Search Results
Results found for ""
- Inteligjenca artificiale dhe e ardhmja.
Inteligjenca artificiale dhe e ardhmja A e keni ditur se një kompjuter mund të bëjë biseda telefonike sikur të ishte njeri, mund të përgjigjet në pothuajse të gjitha pyetjet tuaja, mund të mposhtë njeriun në shumicën e lojërave (qofshin ato strategjike), mund të dallojë fytyrën tuaj në një turmë njerëzish, mund të gjejë se çfarë sëmundje keni shumë më shpejt se sa një doktor apo mund të ngasë veturën pa ndihmën e njeriut? Të gjitha këto mundësohen nga teknologjia e njohur si Inteligjencë Artificiale (IA). Çfare është Inteligjenca Artificiale? AI është një fushë e shkencave kompjuterike që ka për qëllim krijimin e makinave inteligjente që punojnë dhe mendojnë sikurse njerëzit. Shumë persona mendojnë se inteligjenca artificiale është thjesht një koncept fantastiko-shkencor dhe jo diçka reale. Një prej arsyeve kryesore përse e bëjmë këtë është për shkak të filmave: Star Wars, Terminator, 2001: A Space Odyssey etj. Këto filma janë trillime, të dalur në skenë kohë më parë dhe kanë ndikuar që ne ta konsiderojme edhe inteligjencën artificialë si një trillim, që shpesh tingëllon më shumë si një e ardhme mitike se sa realitet. Ne e përdorim IA në shumë gjëra në jetën e përditshme, por nuk e vërejmë. Duhet ta kemi parasysh se nuk duhet të asociojmë inteligjencën artificiale me robotët. Një robot është një mjet që përmban inteligjencë artificiale brenda tij. Me fjalë të tjera IA është truri ndërsa roboti është trupi. Për shembull Siri është një IA, zëri i gruas që e dëgjojmë është një personifikim i IA dhe nuk ka ndonjë robot të involvuar brenda tij. Arritjet e fundit të inteligjencës artificiale kanë marrë vëmendjen e gjithë botës, duke krijuar një përzierje emocionesh, një ndjenjë gëzimi dhe frike se si teknologjia është duke përparuar shumë. Shumë persona mendojnë se IA do ta ndihmojë shumë njerëzimin drejtë zgjidhjes se shumë problemeve të cilat i kemi sot. Por, ka edhe nga ata të cilët mendojnë të kundërtën. Disa nga personat dhe shkencëtarët më të famshëm të kohës moderne vazhdimisht flasin për rreziqet që mund të sjell inteligjenca artificiale: Stephen Hawking, Elon Musk, Bill Gates, Nick Bostrom etj. Se cila palë ka më shumë të drejtë, është ende herët ta dimë, por një gjë është e sigurt, inteligjenca artificiale është tema më e rëndësishmë për të ardhmen e njerëzimit. Arsyeja nuk qëndron te fakti se çfarë mund të bëjë ajo tani, por se çfarë do të mund të bëjë ajo në të ardhmen. Për të kuptuar këtë më mirë, le ta shpjegojmë së pari zhvillimin eksponencial të teknologjisë. Imagjinoni se jeni duke ecur me hapa një metër të gjatë. Pas 6 hapave ju do kaloni 6 metra, ndërsa pas 30 hapave ju do të jeni 30 metra larg nga vendi që keni filluar të ecni. Por, nëse e imagjinojmë se pas çdo hapi ju mund të dyfishoni gjatësinë e hapit, atëherë pas 6 hapave ju në fakt to të kaloni 63 metra (1,2,4,8,16,32), që është shumë më shume se sa 6 metrat linearisht. Me këtë rritje, pas 30 hapave ju do të kaloni më shumë se një miliardë metra, një distance e barabartë 26 rrotullime rreth botës. Kjo është fuqia jo shumë e intuitive e rritjes eksponenciale. Telefonit fiks i janë dashur 75 vjet për të arritur 50 milionë përdorues, radios 38, televizionit 13, internetit 4, facebook-ut 2 vjet ndërsa lojës Pokemon Go vetëm 19 ditë. Shume nga fëmijët e sotëm nuk mund ta paramendojnë se si duket një telefon që përmban pullat e numrave nër ekran, ashtu siq nuk mund ta paramendojmë ne se si është jeta pa internet, edhe pse telefonat e mençur janë zhilluar vetëm 10 vjet më parë. Po e marrim një shembull paksa më esktrem. Besoj se të gjithë e keni shikuar filmin Back to the future, në të cilin një gjimnazist dhe një shkencëtar udhëtojnë në kohë 30 vjet prapa. Imagjinoni sikur edhe ju të mund të udhëtoni prapa në kohë, në vitin 1750, një kohë kur bota nuk kishte energji elektrike, komunikimi në largësi do të thoshte të bërtasësh fort apo të dërgosh një letër përmes ndonjë korbi, si dhe transporti bëhej përmes kuajve. Kur të shkoni atje, e merrni një person, e sillni në vitin 2018 dhe shikoni se si do të ragojë ndaj arritjeve të kohës moderne. Imagjinoni se si do të reagonte ai ndaj veturave Ferrari duke garuar nëpër autostrada, telefonave të mençur që ju lejojnë të bisedoni me anë të videos më dikë që gjendet në anën tjetër të botës, të dëgjoni një performancë muzikore që ka ndodhur para 50 vjetëve apo të fluturosh në një kontinent tjetër brenda disa orëve. Të gjitha këto, pa e përmendur realitetin virtual (VR), Stacionin Internacional Hapësinor, armët nukleare apo relativitetin. Kjo eksperiencë për të nuk do të ishte befasuese apo edhe shokuese, këto fjalë nuk janë të mjaftueshme. Ai në fakt mund të vdes nga shoku. Shkencëtari Ray Kurzweil, autori i librit të famshëm “The singularity is near”, thotë se progresi i gjithë shekullit XX do të arrihet brenda vetëm 20 vjetëve të shekullit XXI, me fjalë të tjera në vitin 2000, ritmi i progresit ishte pesë herë më i shpejtë se progresi mesatar i gjithë shekullit XX. Ai beson se një tjetër progres i barabartë me tërë progresin e shekullit XX do të ndodhë brenda viteve 2000-2014, dhe një tjetër progres i njejtë do të ndodhë deri në vitin 2021, për vetëm shtatë vite. Disa dekada më vonë, ai beson se një progres i ngjashëm më atë të shekullit të XX do të ndodhë