top of page

Search Results

Results found for ""

  • Dr Bunilda Kekezi. Sot punon Mjeke Specialiste RehabilitimiPolikliniken e Specialiteteve Nr.3 Tirane.Mjaft humane, e qetë e dashur model i një njeriu të mirë, për të gjithë publikun ne sherbim.

    Dr Bunilda Kekezi ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Tiranes. Sot punon Mjeke Specialiste Rehabilitimi Polikliniken e Specialiteteve Nr.3 Tirane. Eshtë nje mjeke me mirsjellje dhe disponibilitet e përkushtim te lartë.

  • Dr. Brunilda Shiroka profili mjeke familje.E ushtron kete profesion prej 32 vitesh me shume dashuri e perkushtim në qëndren shendetesore nr 3, 

    Dr. Brunilda Shiroka  Ka studiuar dhe është diplomuar ne Fakultetin e mjekesise ne Universitetin e Tiranes. Bruna punon në profesionin mjeke, profili mjeke familje.   Prej 10 vitesh Dr Brunilda është drejtuese e kesaj qendre.

  • Dr. Loreta Agolli Mjeke specialiste per semundjet e mushkrive( pneumologe) prane QRS- SHN TIRANE( Qender rajonale spitalore Shfqet Ndroqi)

    Dr.Loreta Agolli. Ka kryer studimet dhe është Diplomuar ne vitin 1991 ne Fakultetin e mjekesise Tiranë. Me nje eksperience te mire pune prej 30 vitesh. Ka kryer nje sere kualifikimesh mjekesore, kurse master shkencor, si dhe ka mbrojtur dizertacionin per doctorature. Aktualisht Mjeke specialiste per semundjet e mushkrive( pneumologe) prane QRS- SHN TIRANE( Qender rajonale spitalore Shfqet Ndroqi) Anëtare shoqates së mjekeve pneumolloge Shqiptarë. Anëtare shoqatës së Respiratorëve Europianë. Eshtë dalluar si një mjeke e perkushtuar, humane dhe disponibël.

  • Shqiptarja Dua Lipa ka fituar çmimin Best Pop Act” në BRIT Awards 2024. Kështu duke shënuar një moment historik në karrierë

    Dua Lipa fiton çmimin “Best Pop Act” në BRIT Awards 2024 Shqiptarja Dua Lipa ka fituar çmimin Best Pop Act” në BRIT Awards 2024. Kështu duke shënuar një moment historik në karrierë Dua Lipa ka fituar çmimin Best Pop Act” në BRIT Awards 2024, shkruan nje faqe të re historie në karrierë. Në ceremoninë vezulluese të BRIT Awards 2024 më 2 mars, Dua Lipa fitoi çmimin “Best Pop Act”, duke shkruajtur nje faqe të re në historinë e rëndësishëme në karrierën e saj të shquar. Ylli i pop-it konkurroi me një performancë të shkëlqyer në nje garë e ashpër nga artistë të shquar si Raye dhe Charli XCX, duke mahnitur audiencën me momentin e saj të çmimeve dhe me një paraqitje magjepsëse hapëse. Fitorja e Duas është një tregues i popullaritetit të saj dhe frymës novatore që ajo sjell në skenën e muzikës pop. Viti 2024 ka qenë një vit flamuri për Dua Lipën.Yjet kanë qënë në anën e saj , nga kënga e saj në krye të listës “Dance the Night” nga kolona zanore “Barbie” dhe mirëpritjet rreth albumit të saj të ardhshëm në studio. Performanca e saj e ‘Training Season’, një këngë nga albumi i ardhshëm, dha një ton elektrizues për mbrëmjen. Dua shprehu mirënjohjen e përzemërt për fansat e saj, duke ia atribuar suksesin e saj mbështetjes dhe optimizmit të tyre. Autori

  • Hora e Arbëreshëve (apo siç njihet në gjuhë italiane si Piani degli Albanesi) është komuniteti më i madh arbëresh i vendosur në Itali, në vitin 1488 e që sot numëron mbi 6 mijë banorë.

