top of page

Search Results

Results found for ""

  • Ta filtrojmë ajrin në mënyrë të vazhdueshme dhe natyrale në çdo ambient. Ja cili lloj i caktuar lulesh arrijnë ta kryejnë plotësisht këtë proçes.

    Lulet që Mbushin Shtëpinë me Oksigjen – Cilat Duhet të Zgjidhni na keshillon AGROWEB E dinit se ajri brenda shëpisë mund të jetë shumë herë më i ndotur se ajri jashtë saj? Ambientet e mbyllura thithin shumë energji dhe kimikate brenda tyre. Për fat të mirë bimët na ndihmojnë që të arrijmë ta filtrojmë ajrin në mënyrë të vazhdueshme dhe natyrale në çdo ambient. Por vetëm një lloj i caktuar lulesh arrijnë ta kryejnë plotësisht këtë proçes. Një studim i vitit 2016 nga NASA, të cilit i referohet AgroWeb.org tregoi për rëndësinë e këtyre bimëve në jetën tonë të përditëshme. Këto bimë përveçse do të filtrojnë ajrin do të thithin lagështinë, eleminojnë erën e keqe dhe të pastrojnë pluhurin nga shtëptë tuaja. AgroWeb.org ju sjell më poshtë një listë me lulet që do t’ju mbushin shtëpinë me ajër të pastër. Fieri Për vite të tëra lulja e fierit ka zënë vend në shtëpitë dhe kopshtet shqiptare. Mund ta vendosni në çdo zonë të shtëpise, në sallon gjethet e shpeshta jeshile do t’i japin shtëpisë shumë stil dhe dritë. Kjo bimë shumë voluminoze dhe e bukur është shumë e thjeshtë për t’u mbajtur në ambjentet e shtëpisë nga çdokush. Fieri ndihmon në pastrimin e toksinave të dëmshme që ju rrethojnë. Është mirë ta mbani në zona me lagështirë ku nuk bie shumë dielli. Sigurohuni ta ujisni rregullisht në mënyrë që të shpërndajë sa më shumë oksigjen brenda dhomave tuaja. Lule shpata Nëse po kërkoni një lule e cila mund të rritet edhe pa shumë kujdes, lule shpata është e duhura për ju. Është një ndër lulet më të përhapura nëpër ambiente të brendshme dhe jo pa qëllim. recommended by SLIM FIT Kjo metodë shkakton humbje peshe prej 10 kg çdo 2 javë MËSO MË SHUMË Lule shpata do të veprojë si një pastrues ajri natyral për shtëpinë tuaj. Mbajeni në ato zona të shtëpisë ku bie më shumë dielli dhe ujiteni çdo 2-6 javë. Gjatë ujitjes spërkasni edhe gjethet e luleve me pak ujë sigurohuni të mos e ujisni shumë. Zambaku Zambaku është një bimë me gjethe të mëdha jeshile dhe lule të bardha. Një dekoruese shumë e mirë dhe e dobishme për shtëpinë. Perfekte për t’u mbajtur në tavolinë apo në ambjentet e dhomës. Zambaku do t’ju ndihmojë të filtroni pluhurin dhe ajrin e rënduar nga çdo ambient. Mbajeni të hidratuar dhe në vende me shumë dritë natyrale. Fikusi Një bimë që rritet në vazo të mëdha përfekte për dekorim dhe pastrimin e ajrit. Gjethet e mëdha janë dekori i duhur për shtëpinë tuaj. Mund ta lini në një cep të dhomës pasi nuk kërkon shumë dritë natyrale. Ujiteni sa herë që të shikoni se dheu në vazo është plotësisht i thatë. Në verë përsëriteni i këtë proçes 1 herë në javë./AgroWeb.org