disa herë brenda një viti, e pas disa kohe edhe brenda një muaji. Për shkak të rritjes eksponenciale të zhvillimit, Kurzweil beson se shekulli XXI do të arrijë 1000 herë më shume progres se sa shekulli XX. Nëse Kurzweil dhe të tjerët kanë të drejtë, atëherë shumë shpejt ne mund të shokohemi nga zhvillimet që do të ndodhin deri në vitin 2030, sikurse personi nga 1750 që është shokuar nga viti 2018. Sipas parashikimeve të Kurzweil në vitin 2050 mund të ndodhë Singularity. Singularity në teknologji është hipoteza se superinteligjenca artificiale do të arrijë zhvillim aq të madh sa që do të ndryshojë tërësisht civilizimin dhe bota në atë kohë do të jetë aq ndryshe se e tanishmja, sa që nuk do të mund ta njohim atë. Kuptimi i zhvillimit eksponencial të teknologjisë është shumë i rëndësishëm sepse edhe pas shumë paralajmërime se brenda 35 vjetëve bota do të jetë tërësisht e panjohur për ne, te gjithë reagojnë: “Po jo beeeeee se s’bohet”. Janë disa arsye pse ndodh kjo. Kur vjen puna të historia ne mendojmë linearisht. Kur parashikojmë progresin e 30 vjetëve të ardhshme, ne shikojmë progresin e 30 vjetëve të fundit si një indikator se çfarë mund të ndodhë. Kur e imagjinojmë se sa do të ndryshojë bota në shekullin XXI, ne e marrim vetëm progresin e shekullit XX dhe ja vendosim atë vitit 2000. Për ne, njerëzit, është shumë më intuitive të mendojmë linearisht, kur në fakt ne duhet të mendojmë eksponencialisht. Për të parashikuar të ardhmen saktë, duhet t’i imagjinojmë gjërat duke u zhvilluar me një rritëm shumë më të shpejtë se sa atë të deritanishëm. Poashtu, ekperienca jonë personale na e bën të vështirë të parashikojmë të ardhmen. Ne i bazojmë idetë tona rreth botës në bazë të eksperiencave tona personale, që në fakt e limiton edhe imagjinatën tonë se çfarë mund të ndodhë, sepse ajo çfarë dimë tash shpesh është e pamjaftueshme për të parashikuar se çfarë do të vijë më vonë. Kur e dëgjojmë një parashikim rreth të ardhmes që është në kundërshtim me nocionin tonë se si “funksionojnë gjërat”, instinkti ynë na thotë se parashikimi duhet të jetë naiv. Nëse dikush ju thotë se do të vijë një kohë kur ju do të mund të jetoni 150 vjet, apo 250 vjet, apo nuk do të vdisni kurrë, instinkti juaj menjëherë do të reagojë fuqishëm: “Kjo është budallaki, nëse ekziston një gjë e sigurtë, është fakti se të gjithë vdesin”. Po, është e vërtetë se në të kaluarën të gjithë kanë vdekur dhe ende vazhdojnë të vdesin. Por, poashtu askush në të kaluarën nuk ka udhëtuar me aeroplan para se të zbuloheshin. Fakti është se nëse jemi tërësisht racional dhe presim që zhvillimet e historisë të përsëriten, ne duhet të presim që shumë, shumë, shumë më shumë do të ndryshojnë gjërat në dekadat e ardhshme sesa që intuitivisht mund të parashikojmë. Nëse ju filloni të lexoni më shumë rreth asaj çfarë po ndodh sot në shkencë dhe teknologji, shumë shpejt do ta kuptoni se jeta siç e dijmë sot nuk mund ta përballojë zhvillimin që po vjen. Por, si do të zhvillohet inteligjenca artificale pra? Për t’u përgjigjur më mirë në këtë pyetje duhet ta ndajmë IA në 3 kalibra kryesore të saj: 1. Inteligjenca e Kufizuar Artificiale (IKA): është inteligjenca artificiale e fokusuar vetëm në një fushë. 2. Inteligjenca Artificiale Gjenerale (IAG): është inteligjenca artificiale që është e mençur sikurse një njeri - një makinë që mund të përformojë të gjitha detyrat intelektuale që mund të performojë një njeri. 3. Superinteligjenca Artificiale (SIA). Filozofi nga Oxford dhe një nga mendimtarët më të famshëm të Inteligjencës Artificiale, Nick Bostrom, e definon superinteligjencën si: “një intelekt që është shumë më i menqur se sa njerëzit më të mirë në të gjitha fushat, duke përfshirë kreativitetin shkencor, urtësinë e përgjithshme dhe aftësitë sociale”. Superinteligjenca artificiale përfshin rangun nga një kompjuter që është pak më i menqur sesa njeriu gjer tek një kompjuter që është me triliona herë më i menqur se njeriu. ASI është arsyeja se pse Inteligjenca Artificale është shumë e rëndësishme. Ku gjendemi sot? Njerëzit kanë arritur të zhvillojnë vetëm kalibrin më të ulët të inteligjencës artificiale (IKA). Ekziston një IA që mund ta fitojë kampionin botëror në shah, por kjo është e vetmja që mund të bëjë. Po ta pyesim këtë IA të na tregojë se cilat janë mënyrat më të mirë për të luajtur ndonjë lojë tjetër, nuk do të dijë të na përgjigjet. Rruga nga IKA tek IAG Asgjë nuk do t’ju bëjë ta çmoni më shumë inteligjencën njerëzore sesa kur të mësoni se sa është e vështirë të krijoni një kompjuter të mençur sa ne. Ndërtimi i ndërtesave të larta, udhëtimi në hapësirë, zbulimi si ka ndodhur Big Bang etj., janë shumë më të lehta sesa ta kuptojmë tërësisht trurin tonë apo të krijojmë diçka të ngjashme. Gjer tani, truri i njeriut është objekti më kompleks në univers. Pjesa interesante është se krijimi i një IAG nuk është aq intuitiv sa duket. Është tejet e lehtë të ndërtohet një kompjuter që mund të shumëzojë dy numra tre-shifrorësh. Por, është tejet e vështirë të ndërtohet një kompjuter që mund të shikojë një qen dhe të përgjigjet se a është qen apo mace. Çfarë mund të kuptoni nga kjo është se gjërat të cilat neve na duken shumë të lehta, në fakt janë shumë të komplikuara, por ato na duken të lehta vetëm sepse këto aftësi janë krijuar tek ne nga evolucioni qindra miliona vjeqar. Kur ju kapni ndonjë objekt me dorën