTIGE është anëtare e platformes akademike  ACADEMIA EDU me mbi 15,770 universitete dhe 270 milion anëtarë e studiues.
 

© Revista Prestige 2023 - 2025

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page