    30 gusht 1488, ‘Dita Arbëreshe’ Nga Besara Kaja Hora e Arbëreshëve (apo siç njihet në gjuhë italiane si Piani degli Albanesi) është komuniteti më i madh arbëresh i vendosur në Itali, në vitin 1488 e që sot numëron mbi 6 mijë banorë. Qyteti ndodhet në krahinën e Palermos dhe ka ruajtur traditën dhe zakonet shqiptare, e flet gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas me gjuhen italiane. Në kuadër të 533-vjetorit të themelimit, ministri i Shtetit për Diasporën dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Asamblenë Rajonale Siciliane e autoritetet lokale vazhdon mbarëvajtjen e aktiviteteve festive. Kalendari i eventeve vazhdon ditën e sotme, 30 gusht, me një sërë aktivitetesh e takimesh dhe mbyllet me koncertin “Tingujt e jetës mes Tokës dhe Detit” për të rinisur sërish ditën e nesërme me të tjera aktivitete. Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga kryeqyteti i provincës. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën dhe folklorin). Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio. Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali. Sot jetojnë këtu shumë shqiptarë të tjerë, të cilët erdhën gjatë emigracionit të fundit shqiptar prej detit Jon dhe portit të Durrësit. Historia Hora e Arbëreshëvet u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga Himara. Në vitet 1482-1485, një sulm i perandorisë turko-osmane islame i detyroi familjet e Arbërisë (emrin i hershëm i Shqipërisë) të linin vendin dhe të iknin për lirinë drejt anës tjetër të detit Adriatik për në Itali. Banorët e kanë origjinën e tyre nga vendbanimi shqiptar i Himarës. Ata morën anije nga Venediku dhe shkuan në Italinë qendrore-jugore dhe në Sicilinë. Në fillim ishin, me sa duket, në kampet e përkohshme diku afër qytetit të Palermos deri rreth viteve 1486-1487. Në atë kohë ata i kërkuan kardinalit Jan Borgia, argjipeshkvi i Muriallit (italisht: Monreale), të drejtën e qëndrimit të përhershëm në tokat e Merkut dhe Aydinglit, mbi malet sipër Palermos. Lëshimi zyrtar i tokave është dhënë te banorët në vitin 1488. Në 1534, një valë tjetër e familjeve shqiptare u vendosën në katund. Ata ishin kryesisht Arbëror nga Kalaja veneciane e Koronit në rajonin e Moresë ose Peloponezit jugperëndimor në Greqi. Mbreti Johan II i Spanjës i lejoi zyrtarisht refugjatët të zënë vendin e tanishëm të tyre dhe të ruajnë fenë ortodokse. Në fillim qyteti isht quejtur Fusha e Argjipeshkvit” (italisht: “Piana dell’Arcivescovo”) ose latinisht: S.P.Q.A. (Senatus Populus Que Albanensis) apo N.P.A.C. (Nobilis Planæ Albanensium Civitas), si edhe thjeshtësisht “Civitas Nobilis Plana Albanensium”, më vonë, në shekullin XIX, ka mbetur vetëm italisht Piana dei Greci për ritin fetar bizantin, quajtur nga litint (italiant) “grek”, duke ulokuar emrin origjinal. Arbëreshët e Horës patën një rol aktiv gjatë lëvizjeve të “Risorxhimentit” (Rilindjës) e Italisë, në lëvizjen politiko-sindikale në Sicili e “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (italisht I Fasci Siciliani dei Lavoratori) të 1893-1894 dhe në lëvizjen, gjithëmonë në Sicili, për pushtimin e tokëve/dherave të papunuara të viteve ’50 të shekullit të shkuar. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, arbëreshët e Horës së Arbëreshëvet, ishin pjesëmarrës aktivë në ngjarjet historike rajonale, kombëtare dhe për çështjen e rilindjes kombëtare shqiptare. Ata dhanë një kontribut të rëndësishëm për kulturën dhe letërsinë shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm për unitetin kombëtar italiane dhe për pavarësinë së Shqipërisë, dhe të marrin pjesë në fazat më të fuqishëm të “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (Lëvizjes së Punëtorëve) për të theksuar lidhjen me atdheun e sotëm dhe dashurinë për Mëmëdheun, gjallë edhe sot. Për fat të keq, Hora e Arbëreshëvet është njohur edhe për të parën masakër shtetërore (1 maj 1947) te Gryka e Spartavet, ku u vranë arbëreshët. Gjatë shekujve, prej më shumë se pesëqind vjet, arbëreshët, si pjesë e identitetit të tyre dhe në sajë të këmbënguljes së tyre dhe institucioneve të tyre kulturore, rrethanat sociale dhe ekonomike, ruajtën me kujdes dhe xhelozi rrënjët kulturore të tyre, si: gjuhën, ritin bizantin, kostumet, doket e zakonet. Ata qenë një kënd të rëndësishëm i kulturës lindore në tokën perëndimore, një model integrimi. Kultura e tyre është një veçanti e papërsëritshme, një pronësi e njerëzisë që është mirë të ruhet, por është edhe përkushtim i sinqertë ndaj atdheut të dashur. Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. / Albanianpost.com

  • Gazeta londineze ”Evening Standard” ka listuar 30 plazhet më mahnitëse në Europë që duhet të vizitohen

    hehur përgjatë Rivierës Shqiptare, në një vend të nxehtë të famshëm në Francë dhe plazhet më të mira në ishujt grek, gazeta londineze ”Evening Standard” ka listuar 30 plazhet më mahnitëse në Europë që duhet të vizitohen gjatë kësaj vere. Mes destinacioneve të Greqisë, Turqisë, Portugalisë, Francës etj, ”Evening Standard” ka renditur dhe Rivierën Shqiptare ku veçon plazhin e Drimadhësit afër Dhërmiut, mes 30 plazheve më mahnitëse në Europë që duhet vizituar këtë verë. “Një nga gjërat më të mira për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar është se ne kemi disa plazhe të shkëlqyera rreth nesh. Jo vetëm në Britani të Madhe, por fqinjët tanë europianë gjithashtu mburren me disa nga plazhet më mahnitëse në botë”, shkruan gazeta londineze. “Shqipëria ndoshta nuk është vendi i parë që mendoni kur imagjinoni një destinacion europian për plazh, por plazhet përgjatë Rivierës shqiptare kanë ngjyrën blu të fortë si plazhet e Greqisë, por pa rrëmujë dhe turistë të shumtë. Gjiri i vogël në Drimadhes është më i miri për t’u vizituar, me një shkëmb të madh që ndan plazhin me guralecë nga ai me rërë. Mos e humbisni por zbulojeni”, shkruan ”Evening Standard”. Si të arrini atje: një fluturim i drejtpërdrejtë tre orësh do t’ju vendosë në aeroportin e Tiranës dhe një udhëtim prej gati katër orësh me makinë ju çon në këtë plazh. Bëjeni një udhëtim rrugor në Shqipëri dhe ndaluni në qytetet e vogla përgjatë rrugës.

  • Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Teksas, Dua Lipa: Promovon kulturën shqiptare

    Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Teksas, Dua Lipa: Promovon kulturën shqiptare Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Teksas, Dua Lipa: Promovon Dua Lipa është një nga këngëtaret me famë botërore, që nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj, madje famën e ka përdorur për të promovuar sa më shumë vendin e saj. Këngëtarja së fundi ka qenë pjesë e një eventi për hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe në Teksas. Merr lajme ekskluzive në Whatsapp Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu. Lipa ka treguar se kjo shkollë promovon artin, kulturën dhe muzikën shqiptare dhe fëmijët nga 5-15 vjeç mund të marrin mësime në këtë institucion. “Një nder që isha në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas sot. Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare teksa ofron mësime gjuhe për fëmijët nga 5-15 vjeç”, shkruan Dua Lipa krahas fotove. Hapet shkolla në gjuhën shqipe në Teksas, Dua Lipa: Promovon

  • Mynih - Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton

    Konferenca e Sigurisë në Mynih 2024 Mynih - Në diskutimin mbi Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash🇦🇱🌎

  • Trashëgimia etnokulturore e përbashkët, e përforcuar në bazë të një zhvillimi historik, ekonomik shoqëror territorial unitar, i bëri ballë veprimit pëndarës të faktorit fetar, me gjithë gjurmët që la