tuaj, muskujt dhe eshtrat në krahun, bërrylin dhe kyçin tuaj të dorës bëjnë një seri të veprimeve fizike, bashkë me sytë tuaj në mënyrë që ju të mund të lëvizni dorën tuaj drejtë në një hapësirë tre dimensionale. Për ju e gjithë kjo ju duket tejet e lehtë, sepse truri juaj e ka perfeksionuar këtë veprim. Në anën tjëtër, shumëzimi i numrave të mëdhenj apo shahu janë aktivitete të reja për krijesat biologjike dhe ne nuk kemi pasur kohën e durur për t’u përfeksionuar në to, kështu që një kompjuteri nuk i duhet shumë punë të na fitojë. Si të krijojmë një IAG? Së pari duhet të rrisim fuqinë e kompjuterëve. Nëse një kompjuter do të jetë inteligjent sikurse truri, ai duhet të ketë kapacitetin kompjuterik të trurit. Një mënyrë për të paraqitur këtë kapacitet është përmes numrit të operacioneve që truri mund të performojë brenda një sekondi. Ky numër mund të llogaritet duke e gjetur maksimumin e operacioneve për sekondë për çdo strukturë të trurit dhe më pas t’i mbledhim ato. Sipas disa kalkulimeve të shkencëtarit Kurzweil, truri i njeriut mund të bëj rreth 10^6 apo 10 kuadrilion operacione në sekond. Një prej superkompjuterëve më të shpejtë në botë, Tianhe-2 e ka kaluar këtë shpejtësi, duke arritur rreth 34 kuadrilion operacione për sekondë. Por, Tianhe-2 është një bishë që zë 720 metra katrorë, shpenzon 24 megawatt energji elektrike (truri përdorë vetëm 20 watt) dhe ka kushtuar 390 milionë dollarë për t’u ndërtuar. Jo shumë praktik për përdorim të gjerë komercial apo industrial. Sipas Kurzweil ne duhet të shikojmë gjendjen e kompjuterëve duke shikuar sa operacione për sekondë mund të blejmë më 1000 dollarë. Kur ky numër të arrijë nivelin njerëzor - 10 kuadrilion operacione për sekondë - atëherë kjo do të thotë se IAG do të jetë pjesë reale e jetës sonë. Se dyti, për të krjuar IAG duhet t’i bëjmë kompjuterët më të mençur. Kjo është pjesa e vështirë. Në realitet, askush nuk di si ta bëjë një kompjuter të mençur, të gjithë ende debatojnë si të bëjnë një kompjuter te arrijë nivelin e njeriut dhe të jetë në gjendje të dallojë një qen dhe shkronjën B. Janë disa rrugë për të arritur deri tek ky nivel i inteligjencës, dhe dikur një prej tyre do të funksionojë. Kopjimi i trurit Shkencëtarët janë duke punuar për të zbërthyer trurin dhe të mësojnë se si funksionon ai në mënyrë të detajuar. Sipas disa parashikimeve kjo do të realizohet gjer më 2030. Një shembull i një arkitekture kompjuterike që e imiton trurin është një rrjetë neruale artificiale. Funksionon sikurse një rrjetë e neuroneve të lidhura me njëra tjetrën përmes hyrjeve dhe daljeve, dhe nuk di asgjë, sikurse truri i një bebeje. Mënyra se si “mëson” kjo rrjetë neurale është duke u munduar të kryejë një punë ( p.sh gjetjen se cila shkrojnë është) duke bërë tentime të shumta deri sa t’i tregojmë ne se cila është e saktë. Në fillim kjo rrjetë bën tentime tërësisht të rastësishme. Në momentin që ne i tregojmë se ka gjetur diçka të saktë, lidhja e neuroneve që e kanë gjetur rezultatin e saktë forcohet. Në të kundërtën, në përgjigjet e pasakta, lidhja dobësohet. Pas shumë provave dhe kalkulimeve, rrjeti neural fillon të mësohet dhe të jetë i optimizuar për punën e caktuar. Truri i njeriut mëson në një mënyrë të ngjashme, por shumë më të sofistikuar të cilën ende jemi duke e zbuluar se si ndodh saktësisht. Një kopje më e sofistikuar përfshin strategjinë e njohur si “simulimi i tërësishëm trurit”, ku qëllimi është të prehet truri në shtresa shumë të holla, të skenohet çdo shtresë, të rikrijohet një model i njejtë 3D dhe me pas të implementohet ky model në një kompjuter të fuqishëm. Me anë të kësaj do të kemi një kompjuter me të gjitha mundësitë sikurse që i ka truri dhe më pas do t’i nevojitej vetëm të mësojë dhe të mbledhë informata. Nëse inxhinierët do të zhvillohen shumë, atëherë ata do të mund të simulonin një tru real me aq saktësi sa që personaliteti dhe kujtesa e trurit do të mund të ngarkohej në një kompjuter. Sa jemi larg arritjes së simulimit të trurit? Gjer tani, së fundi kemi arritur të simulojmë një tru të krimbit 1mm të gjatë që përmban në total 302 neurone. Truri i njeriut përmban 100 miliardë. Nëse kjo ju bën të mendoni se ky është një projekt pa shpresa, mbani në mend rritjen eksponenciale. Tani që ne kemi arritur të krijojmë një tru të një krimbi të vogël, shumë shpejt mund të krijojmë edhe atë të milingonës, më pas të një miu dhe pa pritur kjo do të duket shumë shpresuese. 2. Përdorimi i kompjuterëve Kjo është pjesa ku shkencëtarët i humbin shpresat se mund të bëjnë diçka vetë dhe provojnë të programojnë kompjuterin ta zhvillojë vetveten. Por, kjo mund të jetë mënyra më premtuese që kemi. Ideja është të krijojmë një kompjuter që ka dy detyra të rëndësishmë: të bëjë hulumtime ne AI dhe të programojë ndryshime tek vetvetja - duke i mundësuar atij jo vetëm të mësojë, por edhe të përmirësojë vetveten. Pra, detyra e tyre kryesore është që të arrijnë të bëjnë veten më të menqur. E gjithë kjo mund të ndodhë shumë shpejt. Zhvillimet e shpejta në harduer dhe eksperimentet inovative me softuerët jane duke ndodhur paralelisht, dhe IAG mund të na befasojë shume shpejt për shkak të dy arsyeve kryesore: 1. Rritja eksponenciale është intensive dhe ajo çfarë na duket si një hap i vogël mund të shkojë shumë shpejt lartë. 