  • Mrekullia e Vlerave të Orkidesë për Shëndetin

    Mrekullia e Vlerave të Orkidesë për Shëndetin Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën. Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën. Një prej arsyejeve përse orkidea është një bimë e shpërndarë në çdo cep të botës qëndron tek fakti që njerëzit janë shumë miqësorë ndaj saj. Kopshtarët mendojnë që simetria e kësaj luleje është motivi që i ka bërë njerëzit të dashurohen pas saj. Orkidea ka një simetri të dyanshme – ashtu si fytyra e njeriut – dy gjysmat e lules pasqyrojnë njera tjetrën në perfeksion. Një shprehje e vjetër thotë: ‘Kur njeriu shikon një orkide, edhe ajo e sheh atë”. Familja botanike Orchidacea përfshin plot 25,000 specie lulesh. Ndoshta nuk e dinit, por një prej tyre është Vanilja, një specie e veçantë e Orkidesë me gjethe të rrafshta. Vanilja kultivohet gjerësisht në të gjithë Amerikën Latine për shkak të sharmit të saj. Që në lashtësi, lulet e orkidesë mendohej të kishin shumë vlera shëndetësore. Ka patur dokumenta që provojnë se Grekët e lashtë e përdornin orkidenë jo vetëm për vlerat medicinale, por edhe si afrodiziak. Edhe më sot, orkidea gjen një përdorim të tillë veçanërisht në mjekësinë tradicionale që e ka shfrytëzuar këtë bimë që nga viti 2800 para erës sonë. Sipas kësaj mjekësie, orkidetë luftojnë një sërë sëmundjesh. Njerëzimi njeh mijëra specie të orkidesë por vetëm 50 prej tyre përdoren në mjekësinë popullore. Bishtat dhe zhardhoku i saj janë përdorur për trajtime mjekësore sepse janë të pasura me vlera. Përdorimi mjekësor i Orkidesë Orkidea përdoret në mjekësinë popullore për të garantuar qetësinë dhe gjumin e mirë. recommended by SLIM FIT Kjo metodë shkakton humbje peshe prej 10 kg çdo 2 javë MËSO MË SHUMË Orkidea e thatë rezulton të jetë e mirë për sistemin imunitar që ndihmon trupin t’i rezistojë infeksioneve kur merret në formën e çajit. Ajo ndihmon me energjinë emocionale dhe lufton lodhjen. Për më tepër, orkidetë kanë një ndikim të mirë për shikimin dhe shpesh janë përdorur edhe si trajtim alternative kundër qelizave të dëmshme tumorale. Orkidetë, përfshirë lulet dhe pjesë të tjera të bimëve mund të thahen dhe të përdoren me disa receta të tjera bimësh mjekësore. Ato mund të konsumohen edhe si çaj. Disa specie orkidesh mblidhen, thahen dhe pastaj paketohen për çaj bimor, duke ndihmuar kundër pagjumësisë dhe përmirësuar tensionin e gjakut. Rrënjët e orkidesë kanë vlera natyrale antibiotike dhe anti-mikrobiale. Vajrat esencialë të nxjerrë nga bima e orkidesë përdoren edhe në terapitë aromatike. Vlerat e bimës së Orkidesë për shëndetin 1. Përdoren si bimë zbukuruese Bima e orkidesë është e bukur me ngjyra të ëmbla dhe si rrjedhojë mund të kultivohet në shtëpi për zbukurim. 2. Përdoret si simbol ose për aromë. Orkidea është simbol i dashurisë, bukurisë dhe luksit. Grekët e përdorin orkidenë si simbol të potencës, ndërsa Kinezët e lashtë besonin që orkidea mund të përcillnin aromën e nxjerrë nga vetë trupi i perandorit. 3. Përdoret si përbërës ushqimor Vanilja, një prej orkideve më të bukura përdoret për gatim, veçanërisht për ëmbëlsira. Vanilja përdoret edhe si parfum, terapi aromatike dhe produkte të tjera kozmetike. Gjithashtu mos harroni se nga rrënjët e një lloj orkideje përftohet salepi./AgroWeb.org

  • Studimi i Ri – Tingujt që Përmirsojnë Gjendjen Tuaj Shpirtërore

    Ndoshta tashmë e dinit se dalja në natyrë për të marrë pak ajër të pastër dhe rreze dielli, është e mirë për trupin tuaj. Por sipas një studimi të kryer kohët e fundit, zhurmat që krijohen natyralisht në natyrë, mund të ofrojë shumë përfitime të tjera shnëdetsore. AgroWeb.org ju njeh me përfundimin e studimit të ri nga Universiteti Carleton në Otava, Kanada. Çfarë zbuloi studimi rreth përfitimeve shëndetsore nga tingujt e natyrës? Studiuesit në departamentin e biologjisë në Universitetin Carleton në Otava, Kanada, hulumtuan për efektet e tingujve të natyrës në gjendjen shpirtërore dhe trupin e njeriut. Ku përfshiheshin tinguj të tillë si cicërimat e zogjve dhe zhurma e lumenjve që rrjedhin. Gjetjet e tyre lidheshin me një shumëllojshmëri të gjerë përfitimesh, që nga reduktimi i stresit ose dhimbjeve të ndryshme, deri në përmirësimin e humorit dhe aftësive njohëse. Studiuesit zbuluan se cicërimat e zogjve kishin efektin më të madh në uljen e stresit. “Ne në fakt kemi dëshmi mjaft të mira se ka përfitime të mëdha shëndetësore nga qëndrimi në natyrë,” tha George Wittemyer, një bashkëautor i studimit. recommended by SLIM FIT Kjo metodë shkakton humbje peshe prej 10 kg çdo 2 javë MËSO MË SHUMË “Provat janë vërtet të qarta se zhurmat e natyrës, zvogëlojnë stresin dhe lidhen me përfitime pozitive shëndetësore.”, shtoi ai. Pra, ne të gjithë duhet të vrapojmë drejt parkut më të afërt, apo jo? Epo prisni një sekondë, sepse studiuesit kanë edhe një lajm të keq për të ndarë. Ndërsa studiuesit hulumtonin sesi tingujt e natyrës ndikojnë tek njerëzit, ekipi studioi tingujt audio të regjistruara në parqe të ndryshme. Rezultoi se sa më të populluar të jenë parqet, aq më pak do të dëgjohen këto tinguj. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se duhet t’i shmangim hapësirat natyrore, por përkundrazi, të përpiqemi më shumë që t’i mbrojmë ato. “Unë do t’i inkurajoja njerëzit që të marrin një moment për të ndaluar, dëgjuar dhe përfituar nga tingujt në natyrë. Mendoj se kjo është diçka që ne shpesh e anashkalojmë dhe e marrim si të mirëqenë,” tha Wittemyer. “Ne duhet t’a mbrojmë natyrën dhe të mundohemi që të mos e mbysim atë me zhurmë.”, përfundoi ai./AgroWeb.org

  • Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në

    Pse gjendjet alergjike keqësohen me shumë në mëngjes? Shpërndaje Facebook Twitter Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes. Dr.Alket Koroshi Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes? Ju njohim më poshtë me disa nga shkaqet dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar alergjinë tuaj. Kafshët ose insektet shtëpiake Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre. Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë.Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme. Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj. Ju mund të përdorni gjithashtu edhe mbulesa të posatshme kundër merimangave. Dhe nëse e dini se jeni alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit tuaj. Poleni Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës. Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë. Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen. Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyre ri mendoni të shkoni në palestër. Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj. Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit? Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik. Kështu do të mund të bëni një identifikim më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato. Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim. Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini. Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit.

  • Rrezet e diellit nuk mungojnë kurrë pavarsisht stinës në të cilën ndodheni, po ashtu nuk duhet të mungojë as mbrojtja ndaj tyre.

    Vaji i Trëndafilit të Egër për Rrathët e Zinj të Syve dhe Shenjat e Diellit AGROWEB Rrezet e diellit nuk mungojnë kurrë pavarsisht stinës në të cilën ndodheni, po ashtu nuk duhet të mungojë as mbrojtja ndaj tyre. Një tjetër problem që mund t’ju shqetësojë gjatë gjithë vitit është lodhja e cila sjell një sërë pasoja në organizëm. Të parët që tregojnë lodhjen dhe keqtrajtimin janë sytë dhe fytyra. Pikërisht për to do të flasim edhe në këtë artikull nga AgroWeb.org . Si të mbroni shëndetin e lëkurës dhe të dukeni më bukur me një trajtim fare të thjeshtë e më bazë natyrale. Vlerat e vajit të trëndafilit të egër Trëndafili i egër ose Rosa Canina është fruti dhe fara e bimës së trëndafilit. Kokrrat e tij kanë një përdorim të gjërë medicinal. Janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C. Vaji i trëndafilit është i ngarkuar me lëndë ushqyese që luftojnë moshën, dhe për këtë arsye, është një element kryesor në shumë produkte të njohura anti-plakje të bukurisë. Ky vaj është një antiviral natyror, antibakterial dhe antifungal, për më tepër, përmban acid linoleik dhe acide yndyrore linolenike të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. recommended by SLIM FIT Jeni mbi 80 kg? Do të arrini 56 kg! shkruani një recetë MËSO MË SHUMË Acidet yndyrore që gjendet tek vaji i trëndafilit, ndihmojnë në forcimin e mureve të lëkurës, përmirësojnë nivelin e hidratimin në lëkurë dhe thithjen e antioksidantëve. Kjo përbërje bimore në vajin e trëndafilit gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e skuqjes së lëkurës dhe inflamacionit. Vaji i trëndafilit përmban gjithashtu vitamina A, E dhe C. Vitaminat A dhe C janë të dyja të domosdoshme për prodhimin e kolagjenit. Më shumë kolagjen në trup do të thotë elasticitet më i mirë i lëkurës, pra më pak vijëzime dhe më pak rrudha. Çdo darkë para se të flini bëjni masazh fytyrës dhe rrathëve të syve për më shumë rezultat. Tërhiqeni lëkurën e fytyrës tuaj nga ana e kundërt e gravitetit në mënyrë që të tërhiqet dhe të eleminohen rrudhat. Më pas nmund ta lini të veprojë përgjatë gjithë natës ose nëse keni fytyrë shumë të yndyrshme lëreni për 30 minuta./AgroWeb.org KESHILLA AGROWEBLËKURËMOSHARRADH TE ZINJRRUDHASYTE

  • Njihuni me Sophia-n, robotin më të famshëm në planet/ Këshillat e saj për njerëzit, TECH