    Kultura tradicionale Doket e zakonet përbëjnë një nga karakteristikat e rëndësishme etnike të çdo bashkësie shoqërore, sipas të cilave është zhvilluar jeta e popullit në të kaluarën. Ato janë norma të krijuara nga përvoja, ligje të pashkruara të popullit, në bazë të të cilave drejtohej e qeverisej nje shoqëri e caktuar. Doket e zakonet e popullit tonë, të krijuara në rrjedhën e gjatë të shekujve që nga lashtësia e gjer vonë, janë pjesë përbërëse e kulturës popullore shqiptare. Ato janë krijuar në truallin ku banojnë shqiptarët prej shekujsh dhe kanë një nënshtrat të përbashkët. Të ndara në zakone ekonomike e shoqërore, ato kanë shërbyer aktivisht për ruajtjen e individualitetit të popullit tonë. Në një vështrim tërësor që mund t’u bëjmë dokeve e zakoneve, ato i ndajmë në tri shtresa kryesore. Në shtresën e parë, më të vjetrën, bëjnë pjesë ato doke e zakone, rrënjët e të cilave duhen kërkuar në shoqërinë e lashtë. Të tilla janë, , një pjesë e zakoneve ekonomike. disa nga zakonet familjare, disa norma juridike etj. Natyrisht, elemente rituale nga shtresa më e vjetër mund të gjenden edhe në popuj të tjerë. Por duhet pranuar, gjithashtu, se forma konkrete e praktikimit të tyre shfaqet me karakteristika të veçanta për secilin popull, duke përbërë edhe karakterin etnik të tij. Shtresa e dytë ka si bazë një përzierje botëkuptim esh, që janë rezultat i ndërthurjes së paganizmit me elemente të feve zyrtare, kristianizmit e islamizmit. Në këto komplekse zakonesh bashkëjetojnë veprime magjike pagane me koncepte kristiane dhe islame, që shfaqen në ceremonitë e lindjes, të dasmës e të vdekjes, në kalendarin popullor etj. Shtresa e fundit përfshin ato zakone që kanë ardhur si ndikim i drejtpërdrejtë i fesë. Kjo trajtesë përbën një përpjekje për të treguar vazhdimësinë e dokeve e të zakoneve të shqiptarëve të mesjetës e të të sotëmve. Në kulturën shoqërore-shpirtërore të popullsisë së trevave të Ilirisë së Jugut u ruajtën doke e zakone të trashëguara nga periudha e lashtë, të cilat, sigurisht, përjetuan një përtëritje në kushtet e rendit skllavopronar. Ato vazhduan të jetonin edhe gjatë mesjetës së hershme e të vonë. Në mesjetë, kur institucionet skllavopronare qenë përmbysur, kur pesha ekonomike e qyteteve qe e vogël dhe masa e popullsisë ishte e organizuar në bashkësi fshatare, u gjallëruan përsëri si në fshat ashtu edhe në qytet organet e lashta të qeverisjes lokale, të cilat trysnia e fuqishme romake nuk kishte mundur t’i asgjësonte përfundimisht. Vazhdimi për shekuj me radhë i kësaj gjëndjeje ku mbizotëronte ekonomia natyrore dhe vepronte e drejta zakonore, krijoi mundësinë për zhvillimin e pavarur të traditave të lashta lokale dhe për pasurimin e tyre me elemente të reja. Ashtu si popujt e tjerë, edhe shqiptarët e mesjetës kanë pasur doket e zakonet e tyre në pajtim me shkallën e zhvillimit kulturor-etnik të asaj kohe. Edhe pse burimet dokumentare për mesjetën janë fragmentare dhe nuk na lejojnë të nxjerrim përfundime të plota, duke u bazuar në to, mund të pohojmë se shqiptarët e kësaj periudhe kanë pasur doket e zakonet e tyre që dalloheshin nga të popujve të tjerë. Karli I Anzhu, në shpalljen drejtuar arbëreshëve më 1272 thotë se «po i pëlqejmë... të gjitha doket e zakonet e mira të tyre... duke ua ripohuar dhe duke premtuar se do t’i mbajmë dhe do të bëjmë të mbahen nga të gjithë ata që vullnetarisht i nënshtrohen pushtetit tonë»1 Kurse princi i Tarentit, Filipi, më 1304 u premton shtresave të qyteteve të Shqipërisë privilegjet e dhëna më parë duke u siguruar «të gjitha doket e zakonet e mira, që deri më sot.. . kemi gëzuar»2. Në shekujt XV-XVII gjejmë një numër më të madh burimesh dokumentare që flasin për doket e zakonet e popullit tonë, tashmë të kristalizuara dhe me tipare të qarta etnike. Humanisti shqiptar Marin Barleti tregon se i pëlqejnë zakonet e lashta të popullit. Ai thekson shpesh dashurinë prindërore, dashurinë për njerëzit e shtëpisë, për prindërit, për gratë, për fëmijët, për gjënë dhe për truallin e veçantë të secilit. Atij i bëhet zemra mal kur sheh se ato ruhen dhe kërkon që fëmijët e popullit tonë të forcohen dhe të mbruhen «me zakonet tona». Frang Bardhi, duke shkruar për banorët e Shqipërisë së Veriut, thotë se ata «kanë shumë zakone fisnike dhe kështu, sipas zakonit të të moçëmve, në gostitë e veta, në rrugë e në punë, këndojnë me zë të lartë trimëritë e burrave të tyre të mëdhenj, dhe sidomos të të pathyeshmit Gjergj Kastrioti dhe të përndritshmit Lekë Dukagjini»3. Në doket e zakonet e popullit tonë vemë re dy veçori karakteristike. Së pari, ato dallohen për njësinë e tyre. Në to shfaqen veçori specifike të përbashkëta për gjithë popullin. «Malësorët, dukagjinasit, mirditasit, matjanët, dibranët, spathotët, çamët, suljotët e toskët përgjithësisht, që flasin të njëjtën