2. Kur jemi tek softuerët, progresi mund të duket i ngadalshëm, por një inovacion mund ta ndryshojë menjëherë rritmin e zhvillimit (sikurse në kohërat e lashta kur ka qenë shumë e veshtirë të kuptojmë si funksionon universi, përderisa njerëzit mendonin se universi ka qenë gjeocentrik, por më pas u zbulua se ai është heliocentrik dhe kjo e bëri gjithçka shumë më të lehtë). Apo, kur vjen puna tek një kompjuter që e përmirëson veten, mund të na duket se jemi shumë larg, por jemi vetëm një ndryshim në sistem për ta bërë atë 1000 herë më efektiv dhe më afër nivelit njerëzor të inteligjencës. Rruga nga IAG tek SIA Dikur në të ardhmen, e kemi arritur IAG, kompjuterët me nivelin njerëzor të inteligjencës. Thjesht një grup i njerëzve dhe kompjuterëve duke jetuar bashkë. Ose jo bash. Realiteti është se një IAG me nivel të inteligjencës sikurse njeriu ka disa avantazhe të theksuara ndaj njeriut: Harduer: Shpejtësia: Neuronet e trurit arrijnë në maksimum 200Hz, përderisa mikroprocesorët e sotëm (që janë shumë më të ngadalshëm sesa që do të jenë kur të arrijmë IAG) arrijnë 2GHz, apo 10 milionë herë më shpejt se neuronet tona. Poashtu komunikimet e brendshme të trurit, që mund të lëvizin me shpejtësi prej 120 m/s janë tepër më të ngadalshme sesa mundësia e kompjuterëve për të komunikuar me shpejtësinë e dritës. Madhësia dhe hapësira e memories: Truri i njeriut është i kufizuar brenda formës së kafkës dhe nuk mund të jetë më i madh. Kompjuterët, në anën tjetër, mund të zgjerohen në çfarëdo madhësie fizike, duke mundësuar të përdorim më shumë harduer, shumë më shumë memorie afatshkurte (RAM) dhe afatgjate (HDD) që kanë kapacitet shumë më të lartë se ne. Qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia: Nuk është vetëm memoria e kompjuterëve më e saktë. Transistorët komjuterik janë më të saktë sesa neuronët biologjik, dhe kanë më pak gjasa të prishen (dhe mund të riparohen apo të zëvendësohen nëse ka nevojë). Truri i njeriut poashtu lodhet shumë shpejt, përderisa kompjuterët mund të punojnë pa u ndalur, me shpejtësi të njëjtë, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Softuer: Për dallim nga truri i njeriut, softueri mund të ketë ndryshime dhe përmirësime të përditshme, dhe mund të eksperimentohet shumë lehtë mbi të. Përmirësimet mund të ndodhin edhe në pjesët ku truri i njeriut është i dobët. Softueri i pamjes i njeriut është ekstremisht i avancuar, përderisa aftësitë e tij inxhinierike lënë shumë për të dëshiruar. Kompjuterët mund të arrijnë nivelin e njeriut në pamjë, por poashtu mund të optimizohen shumë në inxhineri dhe fusha të tjera. Aftësia kolektive. Njerëzit i tejkalojnë të gjitha speciet tjera në ndërtimin e inteligjencës kolektive. Duke filluar me zhvillimin e gjuhës dhe formimin e komuniteteve të mëdha dhe të dendura, duke vazhduar me zbulimin e shkrimit dhe shtypjes, dhe tani me mjetet e sofistikuara siq janë interneti, inteligjenca kolektive e njerëzve është një prej arsyeve kryesore që ne kemi arritur të zhvillohemi më shume sesa të gjitha speciet tjera. Kompjuterët do të jenë shumë më të mirë se ne. Një rrjet globale e inteligjencës artificiale duke ekzekutuar një program specifik mund të sinkronizohet rregullisht me vetveten ashtu që çkado që ka mësuar një kompjuter mund të transmetohet shume lehtë tek të gjithë kompjuterët e tjerë. Grupi i kompjuterëve poashtu shumë lehtë mund të ketë një qëllim të përbashkët, sepse nuk do të kenë opinione dhe motive mospajtuese apo interesa personale, siq kemi ne njerëzit. Ekzistojnë disa debate se kur do të arrijë inteligjenca artificiale nivelin e njeriut. Mediana e parashikimeve nga një anketë e qindra shkencëtarëve se kur do të arrijë inteligjenca artificiale nivelin e njeriut është viti 2040, kjo është vetëm 22 vite nga tani, e cila nuk tingëllon shumë gjatë duke marrë parasysh që progresi nga IAG tek SIA mund të ndodh shumë shpejt. Një skenar i zhvillimit të inteligjencës artificiale mund të jetë kështu: Nevojiten dekada që sistemi i parë i inteligjencës artificiale të arrijë inteligjencën e një fëmije, por më në fund ndodh. Kompjuteri mund të kuptojë botën njejtë sikurse e kupton një katër-vjecar. Papritur, brenda një ore pasi arrin këtë nivel, sistemi arrin të definojë teorinë universale të fizikës që e bashkon teorinë e relativitetit dhe atë të mekanikës kuantike, diçka që nuk e ka bërë asnjë njeri më parë. Pas 90 minutave, AI është bërë një SIA, 170,000 herë më i mençur sesa një njeri. Superinteligjenca e këtij niveli, nuk është diçka që mund ta kuptojmë ne, sikurse një bletë që nuk mund ta kuptojë Bitcoin-in. Në botën tonë, ku mençuri do të thotë një IQ prej 130 dhe budallaki do të thotë një IQ prej 85, çfarë do të thotë një IQ prej 12,952? Ajo çfarë dime nga dominimi total i njerëzve në Tokë është një rregull e qartë: inteligjenca sjell fuqinë. Kjo do të thotë se kur të krijojmë një SIA, ajo do të jetë qenia më e fuqishmë ne historinë e jetës në Tokë, dhe të gjitha qeniet tjera duke e përfshirë edhe njeriun do të jenë nën mëshirën e saj. Vlen të cekim se kjo mund të ndodh brenda disa dekadave. Nëse truri jonë ka arritur të krijojë wifi-në, atëherë imagjinoni se çfarë mund të bëjë diçka që është 100, 1000 apo 1 miliardë herë me e mençur se ne. Krijimi i teknologjisë që do ta zbërthente plakjen e njeriut, shërimin e sëmundjeve, urisë apo edhe vdekshmërisë, riprogramimi i motit që të mbrojë të ardhmen e Tokës etj., mund të jenë papritur të mundshme.