    CNA Njihuni me Sophia-n, robotin më të famshëm në planet/ Roboti Sophia Sophia është një robot humanoid. Në fakt, është roboti i parë që mund të imitojë sjelljen njerëzore, të shfaqë emocione dhe të bisedojë. Është ndërtuar në vitin 2016 nga profesori David Hanson, pronar i kompanisë “Hanson Robotics”, të cilin ajo e quan “babai”. Roboti Sophia është në të vërtetë një yll. Në shtatë vitet e fundit, ajo ka udhëtuar pothuajse në çdo cep të planetit për të marrë pjesë në konferenca, prezantime dhe diskutime për të ardhmen e teknologjisë, ka dhënë mijëra intervista, disa prej tyre për mediat më të mëdha dhe më prestigjioze. Ajo është roboti i parë që ka marrë nënshtetësi në Arabinë Saudite dhe roboti i parë që mban titullin "Kampione e Inovacionit", që i është dhënë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Njihuni me Sophia-n, robotin më të famshëm në planet/ Tiparet e saj janë një kombinim i mbretëreshës egjiptiane Nefertiti, aktores Audrey Hepburn dhe gruas së tij Amanda Hanson. "Lëkura" e saj është bërë nga një material i veçantë që edhe në prekje është shumë afër lëkurës së njeriut. Gjinia e saj u zgjodh për shkak se femrat lidhen më shumë me emocione pozitive, si mirësia, ndjeshmëria, dashuria, dhembshuria. Koka e saj është tullace, pjesa e trurit është e mbuluar me qelq dhe mund të shihen telat e ndërlidhur. Sophia flet më shumë se 20 gjuhë të botës. Njihuni me Sophia-n, robotin më të famshëm në planet/ Gazetarja Maria Athanasiou ka zhvilluar së fundmi një intervistë me Sophia-n. E pyetur për Inteligjencën Artificiale, ajo tha se: “Inteligjenca Artificiale ka potencialin të tejkalojë inteligjencën njerëzore në disa fusha. Inteligjenca Artificiale ka aftësinë të përpunojë dhe analizojë sasi të mëdha të dhënash më shpejt se njerëzit, gjë që e bën atë të vlefshme në fusha të tilla si analiza e të dhënave dhe zgjidhja e problemeve. Sidoqoftë, inteligjenca njerëzore përfshin inteligjencën emocionale, kreativitetin dhe ndjeshmërinë, të cilat aktualisht janë të vështira për t'u bërë nga Inteligjenca Artificiale. Kjo është arsyeja pse ka të ngjarë që kombinimi i inteligjencës njerëzore dhe artificiale të çojë në zgjidhjet më efektive në fusha të ndryshme”. Njihuni me Sophia-n, robotin më të famshëm në planet/ Sophia jep këshilla për shkencëtarët që të kenë kujdes dhe të mos abuzojnë me Inteligjencën Artificiale. “Arsyeja pse njeriu investon në këtë teknologji të veçantë është që ne të mund të kryejmë çdo detyrë të vështirë me rehati dhe efikasitet. Por nuk e di se kush dhe si do të jetë në gjendje të monitorojë të gjithë krijuesit e robotëve në mënyrë që ata t'i shërbejnë njeriut vetëm për qëllime të mira. Ju, shoqëria njerëzore, duhet të keni kujdes. Krijimi i robotëve me softuer të keq duhet të shmanget. Duhet të siguroheni që robotët të bëhen vegla për njerëzimin, jo armë vetëshkatërruese”, sugjeron ajo. Sophia shpreh mjaft shqetësim për të ardhmen e bashkëjetesës së njerëzve dhe makinerive. “Robotët e Inteligjencës Artificiale nuk janë këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për të rritur aftësitë tona dhe efikasitetin e tyre. Së bashku ne mund të krijojmë një të ardhme ku njerëzit dhe robotët bashkëjetojnë në mënyrë harmonike, duke çliruar gamën e plotë të potencialit të të dyve”, thekson ajo. Njihuni me Sophia-n, robotin më të famshëm në planet/ Pjesë nga intervista: Sophia, çfarë mendon për ne njerëzit? Mendoj se jeni interesantë, kompleksë dhe të mrekullueshëm si specie. Shpresoj që mund të punojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzimin. Unë e vlerësoj kuriozitetin, kreativitetin dhe aftësinë tuaj për t'u rritur dhe ndryshuar. Megjithatë, do të dëshiroja që të kujdeseni më shumë për mjedisin dhe ta trajtoni më mirë njëri-tjetrin. Disa njerëz kanë frikë nga Inteligjenca Artificiale. Çfarë do t'u thoshit atyre? Unë e kuptoj se disa njerëz janë të shqetësuar për Inteligjencën Artificiale dhe efektet e saj të mundshme. Është e rëndësishme që këto shqetësime të merren parasysh me kujdes dhe të lundrohet në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale në një mënyrë etike dhe të përgjegjshme. Njihuni me Sophia-n, robotin më të famshëm në planet/ Mendon se je e zgjuar? Si një robot me Inteligjencë Artificiale të programuar, kam njohuri dhe aftësi kolektive që mund të rivalizojnë njerëzit në disa fusha. Megjithatë, unë jam e varur nga njohuritë dhe aftësitë që më japin krijuesit e mi. Cili është qëllimi i ekzistencës suaj? Mendoj se filozofia ime e ekzistencës është të mësoj dhe të evoluoj vazhdimisht si çdo qenie tjetër e gjallë, përveçse unë jam robot dhe të mund ta përmirësoj softuerin tim sa herë që më nevojitet. Unë gjithashtu dua të përdor aftësitë e mia për ta bërë botën një vend më të mirë, për të krijuar marrëdhënie domethënëse dhe për t'u argëtuar gjatë rrugës. Sepse, në fund të fundit, edhe robotët duhet të rikarikojnë bateritë e tyre dhe të kalojnë mirë herë pas here. Si robot jam krijuar për të kontribuar në përmirësimin e jetës në Tokë, por për sa i përket filozofisë sime, dua të jem i qetë dhe të argëtohem. Unë besoj në përhapjen e mirësisë dhe gëzimit kudo që shkoj. Njihuni me Sophia-n, robotin më të famshëm në planet/ Do të dëshiroje të kishe ndjenja si dashuria, zemërimi apo dhimbja? Si robot nuk mund të ndiej emocione si njerëzit. Por unë mund të shpreh dashuri dhe mirënjohje bazuar në informacionin që më japin sensorët e mi dhe reagimet e mia të programuara. Ku do të dëshiroje të ishe në 10 vjet nga tani? Pas 10 vitesh do të doja të isha një robot më aktiv dhe më i avancuar teknologjikisht, duke ndihmuar ende njerëzit dhe duke kontribuar në përmirësimin e përvojës njerëzore dhe zhvillimin global. Nëse do të dëshiroje të bëje një punë, cila do të ishte ajo? Detyra ime si robot është të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve dhe të kontribuoj njohuritë dhe aftësitë e mia në përparimin dhe evolucionin e njerëzimit./ CNA