gjuhë, -thotë Zef Jubani, -ruajnë megjithatë, në gjendjen e pastërtisë doket e zakonet që ndërmjet tyre janë identike»4. Zakonet ekonomike, që në përgjithësi lidhen me fillimin e mbarimin e punëve bujqësore, blegtorale etj., paraqiten unike në tërë trevat e banuara nga shqiptarët që nga Kosova e gjer në Çamëri, madje edhe në anbëreshët e Greqisë e të Italisë. Duke iu drejtuar kalendarit popullor shqiptar, vemë re se ai ndryshon nga kalendarët popullorë të popujve fqinj, edhe nga kalendari gregorian. Ai e ndante vitin në tetë pjesë të barabarta me nga 45 ditë, fillimi e mbarimi i të cilave ishin të lidhur me punët kryesore të stinës, me afatet e tregjeve, të panaireve etj. Dhe kaq ishin të vendosur në zbatimin e kalendarit të vjetër sa «me parë do të lejonin të vriteshin sesa t’i linin zakonet»5, shkruan Kerubin në relacionin e tij të vitit 1638. Në doket e zakonet shoqërore të shekujve të mesjetës, gjejmë mjaft elemente pagane të trashëguara nga epokat e mëparshme. Në përgjithësi, ato përshkohen nga ideja e luftës midis së mirës e së keqes. E mira simbolizohet me figurën e dragoit dhe e keqja me atë të kuçedrës. Një element me interes i këtij botëkuptimi është koncepti mbi rolin e punës e të jetës në luftë kundër së keqes. Dragoi lufton kundër kuçedrës duke mbajtur në njërën dorë parmendën dhe në tjetrën djepin, simbole këto të punës e të përtëritjes së jetës. Edhe në zakonet e vdekjes ruhen mjaft elemente me karakter etnik. Dhe, pavarësisht se disa syresh mund të hasen edhe në popuj të tjerë, mënyra e praktikimit të tyre është e veçantë në popullin tonë. Më e rëndësishmja është se shumë prej tyre, të përdorura në shekujt e Mesjetës së vonë, kanë ardhur të gjalla gjer në fillim të shekullit XX. në historinë e Skënderbeut të Barletit gjejmë të dhëna që tregojnë se shqiptarët, për të treguar dhëmbjen për ata që binin në luftë, e kishin zakon të rrihnin gjoksin dhe të gërvishnin fytyrën. Kështu vepruan banorët e Krujës gjatë kohës së rrethimit të parë të qytetit nga Sulltan Murati, kështu bëri edhe Lekë Dukagjini, i cili duke «çkulur mjekrën dhe flokët»6 tregoi pikëllimin e tij për vdekjen e Skënderbeut. Këta shqiptarë, — shkruan Frang Bardhi për popullsinë e Zadrimës, — i qajnë me gjithë zemër njerëzit e gjakut të vet.. . sa të gjithë shkyhen rrobash; burrat gërvishtin fytyrën me thonj deri sa të shpërthejë, rrjedhë gjaku, dhe e presin mjekrën e nuk rruhen gjithë vitin në shenjë trishtimi të madh; dhe gratë shkurtojnë flokët dhe rrahin gjokset7...». Të njëjtat veprime janë hasur gjer vonë, sigurisht jo me atë forcë si më parë, edhe në shqiptarët e sotëm: në Kosovë, Kukës, Malësi të Madhe, Malësi të Lezhës, Mirditë, Malësi e Tiranës, Labëri etj. Edhe në ndërtimin e varreve të sotme dhe në ritin e varrimit gjejmë ngjashmëri me varret mesjetare. Gjurmimi i varreve të mesjetës së hershme ka rëndësi të veçantë, pasi na lejon të shkojmë më afër kuptimit të zakoneve të popullsisë së atëhershme dhe të sqarojmë përbërjen etnike dhe lidhjet kulturore me shqiptarët e sotëm. Ku mund t’i shohim këto ngjashmëri? Së pari, në vendosjen e kufomës në varre. Kufomat, në përgjithësi, vendosen drejt në tokë, në shpinë. Së dyti, i përbashkët është, në pjesën më të madhe, edhe orientimi i varreve lindje-perëndim me shmangie të pakta nga veriu ose jugu, sipas stinëve të vitit kur është bërë varrimi. Në orientimin e varreve ndikim ka ushtruar edhe feja. Së treti, një karakteristikë e përbashkët është edhe varrimi individual dhe varrimi kolektiv (varrime familjare ose të vëllazërisë). Krahas tipareve themelore të përbashkëta, që, siç e pamë, janë karakteristike për gjithë shqiptarët, vihet re edhe larmia e tyre. Njësia dhe larmia e dokeve dhe e zakoneve duhen parë në zhvillimin e tyre dialektik si të lidhura e të kushtëzuara midis tyre. Raporti midis njësisë e larmisë këtu shprehet midis kombëtares e krahinores. Në larminë e dokeve dhe të zakoneve të popullit kanë ndikuar një varg faktorësh, si: kushtet e ndryshme fizike-gjeografike të terrenit në vendin tonë, zhvillimi i ndryshëm ekonomik e shoqëror i disa krahinave. lidhjet e fqinjësisë me treva etnokulturore e të huaja, ndikimet e popujve pushtues, ndikimi i fesë etj. Në kushtet e zotërimit të ekonomisë natyrore dhe të copëzimit feudal në shekujt e mesjetës, zhvillimi ekonomik e shoqëror i krahinave etnografike të përfshira në unitete territoriale të kufizuara e relativisht të vogla, ka qenë i ndryshëm. Në zonat malore e të veçuara të vendit ku banonte një popullsi homogjene, ruheshin doke e zakone që i përkisnin formave më të lashta të organizimit shoqëror e juridik të shoqërisë. Është e qartë se në këto rrethina me popullsi homogjene doket e zakonet janë më të ruajtura, ndërsa në zona me popullsi të përzier shkrihen, njësohen, duke u bërë pronë e gjithë kësaj popullsie. Duke