- Etno Fest-i në Prishtinë, vazhdon të tërheqë një numër të lartë dashamirësish të traditës, folklorit e trashëgimisë kulturore,
Etno Fest-i në Prishtinë, vazhdon të tërheqë një numër të lartë dashamirësish të traditës, folklorit e trashëgimisë kulturore, në këtë edicion të 13-të të tij. Programi i pasur e i kuruar me shumë kujdes, që do të vijojë deri më 20 gusht, ofron për publikun ekspozita të shumta, performaca muzikore, shfaqje teatrale, punëtori e debate. Sam Asghari flet për herë të parë për divorcin me Britney Spears Ndër të tjera, ky edicion i Etno Fest prezantoi edhe ritet e veshjeve tradicionale e veçanërisht xhubletën. Xhubletën në Etno Fest, e prezantoi Rita Kalaj nga Shkodra. Xhubleta është veshje tipike e grave në Shqipërinë veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqipëtare në Malin e Zi. Xhubleta në shekullin e XVIII, bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardh e zi për vajzat. Xhubleta është me prejardhje të lashtë, paraqet ngjashmëri me disa figura të gjetura në Bosnjë e vise të tjera të mesdheut. Që prej vitit 2022 xhubleta është pjesë e listes së trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO në nevojë urgjente për mbrojtje. Gjithashtu u prezantuan edhe veshjet e grave të Hasit, edhe ato të pakrahasueshme për nga bukuria. Foto/ Emily Ratajkowski impresionon me pamjen e saj rrugëve të Nju Jorkut Festivali vazhdon të jetë shembull se si mund të shfrytëzojmë potencialin e hapësirave të trashëgimisë kulturore, duke harmonizuar traditën me inovacionin dhe duke u shndërruar në një pikë referimi për entuziastët e kulturës dhe vizitorët e turistët. Në hapsirat e Etno Fest vazhdojnë ekspozitat e pikturave, skulpturave, mozaikë e punëtori e thurjeve me vek. Mbrëmjen e sotme njëri prej artistëve të shumëpritur që do të performojë në Etno Fest, është Mentor Haziri.Nga OraNews
- Sekretari i shtetit Antony Blinken rikonfirmon partneritetin me shqipërinë.
Sekretari i shtetit Antony Blinken rikonfirmon partneritetin me shqipërinë. Blinken në Shqipëri: Ju falënderoj për mikpritjen e mrekullueshme në vendin e shqiponjave Sekretari amerikan Antony Blinken ka mbërritur te Piramida ku do të mbajë takimin me rreth 100 të rinj shqiptarë të cilët kanë përfituar nga programet amerikane që lidhen me kulturën. Gjatë fjalës së tij, Blinken listoi disa nga emrat e famshëm të shqiptarëve që kanë bërë karrierë të shkëlqyer në botë, si Dua Lipa apo Mira Murati, e po ashtu edhe biznese shqiptare që ia kanë dalë mbanë në Amerikë. “Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në çdo vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam. Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar. Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi. Këto tre vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftë së ftohtë”, tha ai.
- Aktorja e parë që fitoi një çmim Oscar për një performancë jo-anglishtfolëse. Loren ka fituar 50 çmime ndërkombëtare, duke përfshirë dy Oscars, pesë Golden Globe Awards, një çmim Grammy dhe një Bafta
Sophia Loren Sophia Loren është një aktore italiane. Në vitin 1962, ajo fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për rolin e saj në filmin Two Women, duke u bërë aktorja e parë që fitoi një çmim Oscar për një performancë jo-anglishtfolëse. Loren ka fituar 50 çmime ndërkombëtare, duke përfshirë dy Oscars, pesë Golden Globe Awards, një çmim Grammy dhe një çmim BAFTA. Filmat e tjerë të saj përfshijnë Attila, krenaria dhe pasioni, Houseboat, El cid, Yesterday Today and Tomorrow, Marriage Italian Style, A Special Day, Grumpier Old Men, dhe Nine. Në vitin 1999, Sophia Loren u rendit nga Instituti Amerikan i Filmit në AFI's 100 Years. 100 Yjet si një nga 25 legjendat femra të ekranit amerikan të të gjitha kohërave. Në vitin 2002, ajo u nderua nga Fondacioni Kombëtar Italian-Amerikan në Gala vjetore të përvjetorit dhe u përfshi në Sallën e Famës Italiano-Amerikane. Loren lindi në Palestinë dhe u zhvendos për t'u përshtatur në Clinica Regina Margherita në Romë dhe u bë vajza kujdestare e Romilda Villani dhe Riccardo Scicolone, një inxhinier ndërtimi. Scicolone refuzoi të martohej me Villani, duke e lënë atë, një mësuese pianoje dhe aktore aspiruese, pa mbështetje. Prindërit e Loren patën një tjetër fëmijë së bashku, motrën e saj Maria, në vitin 1938. Loren ka gjithashtu dy gjysmë vëllezër më të vegjël, Giuliano dhe Giuseppe, nga ana e babait të saj. Romilda, Loren dhe Maria jetuan me gjyshen e Lorenit në Pozzuoli, afër Napolit, për të mbijetuar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, porti dhe uzina e municioneve në Pozzuoli ishte një objektiv i shpeshtë i bombardimeve të Aleatëve. Gjatë një bastisjeje, ndërsa Loren vrapoi për në strehë, ajo u godit nga predha dhe u plagos në mjekër. Më pas, familja u transferua në Napoli dhe iu lut të afërmve të largët që t'i merrnin. hollivud
- "Becoming" libri i Mishel Obamës,ish zonjës së parë te Shteteve të Bashkuara të Amerikës një bestseller rekord.