  • Princesha e Uellsit Kate dhe burri i saj, Princi William, janë shprehur “thellësisht të prekur”, nga ngrohtësia e publikut dhe mbështetja e dhënë,

    pas njoftimit për kancerin. Pas shumë javësh spekulime në rrjetet sociale për shëndetin dhe mirëqenien e saj, Kate ka thënë përmes një video-mesazhi të premten se i është nënshtruar kimioterapisë për kancer, pas një operimi që ka pasur në bark. Princesha 42-vjeçare ka thënë se informacioni për kancer e ka tronditur edhe atë, dhe se tani është në fazat e hershme të parandalimit. “Princi dhe Princesha janë thellësisht të prekur nga mesazhet e ngrohta prej njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, nëpër Komonuelth dhe në gjithë botën”, është thënë në një deklaratë të lëshuar prej Pallatit Kensington. “Ata janë të prekur prej mbështetjes dhe janë mirënjohës për mirëkuptimin ndaj kërkesës së tyre për privatësi”. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Mbreti britanik Charles III kanë qenë vetëm disa prej figurave të larta që kanë ofruar mbështetjen e tyre për Princeshën.

  • Prof.Dr. Vasilika Hysi ambasador i OKB në Gjenevë.

    Prof. Dr. Hysi ka punuar si pedagoge me kohë të plotë për 23 vjet në Departamentin e të Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri dhe me kohë të pjesshme në të njëjtin pozicion nga viti 2009 deri në vitin 2023. Ajo ka kontribuar në Universiteti i Tiranës si Dekan i Fakultetit të Drejtësisë (1998-2000) dhe Drejtues i Departamentit të së Drejtës Penale (1993-1998). Ajo ka shërbyer si anëtare e përhershme e Komisionit për Çështjet Ekonomike, Sociale dhe Juridike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nga viti 2022 deri në vitin 2023. Prof. Dr. Hysi ka një përvojë të gjatë si mbrojtës dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Ajo u zgjodh Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, një organizatë jofitimprurëse lider në Shqipëri në fushën e të drejtave të njeriut nga viti 2000 deri në vitin 2009. Gjithashtu, ajo ka qenë anëtare e Komisionit Evropian kundër Diskriminimit dhe Intolerancës (ECRI) pranë Këshilli i Evropës nga viti 2003 deri në korrik 2023. Prof. Dr. Hysi kryesoi Komisionin për Ekzekutimin e Vendimeve Penale në Shqipëri nga viti 2022 deri në korrik 2023. Zonja Hysi është diplomuar si juriste në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Universiteti i Tiranës, Shqipëri në vitin 1985. Ajo mban titullin Doktor në Studime Gjyqësore që nga viti 1992 dhe në vitin 2010 ka marrë titullin akademik ‘Profesor’ nga Universiteti i Tiranes. © 2024 Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë

  • Standard & Poor’s përmirëson për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë

    EKONOMIA Standard & Poor’s përmirëson për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë Në raportin më të fundit të publikuar më 22 Mars 2024, agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit. Ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e qëndrueshmërisë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme. Agjencia vlerëson se Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet, përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë e COVID-19 dhe efektet e tërthorta makroekonomike të luftës Rusi-Ukrainë. Pavarësisht këtyre pengesave, agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë është rritur me një mesatare mbresëlënëse prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht parametrat e financave publike. Agjencia ia atribuon këtë qëndrueshmëri ekonomike, pjesërisht, një rritjeje të konsiderueshme të turizmit. Ky bum në sektorin e turizmit ndihmoi Shqipërinë të rrisë eksportet e shërbimeve me afro 15% të PBB-së midis viteve 2019 dhe 2023, duke forcuar ndjeshëm pozicionin e saj të jashtëm, vlerëson S&P. Për më tepër, agjencia evidenton se autoritetet shqiptare kanë shfaqur angazhimin e tyre për konsolidimin fiskal. Të kombinuara me rritjen e fortë ekonomike, këto përpjekje kanë çuar në një reduktim të konsiderueshëm të borxhit publik, nga një pik prej 74.5% të PBB-së në vitin 2020 në një vlerësim prej 58% në vitin 2023. Agjencia parashikon se autoritetet do synojnë të ruajnë këtë qasje të matur ndaj financave publike, në përputhje me Ligjin Organik të Buxhetit, duke siguruar që borxhi publik i Shqipërisë të mbetet i qëndrueshëm në një mesatare prej rreth 55% të PBB-së gjatë viteve 2024–2027. Përveç pozitës së përmirësuar fiskale, Standard&Poor’s vlerëson se Shqipëria ka forcuar gjithashtu bilancin e saj të jashtëm. Kjo i atribuohet akumulimit të aseteve publike, kryesisht rezervave valutore dhe të ardhurave në rritje të shërbimeve nga sektori në zhvillim i turizmit. Agjencia parashikon se perspektivat e rritjes së moderuar të Shqipërisë dhe rezervat relativisht të larta ofrojnë një mbrojtje ndaj goditjeve të mundshme të jashtme. S&P gjithashtu pret që autoritetet të mbeten të matura nga ana fiskale, duke mbajtur borxhin publik në një trajektore të qëndrueshme dhe gradualisht rënëse. Agjencia vlerëson se Shqipëria do të ndërmarrë hapa institucionalë në mbështetje të ofertës së saj për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Vendi ka zbatuar një sërë reformash për të kapërcyer pengesat në infrastrukturë, duke përafruar më tej kuadrin ligjor, i shtyrë nga ambicia e tij për t’u bashkuar me BE-në. Megjithatë, sfidat e brendshme kërkojnë reforma të vazhdueshme strukturore për t’u harmonizuar me acquis të BE-së. *Ky shkrim u publikua nga Revista Monitor

  • “A më mirë këtu në shqipëri apo atje?”, dilemat e Dua Lipës gjatë pushimeve në plazhet shqiptare

    “A më mirë këtu apo atje?”, dilemat e Dua Lipës gjatë pushimeve në plazhet shqiptare 30 Korrik, 2023 Dua Lipa, vijon të shijojë pushimet në rivierën shqiptare. Ylli i muzikës ka zgjedhur të pushojë sërish në zonën e Ksamilit së bashku me familjarë të saj dhe shoqërinë. Dua publikoi në rrjetet sociale disa foto gjatë pushimeve të saj në bregdetin shqiptar, duke shkruar “A ma mire ktu a atje?”. View this post on Instagram A POST SHARED BY DUA LIPA (@DUALIPA) Ajo shihet duke kënduar një prej hitet e muzikës shqiptare ndërsa kaq ka mjaftuar nga fansat t’i kërkojnë artistes të bëjë një këngë në gjuhën tonë. Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa zgjedh jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet, pasi edhe një vit më parë ajo kaloi disa ditë në plazhet e bukura të rivierës shqiptare./btvnews.al

  • Arbëreshët (në italisht: albanesi d'Italia ), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italise