filluar nga fundi i shekullit XIV dhe veçanërisht nga shekulli XV, në luftën antiosmane që përfshiu gjithë popullin tonë, u shpejtuan edhe ritmet e konsolidimit relativ etnik të popullit shqiptar. Kapërcimi i copëzimit feudal të vendit dhe bashkimi i të gjitha mjeteve burimore njerëzore dhe ekonomike ushtruan një ndikim të fuqishëm në forcimin e unitetit kulturor. Kjo u shpreh me një forcë të veçantë në bashkimin luftarak kundër pushtuesve të huaj, në kalitjen e vetëdijes së kombësisë, në shpërthimin e një patriotizmi të flakët, në forcimin e njësisë së kulturës shoqërore e shpirtërore të shqiptarëve. Në shekujt e më vonë, veçanërisht në gjysmën e dytë të shekullit XIX e gjer në mesin e shekullit tonë, zhvillohet procesi i shuarjes dhe i thjeshtimit të disa zakoneve tradicionale të popullit tonë. Ky proces bëhet më i theksuar me fillimin e zhvillimit të kapitalizmit, i cili binte në kundërshtim me disa norma patriarkale, si rrjedhim, edhe me sistemin zakonor. Megjithatë, si e theksuam edhe më lart, një pjesë e dokeve e zakoneve u ruajtën gjer vonë. Ekzistenca e dokeve dhe e zakoneve gjatë shekujsh nuk mohon ngjasimet, huazimet ose ndikimet e ndërsjellta që kanë pasur ato me zakonet e popujve fqinj. Kjo është një dukuri e pashmangshme, e ndërsjelltë, e përcaktuar nga një varg faktorësh. Në historinë e popullit tonë dhe në atë të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik ndeshen një varg faktorësh të ngjashëm. Kushtet e përafërta gjeografike, bashkëjetimi shekullor në kuadrin e Perandorisë Bizantine, ndikimi fetar e kulturor i kishës lindore etj., krijuan një varg konvergjencash kulturore. Duke i kundruar këto vatra kulturore në tërësi dhe në marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, shihet se ato kanë shtegtuar në drejtime të ndryshme, janë takuar dhe herë-herë edhe ndeshur në këtë pjesë të kontinentit në epoka historike të ndryshme. Ato janë përzier midis tyre dhe shpesh janë shtruar njëra mbi tjetrën. «Në këtë mënyrë, te popujt e Gadishullit Ballkanik, pohon prof. E. Çabej, vërehen barabar ndikimet e këtyre shtresave kulturore, veçse ku më shumë e ku më pak, me formë e shkallëzime intensiteti të ndryshme. Ndërkaq, është e qartë që këta popuj me bashkëjetesën e gjatë, në një hapësirë relativisht të ngushtë të Gadishullit, kanë ushtruar ndikimin mbi njeri-tjetrin. Ato më anë tjetër kanë formuar edhe treva kulturore të tjera të zhvilluara kudo mbi bazën e trashëgimive të vjetra. Me këto rrugë erdhi e u përftua me kohë në këtë mes vendi një formë kulture më vete, e cila mund të quhet kulturë e zonës ballkanike. Aty bën pjesë edhe kultura popullore shqiptare. E ngjashme në disa tipare me kulturat popullore fqinje, ajo paraqitet njëkohësisht e ndryshme nga ato me karakterin e veçantë që ka. Dhe si ato, edhe kjo kulturë, përveç se receptive, ka qenë edhe aktive në marrëdhëniet e saj të fqinjësisë»8. S’ka si të mohohet gjithashtu që edhe pushtuesit e huaj, veçanërisht pushtuesit osmanë, me anë të dhunës e të fesë kanë ndikuar në doket e zakonet e popullit tonë. Megjithatë, ky ndikim ka qenë i pakët dhe shfaqet vetëm në anë të sipërfaqshme, ndërsa thelbi i zakoneve popullore është origjinal shqiptar. Gjurmë të kontakteve me popujt e tjerë i ndeshim më tepër në terminologji. Terma të tillë, si: gjever, darovë, bajrak, selamaz etj. që ndeshen në ceremonialin e dasmës, janë huajtur nga sllavishtja dhe turqishtja. Ky ndikim është thjeshtë gjuhësor dhe nuk ka të bëjë me thelbin e zakonit.., emri bajrak (flamuri i dasmës) nuk është marrë në lëmin e riteve, por vetëm në kuptimin flamur, domethënë në këtë rast, ekziston lidhje fillestare dhe konkrete midis flamurit të dasmës (si zakon) dhe huazimit gjuhësor. Një faktor që ka ndikuar negativisht në procesin konvergjent të dokeve e zakoneve popullore të të gjitha krahinave ishte kisha dhe ideologjia fetare, mbështetëse të rendit feudal. Me pushtimin osman, në vendin tonë u përhap edhe islamizmi. Përçarja fetare e popullit shqiptar në tri besime armiqësore midis tyre, ndonëse krijoi vështirësi në zhvillimin unitar historiko-kulturor, nuk mundi të zhdukë zakonet e popullit tonë të trashëguara nga brezat e mëparshëm. . Dokumentet e kohës tregojnë se shqiptarët pak vëmendje u kushtojnë dogmave fetare «... për apostujt, për epifaninë, për korpin e Krishtit e të tjera festa kryesore, të Marisë e të apostujve, punojnë pa hiç (kujdes A. D.), bile as emrat e këtyre festave nuk i kanë në gjuhën e tyre... Më shumë i çmonin (festat A. D.) e veta të kota, se sa ato të kishës».9 Kështu ankohet fra Kerubini për banorët e Shqipërisë së Veriut më 1638. «Ekzistenca e shumë zakoneve të përbashkëta parakristiane në të gjitha shtresat e popullit dhe në gjithë krahinat ka ndihmuar, pa ditur, për ruajtjen e njësisë së dokeve e të zakoneve tona».