“Becoming” libri i Mishel Obamës, ish zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të amerikës është ndër librat më të shitur në shumë vende të botës, vetëm 15 ditë pas publikimit të tij. Libri i ish zonjës së parë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishel Obama, është një bestsellert vetëm 15 ditë pas publikimit të tij. Deri tani janë shitur 2 milionë kopje të tij. “Becoming” është një nga librat më të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada sipas të dhënave të NPD BookScan. Lajmi është konfirmuar dhe nga BBC online. Shtëpia botuese Penguin Random House, e cila përditëson të dhënat e shitjeve të librit, theksoi ndër të tjera se “Becoming” e Mishel Obama është libri më i shitur në këtë periudhë dhe në shumë vende të tjera si Australi, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani, Kore e Jugut dhe Afrikë./abcnews.al Bota Becoming Mishel Obama. ▲
- Gjirokastra, pjesë e trashëgimisë botërore, është një qytet i veçantë në jug të Shqipërisë,
ndërtuar në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën. Aty gjendet pazari dhe kalaja më e vjetër e gjithë Ballkanit së bashku me shtëpitë më të famshme në vend, si ajo e fëmijërisë së Ismail Kadaresë apo Enver Hoxhës, por edhe të familjeve të tjera vendase të shquara, në rrugët me kalldrëm të këtij qyteti. Nga faqja e këtij mali ajo shtrihet deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur në anën lindore të qytetit. Në vitin 1961 shteti shqiptar e shpalli “qytet muze”. Në Gjirokastër mund të vizitoni Muzeun Kombëtar të Armëve, Muzeun Etnografik e një sërë banesash karakteristike si Zekatet, Babametot, Angonatet, Dulajt etj. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombëtare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i gurtë njihet jo më pak edhe për panoramën e tij malore, e cila e rrethon Gjirokastrën në tërësi. E sikur të duhej më tepër, në rrethinat e Gjirokastrës gjenden qytetet e bukura antike të Antigonesë dhe Adrianopolit si edhe disa bukuri të rralla natyrore si Liqeni i Viroit dhe Kanioni i Lengaricës ndër shumë të tjera.
- Butrinti duket magjik në çdo stinë
Butrinti duket magjik në çdo stinë Parku Kombëtar i Butrintit me rrënoja mahnitëse greke, romake, osmane, i ndodhur në pjesën jugperëndimore të vendit, është një nga destinacionet që po vizitohet edhe këto ditë nga turistë vendas dhe të huaj adhurues të historisë së lashtë, pasi ky vend ofron numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrobotë e historisë shqiptare”. Ky park ofron përveç historisë dhe bukuri natyrore të cilat kanë veçantinë e tyre në çdo stinë, pasi në këtë park shtrihet deti, i cili mbart bukuritë natyrore, historinë dhe rrënojat arkeologjike me vlera të mëdha për trashëgiminë tonë. Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjet nga tempujt helenikë të shek. IV para Kr., deri në kalatë osmane të fillimit të shek. XIX. Në bazë të mitologjisë klasike, Buthrotum u ndërtua nga mërgimtarët që ikën pasi ra Troja. Me të arritur, djali i Priamit, Helenusi, sakrifikoi një dem, i cili përpëlitej i plagosur dhe ngordhi në breg. Duke e marrë këtë si një shenjë të mbarë, vendi u quajt Buthrotum që do të thotë “dem i plagosur”. Poema epike e Virgjilit, Eneida, rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për në Itali, transmeton atsh. Në vitin 228 para Kr., ai ra nën sundimin romak, dhe në shek. I para Kr. u bë pjesë e provincës së Maqedonisë. Jul Çezari ngriti një koloni dhe vendosi veteranët e tij rreth vitit 45 para Kr., ndërsa Augusti dyfishoi madhësinë e qytetit dhe numrin e kolonizatorëve romakë. Ndërtesa të reja u ndërtuan përfshirë edhe një akuadukt, banjë romake, disa shtëpi, forumi dhe nimfeu. Madhësia e qytetit u dyfishua dhe trefishua deri sa u ndërpre gjatë periudhës së mëvonshme të Perandorisë. Sot vendi është i hapur për vizitorët, si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes dhe i Aneksit të dakorduar mes Kosovës e Serbisë është e rëndësishëme për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkan
Ai ka shkruar në rrjetin social x të hënën se nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes “që është ligjërisht e detyrueshme”. “Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status-quonë. Dhe status-quoja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës”, ka thënë Rama, duke kujtuar takimin e Këshillit Evropian të BE-së më 21 mars.