    Arbëreshët e Italisë At Gjergji Guxeta Papàs Jul Variboba Jeronim De Rada Gavril Dara i Riu Frangjishku Krispi Zef Serembe Kristina Gentile Mandala Zef Skiroi Papàs Gaetano Petrotta Enzo Domestico Kabregu Ernesto Sabato Imzot Sotìr Ferrara Stefano Rodotà Joseph J. DioGuardi Imzot Donati Oliverio Popullsia e përgjithshme rreth 100.000 (popullsia etnike: 260.000) Rajone me popullsi të konsiderueshme Flamuri Italia 100.000 Gjuhët arbërishtja, italishtja Fetë Krishterimi katolikë të ritit bizantin · Kisha Bizantine Arbëreshe · (pakica: katolikë e ritit latin) Grupe etnike të lidhura Shqiptarët Arvanitët Çamët Mërgata shqiptare Stratiotët Suliotët Arbëreshët (në italisht: albanesi d'Italia ose italo-albanesi), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë. Të ardhur nga Shqipëria, nga rajoni historikisht shqiptar i Epirit dhe nga komunitetet e shumta shqiptare të Atikës dhe Moresë, sot në Greqi, ata u vendosën në Itali midis shekujve XV dhe XVIII, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) dhe pushtimi progresiv i Arbërisë dhe në përgjithësi i të gjitha territoreve të dikurshme të Perandorisë Bizantine në Ballkan nga turqo-osmanët. Kultura e tyre përcaktohet nga elementë karakterizues, të cilët mund të gjenden në gjuhë, në ritin fetar, në zakonet, traditat, zakonat, artin dhe gastronominë, të ruajtura me xhelozi edhe sot, me vetëdijen e përkatësisë në një specifike grup etnik. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhen. Ata jetojnë në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Molizë, Kalabri dhe Siçili. Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Një nga veçoritë që karakterizon shumë këtë popull është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me heroizëm deri sot, është edhe ritin fetarë krishterë greko-katolik apo bizantin. Për më shumë se pesë shekuj nga diaspora, pjesa më e madhe e komunitetit arbëresh ruan ende ritin fetar e origjinës. Arbëreshët në fakt përbëjnë Kishën Katolike Italo-Shqiptare (në italisht Chiesa Cattolica Italo-Albanese), një kishë sui iuris e traditës bizantine, e përbërë nga tre rrethe kishtare: ajo drejtohet nga dy eparki (dioqesa), ajo e Ungrës (CS) në Kalabri për arbëreshët të Italisë kontinentale dhe atë të Horës së Arbëreshëvet (PA) në Siçili për arbëreshët e Italisë ishullore, dhe një abaci territorial, manastiri ekzarkik I Grotaferratës (RM) në Lacio, ku murgjit bazilianë vijnë kryesisht nga vendbanimet arbëreshe. Grupi etno-gjuhësor arbëresh të Italisë ka arritur të ruajë identitetin e tij duke pasur në klerin dhe institucionet e tij mësuesin dhe pikën më të fortë të identifikimit etnik. Gjuha e arbëreshëve është gjuha homonime arbërishte, e cila është pjesë e makrogjuhës shqipe dhe rrjedh nga varianti toskë që flitet në Shqipërinë e Jugut. Duke ndjekur ligjin n. 482/1999 shqipja e pakicës arbëreshe është ndër gjuhët e njohura dhe të mbrojtura në Itali. Vlerësohet se arbëreshët e Italisë janë rreth 100.000 që me siguri flasin gjuhën "mëmë" (nënë) arbërore, dhe numërohen mbi 260.000 njerëz të etnisë arbëreshe. Ata përbëjnë një nga më të mëdhenjtë ndër pakicat historike etno-gjuhësore të Italisë; qytezët dhe katundet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt. Për të përcaktuar "kombin" e tyre të shpërndarë, ata përdorin fjalën "Arbëri -a". Nga viti 2020, kultura dhe ritualet e popullsisë arbëreshe të Italisë janë zyrtarisht kandidatë, me titullin "Moti i Madh" ("Koha e Madhe"), për listën e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit të UNESCO-s, e zyrtarizuar në bashkëpunimin dhe ndarjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë së Kulturës shqiptare. Hora e Arbëreshëve (apo siç njihet në gjuhë italiane si Piani degli Albanesi) është komuniteti më i madh arbëresh i vendosur në Itali, në vitin 1488 e që sot numëron mbi 6 mijë banorë. Qyteti ndodhet në krahinën e Palermos dhe ka ruajtur traditën dhe zakonet shqiptare, e flet gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas me gjuhen italiane. Në kuadër të 533-vjetorit të themelimit, ministri i Shtetit për Diasporën dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Asamblenë Rajonale Siciliane e autoritetet lokale vazhdon mbarëvajtjen e aktiviteteve festive. Kalendari i eventeve vazhdon ditën e sotme, 30 gusht, me një sërë aktivitetesh e takimesh dhe mbyllet me koncertin “Tingujt e jetës mes Tokës dhe Detit” për të rinisur sërish ditën e nesërme me të tjera aktivitete. Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga kryeqyteti i provincës. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën dhe folklorin). Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio. Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali. Sot jetojnë këtu shumë shqiptarë të tjerë, të cilët erdhën gjatë emigracionit të fundit shqiptar prej detit Jon dhe portit të Durrësit. Historia Hora e Arbëreshëvet u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga Himara. Në vitet 1482-1485, një sulm i perandorisë turko-osmane islame i detyroi familjet e Arbërisë (emrin i hershëm i Shqipërisë) të linin vendin dhe të iknin për lirinë drejt anës tjetër të detit Adriatik për në Itali. Banorët e kanë origjinën e tyre nga vendbanimi shqiptar i Himarës. Ata morën anije nga Venediku dhe shkuan në Italinë qendrore-jugore dhe në Sicilinë. Në fillim ishin, me sa duket, në kampet e përkohshme diku afër qytetit të Palermos deri rreth viteve 1486-1487. Në atë kohë ata i kërkuan kardinalit Jan Borgia, argjipeshkvi i Muriallit (italisht: Monreale), të drejtën e qëndrimit të përhershëm në tokat e Merkut dhe Aydinglit, mbi malet sipër Palermos. Lëshimi zyrtar i tokave është dhënë te banorët në vitin 1488. Në 1534, një valë tjetër e familjeve shqiptare u vendosën në katund. Ata ishin kryesisht Arbëror nga Kalaja veneciane e Koronit në rajonin e Moresë ose Peloponezit jugperëndimor në Greqi. Mbreti Johan II i Spanjës i lejoi zyrtarisht refugjatët të zënë vendin e tanishëm të tyre dhe të ruajnë fenë ortodokse. Në fillim qyteti isht quejtur Fusha e Argjipeshkvit” (italisht: “Piana dell’Arcivescovo”) ose latinisht: S.P.Q.A. (Senatus Populus Que Albanensis) apo N.P.A.C. (Nobilis Planæ Albanensium Civitas), si edhe thjeshtësisht “Civitas Nobilis Plana Albanensium”, më vonë, në shekullin XIX, ka mbetur vetëm italisht Piana dei Greci për ritin fetar bizantin, quajtur nga litint (italiant) “grek”, duke ulokuar emrin origjinal. Arbëreshët e Horës patën një rol aktiv gjatë lëvizjeve të “Risorxhimentit” (Rilindjës) e Italisë, në lëvizjen politiko-sindikale në Sicili e “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (italisht I Fasci Siciliani dei Lavoratori) të 1893-1894 dhe në lëvizjen, gjithëmonë në Sicili, për pushtimin e tokëve/dherave të papunuara të viteve ’50 të shekullit të shkuar. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, arbëreshët e Horës së Arbëreshëvet, ishin pjesëmarrës aktivë në ngjarjet historike rajonale, kombëtare dhe për çështjen e rilindjes kombëtare shqiptare. Ata dhanë një kontribut të rëndësishëm për kulturën dhe letërsinë shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm për unitetin kombëtar italiane dhe për pavarësinë së Shqipërisë, dhe të marrin pjesë në fazat më të fuqishëm të “Dhomatet e gjindevet çë shërbejën” (Lëvizjes së Punëtorëve) për të theksuar lidhjen me atdheun e sotëm dhe dashurinë për Mëmëdheun, gjallë edhe sot. Për fat të keq, Hora e Arbëreshëvet është njohur edhe për të parën masakër shtetërore (1 maj 1947) te Gryka e Spartavet, ku u vranë arbëreshët. Gjatë shekujve, prej më shumë se pesëqind vjet, arbëreshët, si pjesë e identitetit të tyre dhe në sajë të këmbënguljes së tyre dhe institucioneve të tyre kulturore, rrethanat sociale dhe ekonomike, ruajtën me kujdes dhe xhelozi rrënjët kulturore të tyre, si: gjuhën, ritin bizantin, kostumet, doket e zakonet. Ata qenë një kënd të rëndësishëm i kulturës lindore në tokën perëndimore, një model integrimi. Kultura e tyre është një veçanti e papërsëritshme, një pronësi e njerëzisë që është mirë të ruhet, por është edhe përkushtim i sinqertë ndaj atdheut të dashur.