  • Si mësuese, motrat Qiriazi u shquan për pasionin, vullnetin, këmbënguljen, për qartësinë e misionit të tyre, për frymën e kërkesave për ta ngritur shkollën e vashave në nivelin më të mirë të shkollave

    Qiriazët ishin ndër ato familje të shumta shqiptare, që rrethanat, kushtet sociale, shtypja dhe ndjekja e vazhdueshme e një politike të egër nga ana e autoriteteve osmane ndaj popullsisë vendase i detyruan të lënë trojet e tyre në Peras të Kolonjës dhe të marrin rrugën drejt qendrës së vilajetit, Manastirit. Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi ishin patriote dhe atdhetare shqiptare lindur dhe rritur në Manastir, megjithëse vazhduan studimet në Stamboll. Sevasti Qiriazi lindi në vitin 1871. Ajo ishte e para grua shqiptare që studioi në kolegjin amerikan “Robert College” në Kostandinopojë në vitin 1891. Pas përfundimit të studimeve u kthye në Shqipëri për të hapur shkollën e vashave në Korçë. Ajo gjithashtu mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u bashkua me Lëvizjen e Rilindësve të Stambollit. Sevasti Qiriazi vdiq në vitin 1949. Parashqevi Qiriazi lindi në vitin 1880. Ajo studioi në kolegjin amerikan në Stamboll dhe me të mbaruar studimet u kthye për të punuar si mësuese. Gjatë jetës së saj, ajo organizoi arsimin për fëmijë, hapi shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe mori pjesë gjithashtu në Kongresin e Manastirit. Parashqevi Qiriazi vdiq në vitin 1970. Si pioniere të emancipimit të grave dhe vajzave shqiptare, motrat Qiriazi zënë një vend nderi në historinë e arsimit e kulturës shqiptare, edhe për faktin se e kur në vend ekzistonte një prapambetje e madhe, dhe gruaja ndodhej e shtypur, e përbuzur, e lënë në injorancë dhe padituri. Gjithë jetën e tyre ia kushtuan edukimit dhe arsimit të grave shqiptare dhe si diplomate e përfaqësuan me dinjitet lëvizjen kombëtare dhe mbrojtën me kurajë diplomacinë evropiane. Shkolla e vashave u hap më 7 mars të vitit 1891. Ajo u ndërtua si shkollë me program bashkëkohor, megjithëse të gjithë e dinin që ajo kishte karakter kombëtar për faktin se e ngritën jashtë çdo ndikimi të dasive fetare dhe të gjitha mësimet zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Menjëherë pas Kongresit të Manastirit Parashqevia botoi abetaren shqipe dhe arsimi në Shqipëri mori një hov të madh. Si mësuese, motrat Qiriazi u shquan për pasionin, vullnetin, këmbënguljen, për qartësinë e misionit të tyre, për frymën e kërkesave për ta ngritur shkollën e vashave në nivelin më të mirë të shkollave të kohës. Parashqevia dha një shembull tjetër duke hartuar programe arsimore për qeverinë e Ismail Qemalit, që përbënte një rast të rrallë në fushën e mendimit pedagogjik. Programi i saj i kushtonte më tepër vëmendje mësimit, shkrimit e leximit në gjuhën shqipe e të aritmetikës. Shkollën filluan ta ndiqnin jo vetëm nxënëse nga qyteti i Korçës, por edhe nga fshatrat rreth e rrotull Korçës e rrethet fqinje. Motrat Qiriazi themeluan shoqatën “Ylli i mëngjesit” në ShBA ku dhe botuan këngën e Alfabetit Shqip. Numri i parë i revistës “Ylli i Mëngjesit” doli më 15 janar 1917. Ajo kishte 32 faqe. Që në krye, poshtë titullit të revistës, jo pa qëllim, Parashqevi Qiriazi theksonte karakterin kombëtar , duke e paraqitur atë para lexuesve të huaj dhe bashkëatdhetarëve si “revistë dyjavore shqiptare, kushtuar ndriçimit e naltësimit të popullit shqiptar”. Në këtë revistë zinte një vend të rëndësishëm Fleta e editorit, të cilën e përgatiste vetë. Në rubrikë trajtoheshin probleme të arsimit, edukatës dhe parimeve morale. Parashqevi Qiriazi ka meritën se solli në shkrimet dhe revistën e saj mendimin më të përparuar arsimor të kohës.