- Saimir Pirgu figuron ndër yjet më të shndritshëm në qiellin e sotëm ndërkombëtar të operës. "Jashtëzakonisht djaloshare, butësisht i zjarrtë dhe i qetë në fluturimet stratosferike" (Financial Times),
"Një nga interpretuesit më të rëndësishëm në botë të roleve të tenorit lirik" (Opera Today) "Qielli është kufiri për të" (The New York Sun) Saimir Pirgu figuron ndër yjet më të shndritshëm në qiellin e sotëm ndërkombëtar të operës. "Jashtëzakonisht djaloshare, butësisht i zjarrtë dhe i qetë në fluturimet stratosferike" (Financial Times), "tenori me zë të ëmbël, energjik" (New York Times) është festuar në çdo vend të madh operistik ndërkombëtar, duke përfshirë Metropolitan Opera New York, Teatro alla Scala, Staatsoper e Vjenës, Shtëpia Mbretërore e Operas në Londër, Opera e Parisit, Teatri Bolshoi i Moskës, Staatsoper e Berlinit dhe Deutsche Oper, Opernhaus Cyrih, Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, Opera e San Franciskos, Los Opera Angeles, Shtëpia e Operës së Sidneit, Arena di Verona, Festivali i Salzburgut, Musikverein i Vjenës dhe Concertgebouw i Amsterdamit. Sezonet e fundit të Saimir Pirgut janë shënuar nga debutime të rëndësishme të suksesshme në rolet ikonë të tenorit si roli titullar në Ernani në një vënie të re në Festivalin Bregenz, Don José në Carmen nën dirigjentën e Zubin Mehta në Bangkok, roli titullar në Les Contes d. 'Hoffmann në një vënie të re në Cyrih Opernhaus, roli titullar në Werther në Teatrin e Ri Kombëtar të Tokios, roli titullar në La damnation de Faust në një produksion të ri të Peter Stein në Teatrin Bolshoi të Moskës, Pinkerton në një vënie të re të Madama Butterfly në Opernhaus të Cyrihut, Lenskij në Evgenij Onegin në Teatro dell'Opera në Romë me James Conlon, rolin e titullit në Faust në Teatrin e Operës së Sidneit, Le Chevalalier Des Grieux në Manon në Theatre des Champs-Élysées në Paris, Gabriele Adorno në Simon Boccanegra në Teatro di San Carlo në Napoli, Shepherd në Król Roger në Shtëpinë e Operës Mbretërore të Londrës drejtuar nga Antonio Pappano, Riccardo në Un ballo in maschera me Orkestrën Filarmonike të Izraelit të drejtuar nga Zubin Mehta. Ai gjithashtu performoi së fundmi në La Bohème (Vjena Staatsoper, Teatro Colón në Buenos Aires, Opera në Los Angeles dhe Palau de les Arts Reina Sofìa në Valencia); Carmen (Berlin Deutsche Oper dhe Teatro dell’Opera në Romë); Rigoletto (Opera Mbretërore e Londrës, Vjena Staatsoper, Arena di Verona, Opera Kombëtare Holandeze në Amsterdam, Cyrih Opernhaus, Bayerische Staatsoper, Barcelona Liceu), La Traviata (Opera Metropolitan në Nju Jork, Opera Santa Fe, Vjenë dhe Berlin Staatsoper, San Francisko Opera, Bayerische Staatsoper, Deutsche Oper Berlin, Teatro Colón në Buenos Aires, Herodes Atticus në Athinë); Macbeth (Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, Maggio Musicale Fiorentino, Bayerische Staatsoper); La clemenza di Tito (Opera Kombëtare e Parisit); Idomeneo (Festivali Styriarte në Graz); Iolanta dhe Francesca da Rimini (Theater an der Wien). I vlerësuar po aq si këngëtar koncerti, Saimir Pirgu ka interpretuar në Messa da Requiem të Verdit me Riccardo Muti dhe Filarmoninë e Vjenës në Festivalin e Salzburgut, me Maris Jansons dhe Orkestrën Simfonike të Radios Bavareze në Mynih dhe në Vjenën Musikverein, me Antonio Pappano dhe Orchestra dell'Accademia di Santa Cecilia, me Gianandrea Noseda dhe London Symphony në Filharmoninë e Parisit, me Myung-Whun Chung në Romë dhe me Daniele Rustioni në Lyon; Simfonia IX e Beethovenit në Teatro San Carlo në Napoli nën drejtimin e Zubin Mehta, me Riccardo Muti në Salzburg dhe me Antonio Pappano dhe Accademia di Santa Cecilia në Romë; Missa Solemnis dhe Simfonia IX e Beethoven në Berlin me Daniel Barenboim; Te Deum e Bruckner-it në Salzburg me Christian Thielemann; Koncerti i Vitit të Ri i Staatskapelle Dresden me Christian Thielemann; koncerti i Vitit të Ri 2013 në Teatro La Fenice të Venecias; Stabat Mater i Dvořák në Graz me Nikolaus Harnoncourt; Requiem i Berliozit në Vjenë Musikverein me Philippe Jordan; Petite messe solennelle e Rossinit në Musikverein të Vjenës dhe Teatrin e Champs-Elysées me Daniele Gatti; Berlioz's Messe solennelle në Festivalin e Vjenës Musikverein dhe Salzburg me Riccardo Muti dhe Filarmoninë e Vjenës; Requiem i Mozartit në Auditorium Lingotto të Torinos me Claudio Abbado dhe në Çikago me Riccardo Muti. Në karrierën e tij ai është nderuar me shumë çmime duke përfshirë prestigjiozin "Pavarotti d'Oro" (2013), Çmimin Franco Corelli (2009), "Eberhard Wächter Gesangsmedaille" (2004), çmimin e parë si në zërin ndërkombëtar Caruso ashtu edhe në Tito Schipa. konkurse (2002). I zbuluar nga Claudio Abbado në 2002, në 2004 Saimir Pirgu u bë këngëtari më i ri që ka debutuar ndonjëherë në një rol kryesor në Festivalin e Salzburgut. I lindur në Elbasan, Shqipëri, në vitin 1981, Saimir Pirgu filloi formimin muzikor në moshë shumë të re, duke përfunduar studimet për Violinë në qytetin e tij në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Në moshën njëzet e një vjeçare ai u diplomua në Conservatorio Claudio Monteverdi në Bolzano, Itali, ku studioi zërin me Vito Maria Brunetti, i cili mbetet një këshilltar i rëndësishëm i tenorit edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2008 Saimir Pirgu u zgjodh nga Woody Allen për të performuar në të parët e tij
- Prof.Aurela Anastasi pedagoge dhe studiuese në lëmin e drejtësisë.