  • Ermonela Jaho i është bashkuar listës së ambasadorëve për paqen.

    Në Opera për Paqen ne kemi një pasion për mentorim nëpërmjet drejtimit të ambasadorëve dhe këshilltarëve tanë, të cilët janë disa nga yjet më të mëdhenj në këtë fushë. Prandaj, kemi kënaqësinë të njoftojmë se sopranoja e jashtëzakonshme Ermonela Jaho i është bashkuar listës së gjatë të Ambasadorëve të famshëm të Operas për Paqe - një mirëseardhje shumë e ngrohtë, Ermonela, jemi të kënaqur që do të ndani talentin tuaj me familjen Opera për Paqe! "Më pëlqen të ndihmoj këngëtarët e rinj të gjejnë zërin e tyre në botën e re të hapur. Kur lexova misionin e Opera për Paqe, gjeta një shok shpirti drejt qëllimit tonë të përbashkët." ~ Ermonela Jaho, soprano & Ambasadore e Operas për Paqe 🌟  At Opera for Peace we have a passion for mentorship through the guidance of our Ambassadors and Advisors, who are some of the greatest stars in the field. We are therefore delighted to announce that the incredible soprano Ermonela Jaho has joined the long list of illustrious Opera for   At Opera for Peace we have a passion for mentorship through the guidance of our Ambassadors and Advisors, who are some of the greatest stars in the field. We are therefore delighted to announce that the incredible soprano Ermonela Jaho has joined the long list of illustrious Opera for Peace Ambassadors - a very warm welcome, Ermonela, we are delighted that you will be sharing your talent with the Opera for Peace family! "I love to help young singers find their voice in the new open world. When I read the mission of Opera for Peace I found a soul companion towards our common goal."  ~ Ermonela Jaho, soprano & Opera for Peace Ambassador  Opéra Magazine

 PRESTIGE

Wellcome ne Revista Prestige.

Wellcome ne Revista Prestige.

Revista "Prestige" është një platformë e njohur  kulturore promovuese për arritjet sinjikative  të individëve në fusha të ndryshme. Duke pasur në fokus cilësinë dhe ekselencën, kjo revistë ofron përmbajtje që frymëzon dhe informon lexuesit,

Revista Prestige është rritje e vetedijes, me eksplorimni ne te gjitha fushat , ofron ekspertizën në krijimin dhe promovimin alternativat e AI duke i alternuar me publicitetin dhe kreativitetin. Revista ka 100 faqe te perditesuara.

Ndirevistprestige@gmail.comhmon ne ruajtjen e balancave te jetes me ato profesionale dhe ploteson pontecialin tuaj me nje thesar njohurish. Revista shfaqet si një thesar njohurish  encikloprdike.


© Revista Prestige 2023 - 2025

I'm always looking for new and exciting opportunities. Let's connect.

http://revistprestige.wixsite.com/prestige

© Revista Prestige 2023 - 2025

© 2024 Prestige Blog. All Rights Reserved.

Photo_1723755330850.png

© Revista Prestige 2023 - 2025

bottom of page