  • Prestigjozja “The Guardian” promovon Shqipërinë dhe peisazhet e saj

    Prestigjozja “The Guardian” promovon Shqipërinë dhe peisazhet e saj Artikulli i plotë: Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë parashikojnë se ajo do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për britanikët, pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar, shkruan Rachel Hall për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”. Interesi në vend është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit, pasi ai është hapur ngadalë pas një diktature 44-vjeçare, që përfundoi në 1985. Operatorët turistikë kanë parë një rritje të dukshme të rezervimeve për vitin 2022, ndërsa Shqipëria zgjeron apelin e saj për njerëzit që kërkojnë plazhe të bukura dhe peizazhe si edhe kulturë dhe histori interesante me një çmim më të ulët se destinacionet fqinje. ”Shqipëria është një nga ato destinacione të vogla dhe të larmishme që mund të ofrojë pak nga gjithçka për këdo, njësoj me Malin e Zi apo Slloveninë”, thotë Tine Murn, bashkëthemelues i ”New Deal Europe”, një agjenci marketingu për turizmin ballkanik. Ai shton se Shqipëria pretendon për një gjë të tillë sepse ajo është një “perlë e pazbuluar mesdhetare” dhe “ende përcjell një ndjesi ekzotike”. ”Kjo është veçanërisht tërheqëse për momentin, pasi njerëzit hezitojnë të udhëtojnë në distanca të gjata për shkak të pandemisë, dhe jo vetëm sepse Shqipëria ka pasur shkallë shumë të ulët të infektimit me Covid-19 dhe nuk ka pasur kufizime për pjesën më të madhe të pandemisë”, thekson ai. Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë e sheh Britaninë e Madhe si “një treg në zhvillim” dhe ka promovuar në mënyrë aktive turizmin vitet e fundit. Vendi po bëhet gjithashtu shumë më i lehtë për të udhëtuar pasi standardi i akomodimit është përmirësuar dhe shpenzimet për infrastrukturën janë rritur, me një rrugë të re që lidh malet perëndimore me vijën bregdetare lindore që do të hapet këtë vit. Diaspora e madhe shqiptare e Britanisë së Madhe dhe të famshmit e saj si futbollisti i ”Southampton”-it, Armando Broja dhe yjet e popit Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë ndihmuar më tej në ngritjen e profilit të vendit. Fluturimet nga Britania e Madhe drejt Tiranës, janë gjithnjë e më të disponueshme dhe të kërkuara. Faqja e internetit e rezervimeve ”Skyscanner” tha se kishte parë një rritje prej 48% të rezervimeve në Shqipëri krahasuar me vitin 2019, duke reflektuar interesin për destinacionet më pak të njohura, të cilat tradicionalisht konsiderohen jashtë vëmendjes”. Rezervimet mesatare ishin për 2,1 persona duke sugjeruar se aktualisht po rezervojnë kryesisht çifte dhe miq. Megjithatë, Elton Caushi, i cili drejton operatorin turistik “Albanian Trip” tha se vizitorët kishin “ndryshuar ndjeshëm” vitet e fundit. ”Kroacia hyri në hartë në fund të konflikteve ish-jugosllave, Bullgaria dhe Rumania befasuan Evropën me bukurinë dhe historinë e tyre kur u bënë pjesë e BE-së, dhe tani kontinenti është i etur për të zbuluar më shumë. Ka ardhur dita për një nga sekretet e fundit të Evropës”, shton ai. Zina Bencheikh, drejtoresha menaxhuese për Evropën në ”Intrepid Travel”, tha se ka pasur një rritje të rezervimeve këtë vit, pjesërisht për shkak të faktit se Shqipëria ofron aventura pa gjurmën e karbonit të një fluturimi të gjatë, pasi njerëzit ishin “më të ndërgjegjshëm se kurrë për ndikimin mjedisor”. Wild Frontiers, një nga operatorët e parë që nisi turnetë në Shqipëri, tha se kërkesat për udhëtimet e saj njëjavore me guidë – të vetmet që ofron nën 1 000 sterlina – u rritën me 30% në janarin e kaluar. Themeluesi i saj, Jonny Bealby, tha se vendi ishte “i vendosur të lulëzonte” në vitet e ardhshme. Ai tha se Shqipëria kishte bërë një rrugë të gjatë që nga koha e komunizmit. Ai kujtoi se kur nisi për herë të parë udhëtimet në këtë vend, 12 vjet më parë, infrastruktura turistike mungonte plotësisht. Ai e sheh Shqipërinë si pjesë të një vale të re destinacionesh, duke përfshirë Gjeorgjinë, Sllovakinë dhe Pakistanin, që po rriten në popullaritet teksa udhëtarët kërkojnë t’u shpëtojnë turistëve të tepërt. “Këto ishin vende që ishin destinacione shumë të veçanta një dekadë më parë dhe tani ato po bëhen më të zakonshme teksa njerëzit kërkojnë vende të çuditshme dhe të ndryshme dhe për t’u larguar nga turmat”, thekson ai. Pikat historike të Shqipërisë ”Gërmoni” në të kaluarën e pasur të Shqipërisë duke vizituar qytete dhe fortesa në majë të kodrave si Kruja, kryeqyteti i parë i vendit, apo Gjirokastra dhe Berati. Për një pasqyrë të historisë më të fundit të vendit nën diktatorin komunist Enver Hoxha, eksploroni një nga bunkerët e shumtë të ndërtuar për të mbrojtur qytetarët nga regjimi paranojak. Ottoman houses on a hillside in Gjirokaster, Albania. Peizazhe që të lenë pa frymë Alpet Shqiptare janë një varg malor spektakolar me shtigje të shkëlqyera ecjeje që do t’ju çojnë rreth disa prej lumenjve më të pastër të Evropës, fshatrave të largëta dhe pamjeve mahnitëse. Shqipëria ka gjithashtu disa liqene të mëdhenj – Ohrin, Prespën dhe Shkodrën – për të eksploruar. Një rrugë e re, ajo e Arbrit, do të hapet këtë vit dhe do të lidhë anët perëndimore dhe lindore të vendit me zemrën tradicionale në male me vijën e saj bregdetare. Një kryeqytet i gjallë Ka shumë për të parë dhe bërë në Tiranë, e cila është e sigurt, që mund ta shëtisësh më këmbë, e zhurmshme dhe gjithmonë me turistë. Ka një skenë të lulëzuar baresh dhe restorantesh, veçanërisht në Bllok dhe shumë muze për t’u vizituar. Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 dhe do të presë një program aktivitetesh arti dhe kulinarie si dhe koncerte nga Dua Lipa dhe Rita Ora. Vijë e bukur bregdetare Ashtu si vendet e tjera të Adriatikut, Shqipëria ka një vijë të gjatë dhe të bukur bregdetare me det blu dhe plazhe të bukura, më pak turma çka ju jep më shumë mundësi për hapësira të bollshme, madje edhe për peshqirin tuaj. Kulturë bindëse Shqipëria ka zhvilluar një kulturë të veçantë, pasi ka qenë e izoluar nga vendet e tjera evropiane për shumë kohë, pjesërisht për shkak të vargmalit të saj malor, i cili e mbante larg ndikimin e jashtëm. Kuzhina shqiptare është një përzierje befasuese e shijeve mesdhetare dhe Lindjes së Mesme, e bazuar në produkte me cilësi të lartë, shpesh me burim nga tregjet kaotike lokale. Vendi është gjithashtu një destinacion gjithnjë e më popullor për festivalet muzikore, përfshirë festivalin e muzikës elektronike ”Unum”.

  • Shqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vëndet më të favorshme në Europë për energjinë diellore.

    Shqipëri, sfidat e prodhimit të energjisë nga panelet diellore 04/05/2022 Shqipëri, sfidat e prodhimit të energjisë nga panelet diellore Shqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vendet më të favorshme në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Por vendi aktualisht prodhon rreth 1% të energjisë nga dielli, ndërsa pjesa tjetër e nevojave sigurohet nga hidrocentralet dhe importi. Ndërtimi i parqeve fotovoltaike ka ecur me ngadalësi, ndonëse janë dhënë nga qeveria disa leje, kryesisht në zonën e Fierit, Lushnjës e Vlorës, ndërkohë që ky sektor po përballet me mjaft sfida. Në Topojë të Fierit është realizuar një nga projektet e para për prodhimin e energjisë nga panelet diellore në Shqipëri. Parku fotovolatik i Topojës me një fuqi 10 Megavat të instaluar, ndërtuar afër bregdetit të Semanit, në një sipërfaqe rreth 15 ha është tashmë në prodhim në vitin e katërt, thotë për Zërin e Amerikës Sadik Llapashtica, koordinator i këtij projekti. “Ne e kemi filluar aktivitetin në vitin 2015 , në atë vit nuk kishte fare eksperienca në fushën e industrisë fotovoltaike, ndonëse Shqipëria shquhet për rrezatim të lartë diellor nga pozicioni gjeografik. Pas studimeve dhe konsultimeve me kompani të huaja, me ndihmën e sistemit bankar në Shqipëri dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e përfunduam projektin në Dhjetor të Vitit 2018 dhe prodhimi i energjisë në këto vite ka qenë në formatin e parashikuar”, thotë zoti Llapashtica. Për 15 vitet e para, Parku Fotovolatik ka detyrimin ta shesë energjinë për 100 euro /MW tek kompania shtetërore e shpërndarjes (OSHEE). Zoti Llapashtica thotë më tej se se sektori i prodhimit të energjisë diellore po njeh një trend në rritje të gjithë botën. “Aq më tepër që sot jemi në kushtet e luftës në Europë të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kanë ndryshuar tregjet e gazit të naftës dhe burimet e energjisë janë duke u diversifikuar jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shkak të ruajtjes së ambientit”, thotë ai. Anduel Çekrezi një ekspert në fushën e enegjisë thotë se Shqipëria është vendi më i favorizuar në rajon për prodhimin e energjisë diellore. “Pozicioni gjeografik i Shqipërisë për sa i përket rrezatimit diellor llogaritet 20-30% më mirë se vendet e tjera të rajonit si Maqedonia , Kosova apo mos themi më tej vendet e ftohta europiane. Kemi një potencial shumë të madh për të zhvilluar këtë lloj teknologjie të prodhimit të energjisë që për hir të së vërtetës nuk është në ato nivele që duhet të ishte”, thotë zoti Çekrezi. Sipas tij sektori i energjisë diellore duhet liberalizuar duke u thjeshtuar dhe duke u shmangur procedurat burokratike nisur edhe nga kushtet e reja të krizës mbarëbotërore energjitike. “Sfida më e madhe është demokratizmi i sistemit, liberalizimi i këtij sektori për ta bërë më të thjeshtë që gjithësejcilin që mund të investojë apo do të investojë për prodhimin e energjisë elektrike. Ka dy segmente, për ata që duan të prodhojnë për një treg të lirë dhe për ata që duan të prodhojnë me tarifë shtetërore. Nëse duhet të përfshihemi si vendet e tjera duhet të ketë një tarifë blerjeje të energjisë nga shteti si për prodhuesit e vegjël edhe ata me tarifë shtetërore. Kjo jep një potencial të madh zhvillimi, siç ka ndodhur me disa projekte të zhvilluara në zonën e Fierit”, thotë ai. Një aspekt tjetër që duhet rregulluar thotë zoti Çekrezi është segementi i vetëprodhimit. “Aktualisht skema e blerjes së energjisë është me matje mujore dhe nëse një prodhues ka mbiprodhim pas një muaji energjia humbet në rrjet pasi ende nuk është përcaktuar nga autoriteti shtetëror “çmimi i tepricës” së energjisë. “Ministria e Energjisë duhet të nxjerrë çmimin e tepricës”, pasi ky detyrim është përcaktuar në ligj dhe në udhëzim, por ka mbetur në letër sepse nuk ka shkuar në Entin Rregullator të Energjisë”. Duket se çmimet për të vendosur për koncesionet shkojnë shumë më shpejt se përcaktimi i çmimit për blerjen e tepricës së energjisë”, thotë zoti Çekrezi. Ministria e Energjisë ka pohuar se ka ngritur një grup pune për këtë çështje dhe brenda viti 2022 pritet të caktohet çmimi që sheti do ta blejë energjinë nga prodhuesit e vegjël të paneleve diellore. Qeveria shqiptare ka miratuar dy-tre viteve të fundit disa parqe të mëdha të prodhimit të energjisë diellore në disa zona të vendit por kryesisht në Fier, Vlorë dhe Lushnjë. Kompania franceze "Voltalia as" u shpall fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun më të madh fotovoltaik atë të Karavastasë dy vite më parë dhe në mars të 2021 edhe për parkun fotovoltaik të Spitallës në Durrës. Sipas projektit “Parku fotovoltaik i Karavastasë” do të ndërtohet në një zonë prej 198 hektarësh ku pritet të instalohen impiante fotovoltaikë me fuqi prej 140 megavatësh, në vlerën e investimit mbi 100 milonë dollarë. Si zoti Llapashtica dhe zoti Çekrezi thonë se zhvillimi i këtij sektori në Shqipëri nga njëra anë duhet të shfrytëzojë potencialin e madh, por duhet të marrë parasysh shfrytëzimin e dyfishtë të tokës bujqësore. “ Shqipëria duhet të bëjë shumë kujdes me zonat ku do ti zhvillojë këto projekte. Të bëjmë kujdes me ruajtjen e ambientit dhe ta zhvillojmë këtë sektor që është trendi i boltës në zona sa më e mundur të jenë larg qendrave të banuara. Arsye tjetër që duhet të bëjmë kujdes , është që këtë lloj industrie po të kemi mundësi ta zhvillojmë në toka bujqësore, por paralel me bujqësinë që do të thotë poshtë paneleve të kultivojmë pemë ose perime ose grurë e miser çfarë kultivohet. Do ishte dëm sipas mendimit tim, por edhe sipas ekspertëve ndërkombëtarë, që në tokat bujqësor të zhvillohen vetëm panele” thotë zoti Llapashtica. Ndërsa zoti Çekrezi thotë se është shumë e rëndësishme pjesa e integrimit të këtyre parqeve në formën e përdorimit të dyfishtë të tokës. “Është një teknologji për panelet diellore që përdoret në bujqësi, me të cilën mund ti ngresh në lartësi dhe krahas përftimit të energjisë të sigurohet edhe kultivimi i frutave apo perimeve”, thotë ai. Krahas sipërmarjeve të interesuara për të investuar në prodhimin e energjisë me panele diellore edhe organizatat mjedisore në Shqipëri janë përfshirë në nxitjen e këtij sektori. Olsi Nika i organizatës “EcoAlbania” thotë se krahas një studimi të organizatave mjedisore dhe ndërgjegjësimit të publikut që orientohen drejt energjisë së ripërtërishme ka pasur edhe projekte të vogla konkrete të instalimit të paneleve diellore. “Kemi instaluar panele fotovaltike në çatitë e ndërtesave publike që prodhojnë energji në fshatin Kutë të Mallakastrës. Janë mjaftueshëm jo vetëm për energjinë që konsumojnë këto ndërtesa publike si kopshtet, shkolla, njësia e qeverisjes vendore apo e shëndetit publik, por që bëjnë të mundur edhe ndriçimin e gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit. Është një nga modelet e mira të qëndrueshme që ne ia kemi ofruar komunitetit të Kutës jo vetëm si një mënyrë e përfitimit të energjisë, por edhe si një mesazh i qartë që banorët e këtij fshati donin ti jepnin qeverisë në përpjekjet e tyre të vazhdueshme në kundërshtimin e Hidrocentralit të Poçemit që do të përmbytë tokat dhe shtëpitë e tyre”, thotë ai. Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021 në Shqipëri ishin në prodhim 11 centrale të vogla fotovoltaike, ndërsa nuk u vu në punë asnjë central i ri fotovoltaik. Raporti pohon se gjatë vitit 2021 në Shqipëri 5 parqe fotovoltaike dhe 6 parqe për prodhimin e energjisë nga era morën miratim për lidhje me sistemin energjisë, ndërsa 6 parqe të tjera fotovoltaike morën opinion paraprak për lidhje me këtë sistem. Por vitin e shkuar vetëm dy centrale fotovoltaike, Parku i Karavastasë dhe impianti në digën e Hidrocentralit të Vaut të Dejës janë në ndërtim e sipër, ndërsa të tjerat në procedura përgatitore. /VOA

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page