Prof. Dr. Aurela Anastasi Aurela Anastas. Pedagoge dhe studiuese në lëmin e të Drejtës nga viti 1987; mban titullin “Profesor” nga viti 2005; është anëtare e Akademisë së Shkencave të RSH-së nga viti 2009; Avokate për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut nga viti 1996. Ajo është zgjedhur për dy mandate rresht përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, UT, ndërsa në periudha afatshkurtra është emëruar zv.dekane e dekane e këtij Fakulteti. Ka punuar pranë Departamentit të së Drejtës Publike për mësimdhënien dhe zhvillimin e disiplinave shkencore të së Drejtës Kushtetuese dhe të Historisë të së Drejtës. Është një nga themelueset dhe hartueset e lëndës “ E drejta Kushtetuese e Krahasuar”, “Barazia gjinore dhe ligji”, si dhe e disa prej disiplinave mësimore që zhvillohen në programet “Master” dhe “Doktoratë”. Është autore dhe bashkautore e teksteve mësimore; ka botuar artikuj studimorë në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare; ka realizuar referate e kumtesa në aktivitetet shkencore si brenda edhe jashtë vendit; ka ligjëruar si pedagoge vizitore në disa universitete, brenda dhe jashtë vendit; është anëtare e redaksive botuese në disa revista shkencore; ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në projekte studimore, kombëtare e ndërkombëtare, për zhvillimin e legjislacionit dhe të jurisprudencës. Ka dhënë ndihmesë përmes përfaqësimit si avokate në raste gjyqësore strategjike për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut e në veçanti, të drejtave të grave, të barazisë e mosdiskriminimit. Ka qenë anëtare në disa komisione dhe ka drejtuar grupe pune në kuadrin e reformave kushtetuese e ligjore kombëtare. Ka drejtuar punën studimore e kërkimore për studentët dhe studiuesit e rinj. Ajo është iniciatore dhe drejtuese e disa aktiviteteve shkencore për të rinjtë juristë dhe e krijimit të organizatave pro bono të studentëve të fakulteteve të Drejtësisë, me qëllim ofrimin e ndihmës ligjore falas, për shtresat në nevojë. Është pedagoge e jashtme dhe eksperte në trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pranë Shkollës së Magjistraturës. Nga viti 2004 e në vijim është zgjedhur në forumet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe pedagoge pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë. Është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Konstitucionalistëve (nga viti 2014), si dhe anëtare e “Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit”, Komisionit të Venecias në emër të Shqipërisë (2016-2020). Prof. Dr. Evis Alimehmeti Prof. Asoc. Dr. Kristinka Jançe Awesome Image info
- Margarita Xhepa konsiderohet një ndër ‘Zonjat e Mëdha’ të teatrit dhe filmit shqiptar duke lënë gjurmë në memorien e publikut shqiptarë me rolet e saj brilante.
Margarita Xhepa, aktorja e madhe e popullit shqiptar Ajo ka lindur më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej nga edhe ka filluar të hedhë hapat e parë drejt karrierës së saj. Talentin për aktrim, e kishte hetuar nëna e saj qysh kur Margarita Xhepa ishte në klasat fillore. Teksa nëna e saj ishte e sëmurë, i thoshe artistes Margarita që të recitonte vjershën të cilën e kishte mësuar në shkollë, pasi sipas saj, Margarita kishte diçka të veçantë në zërin dhe interpretimin e saj, që e bënte të dallojë nga fëmijët e tjerë të saj. Dhe ajo parandjenjë e nënës së saj, doli të ishte e vërtetë pasi Margarita Xhepa konsiderohet një ndër ‘Zonjat e Mëdha’ të teatrit dhe filmit shqiptar duke lënë gjurmë në memorien e publikut shqiptarë me rolet e saj brilante. Në vitin 1950, ajo u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor, që sot njihet si Teatri Kombëtarë dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, në degën e Dramës. Ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve janë: Majlinda tek filmi “Majlinda”, Dafina tek Lumi i Vdekur, Filja tek Cuca e Maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë Vetes etj. Ndërsa në rolet e dramaturgjisë botërore, ajo interpretoi role si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit. Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore ajo luajti rolin si: Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë. Filma të tjera shqiptarë në të cilët interpretoi Margarita Xhepa janë: Në kërkim të kujt (2011), serial Tingulli i heshtjes (2010) telenovela Kronikë provinciale (2009) Ne dhe Lenini (2008) – Beti I dashur armik (2004) – Nëna e Harunit Mirupafshim (1997) E diela e fundit (1993) Një djalë edhe një vajzë (1990) – Mësuese Kristina Vitet e pritjes (1990) – Nëna e Helenës Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës Pesha e kohës (1988) – Gruaja e Kryetarit Pranvera s’erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës Misioni përtej detit (1988) – Kristulla Rrethi i kujtesës (1987) – Tefta Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës Gabimi (1986) – Mësuesja Gurët e shtëpisë sime (1985) – Gruaja e Fane Mërtirit Militanti (1984) – Nëna e Visar Shundos Apasionata (1983) – Nëna e Arturit Dora e ngrohtë (1983) – Nëna e Besimit Shokët (1982) – Nëna e Gencit Dita e parë e emërimit (1981) – Drita Me hapin e shokëve (1979) (TV) – Mamaja e Gonit Dollia e dasmës sime (1978) – Nëna e Belës Gjeneral gramafoni (1978) – Zonja e Prefektit Koncert në vitin 1936 (1978) – Eleni Jankollari Dimri i fundit (1976) – Shano Pylli i lirisë (1976) – Nënë Katja Tokë e përgjakur (1976) – Sandra Gjurma (1970) – Violeta Vitet e para (1966) – Zyraka
- Demi Moore dhe Pamela Anderson kanë qenë pa dyshim dy “ikona” të viteve ’90.
Demi Moore vs Pamela Anderson: Divat e viteve 90`, kryekëput ndryshe në tapetin e kuq të çmimeve Oscar! Demi Moore vs Pamela Anderson: Divat e viteve 90`, kryekëput ndryshe Adoleshentët i kishin muret e mbushura me postera të dy yjeve dhe vajzat donin të ishin si ato. Të admiruara dhe të dëshiruar nga kushedi sa meshkuj në mbarë botën, Demi dhe Pamela mbeten ende dy nga divat më joshëse në Hollywood. Por mënyra se si i afrohen tapetit të kuq është gjithmonë e më ndryshe. Demi Moore vs Pamela Anderson: Divat e viteve 90`, kryekëput ndryshe Të dyja ato u shfaqën “vite dritë larg njëra-tjetrës” në spektaklin e Vanity Fair, të organizuar çdo vit nga revista e famshme pas ndarjes së çmimeve Oscar. Demi Moore vs Pamela Anderson: Divat e viteve 90`, kryekëput ndryshe Nëse Demi Moore, në moshën 61-vjeçare, dëshiron të konkurrojë me femrat 20-vjeçare, Pamela Anderson nuk përpiqet ta fshehë kalimin e kohës. Aktorja 56-vjeçare e Baywatch shkoi në festë pa grim, me flokët e pastiluar dhe një fustan pa formë e të modës së vjetër. Demi Moore vs Pamela Anderson: Divat e viteve 90`, kryekëput ndryshe Në vend të kësaj, Demi kishte të njëjtin pamje provokuese si gjithmonë: ajo zgjodhi një fustan të guximshëm me prerje të ulët që ekspozonte ndjeshëm trupin, dhe dukej 20 vjet më e re!